Lajmet

Ujësjellësi siguron se uji në qytetet rreth Deçanit “është i sigurt”

Helmimi masiv në Deçan ka bërë që kjo komunë të shpallë gjendje emergjente.

Published

on

Pas helmimit të qindra personave në Komunën e Deçanit në Kosovë – që dyshohet se ndodhi për shkak të ujit – ujësjellësi rajonal “Hidrodrini” porositi qytetarët e komunave të tjera që furnizohen nga ky ujësjellës, që të mos kenë dyshime në cilësinë e ujit.

“Hidrodrini”, përveç Deçanit, furnizon me ujë edhe Pejën, Istogun, Klinën dhe Junikun.

“Informatat dhe gjendja e paqartë me fshatrat e Deçanit janë shqetësim i lokalizuar në vete dhe, siç dihet, të gjithë mekanizmat janë në funksion të zgjidhjes së situatës atje, në shërbim të përmirësimit të shëndetit të qytetarëve”, tha përmes një komunikate për media ujësjellësi rajonal “Hidrodrini”.

Qytetarëve të Deçanit u është bërë apel më herët që të mos e përdorin ujin e ujësjellësit për pije, derisa rezultatet e testimeve mikrobiologjike të përcaktojnë nëse uji është i sigurt.

Helmimi masiv në Deçan ka bërë që kjo komunë të shpallë gjendje emergjente.

Gjatë ditës së martë, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës që kanë vizituar pacientët e shtrirë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan, kanë bërë thirrje për hetim sa më të shpejtë të këtij rasti.

Prokuroria Themelore ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Drejtori i Shëndetësisë në Deçan, Musa Berisha, tha për Radion Evropa e Lirë se fluksi i pacientëve me simptoma të helmimit, ka vazhduar të jetë i madh mbrëmë dhe sot.

“Gjatë gjithë natës ka pasur fluks jashtëzakonisht të madh. Fatkeqësisht, edhe gjeografia e terrenit ka ndryshuar prej dje dhe nuk bëhet fjalë vetëm për 11 fshatra, por edhe fshatra të tjerë përreth”, tha Berisha.

Sipas të dhënave zyrtare, shqetësime për shëndetin kanë shfaqur banorët e fshatrave: Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i Ri.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Shëndetësisë në Deçan, nga dita e shtunë e deri më sot, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan kanë kërkuar ndihmë rreth 1,000 persona, ndërsa qindra prej tyre i kanë simptomat e njëjta të helmimit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur të hënën se nga gjashtë mostra të testuara të ujit, në dy prej tyre janë gjetur koloni të dyshimta të baktereve.

Megjithatë, sipas drejtorit të IKSHPK-së, Naser Ramadani, testimet në laborator duhet të vazhdojnë dhe shkaku i saktë i këtij helmimi nuk është përcaktuar ende.

Continue Reading

Lajmet

FSK njofton se do të realizojnë stërvitje ushtarake e marshim kondicional në zonën e Gërmisë

Published

on

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se do të realizojë një plan të stërvitjes më datë 15 nëntor në zonën e Gërmisë.

Për këtë ka njoftuar Komuna e Prishtinës, duke thënë se nuk ka arsye për shqetësim.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:

“Te dashur qytetarë,

Ju njoftojmë se FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin e saj të stërvitjeve, më 15 nëntor 2025 do të realizojë një stërvitje ushtarake, marshim kondicional në zonën e Gërmisë. Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe nuk ka arsye për shqetësim. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Christopher Hill sot nis dëshminë në rastin e krerëve të UÇK-së

Published

on

Ish-emisari special i Amerikës gjatë luftës në Kosovë, Christopher Hill, do ta nis dëshminë sot në orën 14:00 në Gjykatën Speciale të Hagës, ku do të jetë dëshmitar i mbrojtjes së Thaçit.

Hill si një diplomat karriere ka shërbyer si i dërguar, apo emisar special, gjatë luftës në Kosovë dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat në Rambuje më 1999.

Christopher Hill kishte pasur disa takime me pjesëtarët e UÇK-së gjatë luftës. Gjatë qershorit 1998 si i dërguar special i SHBA-së për Kosovën së bashku me diplomatin e lartë Richard Holbrooke kishin takuar përfaqësuesit e UÇK-së në Junik.

Ai së bashku me ambasadorin William Walker kishin vizituar shtabin e UÇK-së në Likoc më 13 janar 1999 për të ndërmjetësuar lirimin e 8 ushtarëve serbë të cilët ishin zënë rob.

Diplomati Hill ishte angazhuar si pjesë e ‘Grupit të Kontaktit’ për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë gjatë takimeve në Rambuje të Francës.

Siç dihet, negociatat në Rambuje përfunduan pa sukses pasi pala serbe kishte refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes çfarë kishte bërë që NATO të nis një fushatë 78-ditore të bombardimeve ndaj regjimit të Millosheviqit.

Diplomati amerikan shërbeu si ambasador në Irak, Kore, Poloni, Maqedoni e Shqipëri si dhe si ndihmës sekretar shteti për Azinë Lindore dhe Paqësorin dhe si kreu i delegacionit amerikan në bisedimet gjashtë-anëtarëshe për Korenë e Veriut.

Ai së fundmi ishte ambasador në Serbi i Amerikës, dhe tash punon për një organizatë lobuese në Serbi.

Hill ka fituar çmime të shumta përfshirë Çmimin “Robert Fraser” për Negociatat e Paqes dhe Çmimin e Sekreta rit të Shtetit për Shërbim të Shquar.

Dëshmia e tij deri më tani u shtye për shkak të angazhimeve të Hill./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Godet policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Published

on

Një burrë është arrestuar në fshatin Gllamnik të Podujevës, pasi që i njëjti me veturë ka goditur një zyrtar policor kur patrulla e kishte ndaluar për kontroll. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë fillimisht nuk i është ndaluar policisë dhe pasi është arrit të ndalohet i njëjti ka lëvizë me veturë prapa dhe ka goditur zyrtarin policor”, thuhet në raportin e Policisë.

Zyrtari policor thuhet se është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur ditën e dielë në Podujevë./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

Lewandowski lë pas Neymarin me rekord të ri golash pas ndeshjes me Celta Vigo

Published

on

Barcelona ka regjistruar fitore te Celta Vigo, në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga, ku sulmuesi polak Robert Lewandowski si rezultat ka kaluar Neymarin në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Barcelonës.

Lewandowski ishte tashmë i barabartë me Neymarin me nga 105 gola për Barcelonën para ndeshjes kundër Celta Vigos.

Në atë takim, ai shënoi tre herë, duke arritur në kuotën e 108 golave me fanellën “blaugrana”.

Lewandowski iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2022 dhe që atëherë ka fituar dy tituj të La Ligës.

Edhe pse po i afrohet moshës 40-vjeçare, ai vazhdon të tregojë formë të lartë dhe mbetet një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës së Hansit Flick, edhe pse thuhet se mund të largohet në verë, me Barcelonën që po shikon disa opsione, një nga ta edhe Fisnik Asllani i Hoffenheimit./S.K/UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara