Lajmet

Udhëheqësi i Hong Kongut thotë se bibliotekat publike duhet të sigurohen që librat të mos jenë në kundërshtim me ligjin

Kjo pas kritikave të shumta.

Published

on

Udhëheqësi i Hong Kongut deklaroi të martën se bibliotekat publike duhet të sigurohen që librat të mos jenë në kundërshtim me ligjet lokale, pas kritikave që shumë libra dhe video që prezantonin goditjen në sheshin Tiananmen të Kinës, janë hequr nga raftet e bibliotekave.

“Këta libra janë të qasshëm për lexuesit në librari private. Nëse duan t’i blejnë, mund t’i blejnë”, u tha gazetarëve shefi ekzekutiv i Hong Kongut, John Lee.

“Çfarë duhet të bëjnë bibliotekat është të sigurohen se nuk ka shkelje të ndonjë prej ligjeve të Hong Kongut, përfshirë edhe të drejtat e autorit, dhe nëse përhapin mesazhe që nuk janë në interesin e Hong Kongut”, shtoi ai, pa dhënë detaje./UBTNews/

Lajmet

LDK-ja dorëzoi lëndën në Gjykatë Kushtetuese

Published

on

By

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së seancës konstituive të datës 29 qershor dhe seancave pasuese, pas aktgjykimit të Kushtetueses më 26 qershor.

Shkëmb Manaj nga LDK, pasi dërgoi rastin në Gjykatë Kushtetuese akuzoi kryesuesin e seancës konstituive, deputetin Avni Dehari dhe LVV-në se s’po respektojnë vendimin e Kushtetueses.

Ai tha se aktgjykimin e 26 qershorit ndalohet votimi i fshehtë i kryekuvendarit, derisa kryesuesi dhe LVV-ja po insistojnë për një gjë të tillë.

Lëndë në kushtetuese për këtë çështje dërguan edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

PDK të enjten ka dorëzuar kërkesën zyrtare për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimeve të ndërmarra gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të mbajtur më njëzet e nëntë qershor dhe vazhdimeve të saj më një dhe tre korrik 2025.

Kjo kërkesë, e paraqitur në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, konteston: Kërkesën për propozime për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë; Hedhjen në votim të këtij Komisioni; Vetë votimin e Komisionit; Ndërprerjen arbitrare të seancës pas mosmiratimit të Komisionit.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt por ende nuk është bërë konstituimi i Kuvendit.

Deri më tash janë bërë 41 përpjekje, të pasuksesshme, për konstituimin e Kuvendit.

Procesi ka ngecur të zgjedhja e kryetarit të Kuvendit për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun.

LVV po kërkon që votimi për kryetar të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo po kundërshtohet nga partitë e tjera parlamentare.

Continue Reading

Lajmet

IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Suharekë

Published

on

By

Inspektorati Policor i Kosovës bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për të zyrtarë policorë (një rreshter dhe dy zyrtarë policorë), të gjithë punonjës në Stacionin Policor në Suharekë, Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren.

Sipas njoftimit, kjo kërkesë për suspendim përkohshëm dhe në interes të hetimit, mbështetet në rrethanat e krijuara nga vdekja tragjike e një të ndaluari si i dyshuar për një rast të dhunës në familje e i cili sipas të dhënave dhe hetimeve preliminare, dyshohet se është vetë-ngulfatur brenda dhomës së ndalimit në stacion policor.

Bazuar në pozitat dhe përgjegjësitë konkrete të zyrtarëve në fjalë, dhe nga veprimet e ndërmarra hetimore, në këtë fazë ekziston dyshimi i arsyeshëm se me veprimet apo mosveprimet e tyre nga zyrtarët policorë mund të ketë pasur neglizhencë të mundshme në përmbushjen e detyrave zyrtare, veçanërisht në aspektin e garantimit të sigurisë së personit të ndaluar”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se suspendimi i përkohshëm paraqet masë të përkohshme mbrojtëse, në funksion të dhe interes të garantimit të integritetit të hetimit që po zhvillohet lidhur me këtë rast, si dhe të shmangies së çdo ndikimi të mundshëm në procesin hetimor.

Po ashtu në njoftim thuhet se IPK në kuadër të autorizimeve ligjore dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast që po trajtohet në këtë fazë si hetim i vdekjes.

Continue Reading

Lajmet

Kurti uron ShBA-në: Qoftë e përhershme aleanca e shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, uroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 249-vjetorin e Pavarësisë, duke theksuar mirënjohjen e thellë të Kosovës për partneritetin me ShBA-në.

Jemi mirënjohës për miqësinë dhe krenarë për bashkëpunimin e patneritetin ndërmjet Republikës sonë dhe ShBA-ve në mbrojtjen e po atyre idealeve. Zhvillimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetja për Ukrainën kundër agresionit rus dhe strehimi i refugjatëve afganë dhe qytetarëve të vendeve të tjera në territorin e Kosovës, janë vetëm disa nga fushat në të cilat bashkërendimi i prioriteteve tona ka shënuar, dhe vazhdon të shënojë, progres të jashtëzakonshëm, si asnjëherë më parë“.

Në emër të Republikës së Kosovës, gëzuar ditëlindjen e 249-të ShBA-ve dhe të gjithë amerikanëve! Qoftë e përhershme aleanca e dy shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë”, shkroi në Facebook, Kurti.

Continue Reading

Lajmet

Krasniqi uron 4 Korrikun: Amerika, shtylla e lirisë së Kosovës

Published

on

By

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, uroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 249-vjetorin e Pavarësisë.

Krasniqi tha se ShBA është më shumë se partner për Kosovës, duke theksuar se është shtylla e lirisë së vendit dhe shembulli më i mirë i demokracisë që frymëzon çdo ditë popujt e lirë.

Sot festojmë bashkë me një mik të madh. Një aleat të vërtetë. Një shtet që na doli krah në ditët më të vështira dhe ishte me ne në ditët më të mira. Për Kosovën dhe popullin tonë, SHBA është më shumë se partner. Është shtylla e lirisë sonë dhe shembulli më i mirë i demokracisë që frymëzon çdo ditë popujt e lirë.

Kosova është mirënjohëse. PDK është krenare për këtë miqësi – dhe e vendosur ta thellojë më tej – vit pas viti. Urime SHBA! Urime të gjithë qytetarëve amerikanë, në Kosovë dhe kudo në botë! Gëzuar 4 Korriku!”, shkroi në Facebook, Krasniqi.

Continue Reading

Të kërkuara