Lajmet nga UBT

UBT shënoi 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, nderon me çmimin më të lartë institucional ish-presidentin Fatmir Sejdiu dhe filantropin italian Salvatore Tafuro

Published

on

Në një ceremoni solemne, UBT shënoi 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, një ditë me rëndësi të veçantë për kombin shqiptar dhe historinë e vendit. Me këtë rast, Këshilli Akademik i UBT-së ndau çmimin më të lartë institucional për dy personalitete me kontribut të jashtëzakonshëm në paqe, siguri dhe zhvillim: ish-presidentin e Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, dhe Presidentin dhe Themeluesin e R.I. Group dhe “Hospitals Without Borders”, Salvatore Tafuro.

Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, profesorë, studentë dhe të ftuar të shumtë.

Rektori Hajrizi, theksoi rëndësinë e vlerësimit të personaliteteve që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për të ardhmen e Kosovës.

Në këtë ditë të shënuar, UBT ka nderin të vlerësojë dy personalitete të cilët kanë dhënë një kontribut të veçantë në paqe, siguri dhe zhvillim: ish-presidentin e Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, dhe Salvatore Tafuro, President dhe Themelues i R.I. Group dhe “Hospitals Without Borders”. Presidenti Sejdiu ka luajtur një rol kyç në konsolidimin e shtetit të Kosovës, duke udhëhequr me vizion në momentet më të rëndësishme të historisë sonë dhe duke forcuar pozitën ndërkombëtare të vendit. Salvatore Tafuro, nga ana tjetër, ka treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm në ndihmën humanitare ndaj shqiptarëve gjatë krizave më të vështira, duke krijuar kushte ekzistenciale për refugjatët shqiptarë të larguar nga Kosova drejt Shqipërisë në vitin 1999. Ai ka ndihmuar popullin tonë në periudha kritike dhe ka themeluar Hospitals Without Borders, një iniciativë që synon të ofrojë ndihmë shëndetësore dhe humanitare në zonat e krizës. Ky çmim është një shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre të madh ndaj Kosovës dhe njerëzimit”, tha Rektori Hajrizi.

Në vijim, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e arsimimit dhe formimit të brezave të rinj, si një garanci për të ardhmen e vendit.

Ne të gjithë kemi një përgjegjësi të madhe për të edukuar një brez të ri profesionistësh të ardhshëm, njerëz të pasur shpirtërisht dhe qytetarë të denjë të Kosovës. Vetëm përmes diturisë, inovacionit dhe përkushtimit do të arrijmë ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë dhe një atdhe të dashur për të gjithë”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, u shpreh thellësisht i nderuar nga ky vlerësim dhe reflektuar mbi rrugëtimin e shtetit të Kosovës:

Ndihem i prekur, pozitivisht, dhe i nderuar nga ky çmim, veçanërisht në këtë përvjetor të Pavarësisë së Kosovës. Sot, ne kujtojmë të kaluarën tonë të vështirë dhe shikojmë drejt të ardhmes me vizion dhe shpresë. Historia jonë ndahet në dy epoka të rëndësishme: periudha para pavarësisë, e mbushur me sakrifica dhe përpjekje për të siguruar lirinë tonë, dhe periudha pas shpalljes së pavarësisë, e cila ka hapur horizonte të reja për zhvillimin dhe përparimin tonë. Nuk mund të mos përmend presidentin historik Ibrahim Rugova dhe komandantin legjendar Adem Jashari, të cilët përbëjnë një binom të pashkëputshëm në historinë tonë. Rugova, me diplomacinë dhe vizionin e tij, e çoi të vërtetën e Kosovës në çdo cep të botës, ndërsa Adem Jashari, me sakrificën e tij sublime, mbrojti pragun e shtëpisë dhe nderin e kombit”, u shpreh Dr. Sejdiu.

Salvatore Tafuro, personalitet i shquar i fushës së filantropisë dhe ndihmës humanitare, shprehu mirënjohjen e tij për këtë vlerësim dhe përcolli një mesazh të fuqishëm për të rinjtë kosovarë.

Është një nder i veçantë për mua të jem vlerësuar nga UBT, një institucion që mishëron dijen dhe përparimin e Kosovës. Gjatë viteve të vështira të luftës dhe pas saj, Kosova tregoi se është një popull i vogël, por me një zemër të madhe, me një dëshirë të madhe për t’u bërë një shtet i zhvilluar dhe i fuqishëm. Dua t’u përcjell një mesazh të veçantë të rinjve dhe akademikëve të UBT-së: sukseset më të mëdha në jetë arrihen kur përdorim trurin, duart dhe zemrën. Vetëm duke kombinuar dijen, punën dhe humanizmin, mund të krijojmë një të ardhme më të mirë për veten dhe për shoqërinë tonë”, potencoi Tafuro.

Në fjalën e tij, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, e vlerësoi këtë nismë të UBT-së si një akt të rëndësishëm për nderimin e personaliteteve që kanë dhënë kontribut të çmuar në fusha të ndryshme.

Përmes kësaj ceremonie, UBT edhe një herë dëshmoi përkushtimin e saj ndaj vlerave të lirisë, dijes dhe humanizmit, duke nderuar figura që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe zhvillimin e Kosovës.

UBT do të vazhdojë misionin e tij për të formuar liderë të rinj dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi, duke mbetur një nga institucionet më të rëndësishme akademike dhe zhvillimore në Kosovë dhe më gjerë.

lajme

UBT uron 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka uruar studentët, pedagogët dhe gjithë bashkëkombësit shqiptarë për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin e tij, Rektori Hajrizi thekson rëndësinë historike të kësaj dite: ngritjen e flamurit kuq e zi mbi Kështjellën e Krujës nga Skënderbeu dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, si shenjë të qëndresës, sakrificës dhe ëndrrës për liri që çdo shqiptar e mban në zemër.

Ai nënvizon se kjo ditë nuk është vetëm një kujtesë historike, por edhe një thirrje për të ndërtuar të ardhmen. “Është përgjegjësia jonë të kultivojmë dijen, të zhvillojmë talentet dhe të edukojmë brezat e rinj që ata të jenë trashëgimtarët dinjitozë të këtij kombi,” thekson Rektori Hajrizi.

UBT beson se arsimi është flaka që do të ndezë Nëntorin e Tretë të kombit tonë – një Nëntor i dijes, i punës dhe i përkushtimit të rinisë. Të rinjtë janë fuqia që do të ruajë gjuhën, identitetin dhe vlerat kombëtare, duke ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të suksesshme.

Gëzuar 28 Nëntorin!

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Profesori i UBT-së, Alfred Marleku, publikon artikullin shkencor në revistën ndërkombëtare Defense & Security Analysis

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Prof. Dr. Alfred Marleku, ka publikuar artikullin e tij më të ri shkencor në revistën ndërkombëtare Defense & Security Analysis, e cila botohet nga Taylor and Francis.
 
Artikulli me titull “The return of conscription? Western Balkan defence policies in the wake of Russia’s invasion of Ukraine” analizon se si lufta në Ukrainë ka ndikuar politikat e rekrutimit në Ballkanin Perëndimor.
 
Duke u mbështetur në teorinë e “dilemës së sigurisë”, artikulli shpjegon se rritja e tensioneve gjeopolitike ka shtyrë vendet e rajonit të rishikojnë debatet dhe politikat e tyre ndaj mbrojtjes. Kështu, Serbia ka rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, një veprim që interpretohet si shenjë pasigurie dhe që ka rritur frikën e militarizimit në rajon. Në anën tjetër, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë zgjedhur të forcojnë ushtritë e tyre profesionale, pa u kthyer tek modeli i shërbimit të detyrueshëm. Në Kosovë, mjedisi i brisht i sigurisë, i ndikuar nga marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë, vazhdon të ushqej debatet e brendshme rreth nevojës për shërbim të detyrueshëm ushtarak. Ndërsa në Bosnje dhe Hercegovinë, ndarjet politike mes entiteteve e vështirësojnë krijimin e një qasjeje të unifikuar të mbrojtjes.
 
Ky artikull përbën një kontribut të rëndësishëm në literaturën e sigurisë rajonale, politikat e mbrojtjes dhe ndikimin që zhvillimet gjeopolitike kanë në shtetet e brishta dhe politikisht të fragmentuara.
 
Artikulli mund të lexohet në:

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi merr pjesë në Forumin Ekonomik të Brezovicës 2025

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë dhe prezantoi në Forumin Ekonomik të Brezovicës 2025, një ngjarje e rëndësishme e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me WB6 CIF, e cila bëri bashkë figura të rëndësishme të ekonomisë, institucioneve ndërkombëtare dhe sektorit akademik nga i gjithë rajoni.

Rektori Hajrizi ishte pjesë e diskutimeve rreth “EU integration opportunities”, paneli i cili trajtoi temat kyçe të integrimit ekonomik rajonal dhe afrimit me tregun e përbashkët evropian, me fokus të veçantë në mundësitë për bizneset dhe institucionet që të bëhen pjesë e zinxhirëve të vlerës së BE-së.

Gjatë prezantimit të tij, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e arsimit të lartë, inovacionit dhe kërkimit shkencor si shtylla kryesore për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor. Ai prezantoi rolin e UBT-së në krijimin e ekosistemeve të inovacionit, zhvillimin e kompetencave të avancuara digjitale dhe nxitjen e ndërmarrësisë, duke theksuar se institucionet e arsimit të lartë janë ndër akterët kryesorë që mund të përshpejtojnë integrimin e rajonit në tregun evropian.

Rektori Hajrizi gjithashtu nënvizoi se transformimi digjital, zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe bashkëpunimi ndër-sektorial janë elemente kyçe që do t’i mundësojnë rajonit të jetë konkurrues në ekonominë moderne dhe të shfrytëzojë maksimalisht programet dhe iniciativat e BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Continue Reading

Lajmet

Dy çmime për studentët e UBT-së në Konventën e Industrisë së Drurit

Published

on

Studentët e UBT-së kanë shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në garën studentore të dizajnit, të zhvilluar në kuadër të Konventës së 8-të të Industrisë së Drurit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme për sektorin e përpunimit të drurit në Kosovë. Konventa, e organizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, mblodhi profesionistë, ekspertë dhe studentë nga e gjithë vendi, duke krijuar një platformë të rëndësishme për prezantimin e ideve dhe inovacioneve në industrinë e drurit.

Në këtë aktivitet, të dy çmimet kryesore u fituan nga studentët e UBT-së: vendi i dytë u fitua nga Berna Salihu dhe vendi i tretë nga Diona Ukaj. Të dy projektet u vlerësuan për kreativitetin, funksionalitetin dhe elegancën e dizajnit, duke reflektuar përgatitjen profesionale dhe qasjen moderne të studentëve në këtë fushë.

Në këtë konferencë mori pjesë edhe Dekania e Fakultetit të Artit dhe Dizajnit në UBT, Ariana Gjoni, e cila përfaqësoi institucionin në emër të Rektorit të UBT-së. Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet industrisë dhe institucioneve akademike, si dy shtylla kyçe për zhvillimin e sektorit të drurit dhe të dizajnit në Kosovë.

UBT ka ndërtuar ndër vite një model unik bashkëpunimi me industrinë e drurit, prodhimit dhe dizajnit. Institucioni beson se universiteti duhet të jetë i lidhur ngushtë me ekonominë reale, të prodhojë dije praktike dhe të kontribuojë në modernizimin e industrisë. Si rezultat, çdo vit më shumë se 90% e studentëve të UBT-së punësohen në këtë sektor, shpesh para diplomimit.

Suksesi i Bernës dhe Diona Ukajt përbën një dëshmi të talentit, përkushtimit dhe nivelit të lartë të përgatitjes së studentëve të UBT-së. Institucioni shpreh krenarinë për këtë arritje dhe riafirmon angazhimin për t’i mbështetur studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.

Continue Reading

Të kërkuara