Shëndeti

Ujë, mjaltë e limon esëll në mëngjes për forcimin e imunitetit

Limonët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe antioksidantëve.

Publikuar

Uji me limon është një nga mënyrat më të mira për të hidratuar organizmin dhe ofruar atij një dozë të fortë të vitaminës C. Ai përbën një kurë ideale për një fillim të mbarë të ditës, sidomos për ata që kanë probleme me tretjen.

Limonët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe antioksidantëve.

Uji me limon rekomandohet të pihet që në mëngjes por edhe gjatë gjithë ditës.

Nëse ai kombinohet me mjaltin ofron përfitime të dyfishta, veçanërisht nëse pihet esëll.

Përfitimet

Nëse pihet esëll çdo ditë dhe pak i ngrohtë, ky lëng ofron shumë vlera dhe përfitime për trupin nga koka tek këmbët.

Imuniteti

Kur njeriu konsumon ujë me limon dhe mjaltë në mëngjes, imuniteti i tij është më i fortë dhe mund të përballet mjaft mirë me kërcënimet e ndryshme të baktereve gjatë ditës.

Kjo ndodh falë antioksidantëve dhe vitaminës C.

Ulja e kolesterolit

Konsumi i kësaj pijeje në mëngjes me stomak bosh ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit.

Një gjë e tillë do të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe do të pengojë shumë probleme kardiovaskulare.

Mbipesha

Limoni ka aftësinë të djegë depozitat dhjamore ndërkohë që mjalti ka aftësi ngopëse.

Ky kombinim është i duhuri për njerëzit që duan të bien nga pesha në mënyrë të shëndetshme.

Plogështia

Kjo pije është shumë e pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

E gjithë kjo pasuri vlerash i jep organizmit shumë energji.

Mjalti në veçanti ndihmon në largimin e plogështisë dhe lodhjes.

Kjo pije rekomandohet kundër disa sëmundjesh.

Ajo ndihmon në trajtimin e azmës, bronshitit si dhe parandalon shumë sëmundje që rrezikojnë rrugët e frymëmarrjes.

Uji me limon dhe mjaltë ndihmon në eliminimin e toksinave nga organizmi por edhe përmirëson lëvizjen e zorrëve duke penguar konstipacionin.

Përgatitja

Për këtë pije ju nevojitet një gotë me ujë të vakët.

Në të duhet të shtoni lëngun e dy limonëve dhe një lugë gjelle me mjaltë.

Përziejini mirë dhe pijeni lëngun esëll.

Në pak ditë do të vëreni që jeni më energjikë dhe do të ndiheni më shëndetplotë.

Ketë trajtim mund ta përdorni 2-3 herë në javë.

Shëndeti

Disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërimi ndikon tek cilësia e gjakut.

Publikuar

nga

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të gjitha ushqimeve ose pijeve kalorike, për arsye terapeutike, shpirtërore ose politike.

Së pari, agjërimi është po aq i vjetër sa vetë historia, tregojnë studiuesit. Në ditët parahistorike, paraardhësit tanë ushqeheshin kur kishte ushqim dhe agjëronin kur nuk kishte. Kjo ishte një mënyrë mbijetese efikase.

Agjërimi është sot pjesë e kremtimeve të ndryshme fetare, duke filluar nga feja muslimane, hebraike, e krishtere dhe ajo ortodokse. Besimtarët e këtyre feve agjërojnë për një total prej 180-200 ditësh çdo vit.

Në mjekësiagjërimi është gjithashtu pjesë e përgatitjes së operacionit. Nëse jeni duke iu nënshtruar një operacioni ose ndonjë lloj procedure që përfshin anestezinë, do t’ju kërkohet të agjëroni, për të shmangur të përzierat dhe për t’u siguruar që asnjë ushqim ose lëng nuk futet në mushkëri.

Çdo lloj forme e agjërimit ka listën e vet të përfitimeve dhe rreziqeve që duhet të merren parasysh me kujdes bazuar në statusin dhe qëllimet tuaja kryesore shëndetësore.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa nga gjërat që duhet të dini para se të provoni të agjëroni.

Agjërimi mund të nxisë djegien e dhjamit

Kur agjëroni, trupi juaj konsumon glukozën e ruajtur në mëlçi për energji dhe pikërisht atëherë filloni të digjni yndyrën. Kjo quhet ketosis dhe mund të çojë në humbje peshe.

Mund të sigurojë qartësi mendore

Një studim në të cilin AgroWeb.org u mbështet, tregoi se agjërimi mund të përmirësojë kujtesën verbale tek njerëzit e rritur.

Ky studim ende vazhdon për të kuptuar më mirë mënyrën se si kjo gjë funksionin.

Ndikon tek cilësia e gjakut 

Agjërimi mund të ndihmojnë në përmirësimin e kolesterolit, presionit të gjakut, niveleve të sheqerit në gjak ose glukozës, ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe problemeve të tjera shëndetësore.

Ata që agjërojnë rregullisht mund të jetojnë më gjatë

Në dy studime të ndryshme, ku personat vullentatë kishin probleme me zemrën, u vu re se mbas disa vitesh agjërim, patën një ulje të rrezikut të vdekshmërisë, krahasuar me ata pacientë që nuk agjëruan.

Studimi ishte vëzhgues, kështu që nuk provon shkakun dhe pasojën. Por agjërimi mund të jetë tregues për një mënyrë jetese të shëndetshme.

Çfarë ha para dhe pas agjërimit, ka shumë rëndësi

Studiuesit sugjerojnë të hani ushqime të shëndetshme para agjërimit, duke përfshirë fruta, perime dhe proteina.

Kur të keni përfunduar agjërimin, rivendosni gradualisht ushqimet në mënyrë që të mos e teproni.

Struktura e agjërimit mund të jetë e dobishme

Për disa njerëz që luftojnë me peshën e tyre, struktura e agjërimit mund t’i ndihmojë ata të arrijnë qëllimin e tyre.

Pra, nëse ju mund të ushqeheni vetëm nga ora 11 e mëngjesit deri në orën 6 të pasdites, kjo mund të jetë një strukturë e vlefshme për ju.

Agjërimi nuk është për të gjithë

Lista e njerëzve që nuk duhet të agjërojnë përfshin njerëzit nën moshën 25 vjeç, gratë shtatzënë ose që ushqejnë gji, njerëzit me diabet që marrin ilaçe, individët me çrregullim të të ngrënit dhe ata që bëjnë punë të rënda./AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Si të flini më shpejt kur jeni të lodhur dhe të stresuar? – Këshillat e mjekëve

Breus ka rrëfyer metodat më të mira që të të zërë gjumi më shpejt.

Publikuar

nga

Kur nuk arrin të flesh atëherë kur është e vetmja gjë që do të bësh, gjendja psikologjike dhe mendore bëhet më e rëndë. Diçka që duhet të provosh për të fjetur më shpejt pas një dite të lodhshme dhe me stres është një ushtrim mendor.

Është shumë më e thjeshtë të thuhet se sa të bëhet, këtë e dinë të gjithë, por kjo këshillë, në fakt, vjen nga mjekët specialistë për gjendjen e gjumit, shkruan “Health Line”.

Ke dëgjuar ndonjëherë për numërimin e deleve? Me siguri që po, por është shaka – nuk është kjo mënyra për të fjetur më shpejt (Të numërosh delet nëse nuk arrin të flesh, në fakt, është një metodë që funksionon, por jo në atë mënyrë që ta ka treguar mami).

Në një intervistë për Business Insider, Dr. Michael Breus, mjek specialist për gjumin dhe anëtar i Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit, ka rrëfyer metodat më të mira që të të zërë gjumi më shpejt – një prej të cilave është edhe numërimi i deleve, por jo sipas metodës së vjetër.

Në vend të numërimit të deleve për një kohë të caktuar, Breus sugjeron numërimin mbrapsht nga 300 duke zbritur 3. Kështu, 300, 297, 294, 291… e me radhë.

Sigurisht, duket si një lloj metode që kërkon të gjithë fuqinë e trurit, por pikërisht kjo është çështja. Nuk do të jesh në gjendje të mendosh asgjë tjetër, veçse të gjesh cili është numri pasardhës. Derisa gjumi do të të vijë shumë shpejt./Burimi:Panorama

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Si të pastroni veshkat nga kripa e tepërt në katër hapa?

Veshkat duhen pastruar rregullisht nga toksinat dhe kripa e tepërt për të garantuar një shëndet të mirë.

Publikuar

nga

Veshkat janë përgjegjëse për pastrimin e trupit nga toksinat dhe shëndeti i tyre është i rëndësishëm për mbarëvajtjen e të gjitha organeve.

Ato duhen pastruar rregullisht nga toksinat dhe kripa e tepërt për të garantuar një shëndet të mirë.

Në AgroWeb.org do të mësoni si të pastroni veshkat në vetëm 4 hapa jo të vështirë.

Kujdes me kripën

Ushqimet e kripura rrisin tensionin e gjakut dhe shkaktojnë një dëm të madh në veshka.

Ekspertët këshillojnë kufizimin e përdorimit të kripës në ushqime dhe ngrënien e sa më shumë frutave dhe perimeve.

Kujdes me ilaçet

Shumë ilaçe shoqërohen me efekte anësore që manifestohen tek veshkat.

Ekspertët këshillojnë përdorimin e kufizuar të medikamenteve që merren pa recetën e mjekut.

Mos e teproni me përdorimin e barnave kundër dhimbjeve siç është ibuprofeni. Barna të tilla që konsumohen pa fre shkaktojnë një dëm të rëndë në veshka.

Pini shumë ujë

Dehidratimi, sidomos ai afatgjatë, pengon ndjeshëm funksionin e veshkave.

Ekspertët këshillojnë që të pini ujë jo vetëm sa herë keni etje por minimalisht 8 gota ujë në ditë.

Nivelet e rrezikshme të dehidratimit dallohen tek ngjyra e urinës e cila tregon se sa më e errët të jetë, aq më të dehidratuar jeni.

Ushqimet më të mira për veshkat

Ushqimet janë shumë të rëndësishme për shëndetin e veshkave.

Ekspertët thonë se një regjim i shëndetshëm dhe i ekuilibruar është një aspekt i rëndësishëm i shëndetit të veshkave.

Shalqini është një frut i rëndësishëm për shëndetin e veshkave.

Ai është i pasur me ujë dhe ndihmon në eliminimin e toksinave nëpërmjet urinës.

Frutat e pyllit në veçanti boronicat e kuqe janë të domosdoshme për pastrimin e veshkave nga toksinat.

Farat e kungullit përmbajnë shumë antioksidantë të cilat përmirësojnë funksionin e veshkave.

Ato duhen konsumuar rregullisht por jo në sasi të mëdha.

E fundit por jo nga rëndësia, një regjim i shëndetshëm ushqimor është thelbësor për parandalimin e tensionit të lartë të gjakut dhe diabetit, dy sëmundje që nxisin përkeqësimin e veshkave. /AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

​Fibrat ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve

Ngrënia e më shumë fibrave largon rrezikun e prekjes nga sëmundjet.

Publikuar

nga

Të ushqehesh mirë është thelbësore për një shëndet të mirë. Për ta bërë këtë, është e nevojshme të ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar që është gjithashtu e pasur me ushqime që mund të mbështesin trupin duke e ndihmuar atë të punojë më mirë. Ndër ushqimet më të rëndësishme janë ato të pasura me fibra. Ndërsa gjithnjë ka qenë e ditur që konsumi i fibrave është i dobishëm për trupin, nga ana tjetër është zbuluar se konsumimi i tyre ndihmon për të mbajtur larg sëmundje të ndryshme kronike. Një arsye më shumë për të provuar t’i përfshini sa më shumë që të jetë e mundur (padyshim pa e ekzagjeruar) në dietën tuaj.

Ngrënia e më shumë fibrave largon rrezikun e prekjes nga sëmundjet. Zbuloni pse?

Për të bërë të njohur rëndësinë e fibrave në dietës ishte një studim i botuar në 2019 në The Lancet. Studim i cili u pasua nga të tjerë që çuan në konfirmime të mëtejshme. Sipas asaj që doli, sasia e fibrave që duhen konsumuar është rreth 30 gramë në ditë. Një masë që deri më sot ende nuk është përfshirë në mesin e atyre që janë konsumuar mesatarisht.

Shkaku është një dietë që përqendrohet veçanërisht në drithërat dhe sheqernat e rafinuar dhe që merr pak parasysh ato ushqime që, në vend të kësaj, duhet të preferohen sepse ato janë me të vërtetë të pasura me fibra. Por cilat janë përfitimet e sakta? Sipas Nicola Veronese, një nga nënshkrimet e traktatit, ngrënia e fibrave do të ndihmonte në uljen e kolesterolit në gjak, duke ngadalësuar gjithashtu sheqernat dhe kështu të shmangte rritjen e insulinës. Të gjithë faktorët që shkaktojnë inflamacion në trup. Inflamacion që shpesh është shkak i shumë sëmundjeve të tilla si, për shembull, ato kardiovaskulare.

Përkundrazi, rritja e konsumit të fibrave e bën më të lehtë mbajtjen e peshës trupore dhe nga kjo përfitojnë organe të ndryshme si zorra e trashë, mëlçia, endometriumi, prostata, gjiri dhe ezofagu. Organe që me dietën e duhur janë edhe më të mbrojtur nga shfaqja e tumoreve. Përveç kësaj, me fibra shmangen më lehtë problemet e tilla si kapsllëku. Me pak fjalë, përfshirja e ushqimeve bimore dhe karbohidrateve të plota mund të përmirësojë vërtet gjendjen e shëndetit.

Ushqimet më të pasura me fibra:

Bishtajoret

Perimet

Krunde gruri

Miell gruri i plotë

Fruta të thata

Disa fruta me lëvore

Të shëndetshëm dhe të lehtë për tu gjetur, ushqime që duhet të konsumohen në mënyrë korrekte. Kjo është arsyeja pse, në rast dyshimesh, gjithmonë mund të jetë e dobishme të kontaktoni një nutricionist.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara