Lajmet nga UBT

UBT rangohet sërish në mesin e top 100 universiteteve më të mira në botë për Impakt Real

UBT është vlerësuar në kategorinë për vlerat etike për kontributin e tij me impakt real në shoqëri.

Published

on

UBT po vazhdon sukseset në arenën ndërkombëtare duke ngritur imazhin e Kosovës gjithandej botës, kësaj radhe duke u ranguar në mesin e top 100 universiteteve më të mira në botë për Impakt Real, nga platforma WURI, pas rangimit në vendin e gjashtë në botë që kjo e fundit i ka bërë UBT-së për Revolucionin e Katërt Industrial.

UBT është ranguar në disa kategori për rolin e jashtëzakonshëm inovativ në ndërmarrësi, menaxhim të krizave, vlera të etikës, aplikimin industrial, kategorinë e mobilitetit, si dhe në kategorinë e Revolucionit të Katërt Industrial.

“Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se Universiteti për Biznes dhe Teknologji – UBT është përzgjedhur si një nga universitetet më inovative në mesin e universiteteve botërore për impakt real (WURI) për vitin 2022”, thuhet në letrën e drejtorit themelues të WURI Ranking, Hwy-chang MOON, drejtuar rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

UBT në këtë rangim është renditur në vendin e gjatë në botë në kategorinë e Implementimit të Revolucionit të Katërt Industrial.

Këtë rangim UBT e ka arritur pasi ka dëshmuar rezultate konkrete pozitive në implementimin e qasjes inovative dhe platformave më inovative digjitale në aktivitetet e përditshme edukative, hulumtuese dhe zhvillimore të saj.

Në këtë kontekst, UBT ka ofruar një shembull të mirë të implementimit të digjitalizimit të plotë të sistemit të edukimit dhe hulumtimit, implementimin e koncepteve Society 5.0, University 4.0 dhe Classroom 3.0, integrimit të AVR në aktivitetet e saj të përditshme, si dhe fillimin e përdorimit të teknologjisë 5G. Të gjitha këto platforma dhe instrumente UBT i implementon në kuadër të iniciativës Small-Scale Smart Ecosystem.

Në kategorinë e Ndërmarrësisë në të cilën UBT është renditur në mesin e top 100 universiteteve në botë, UBT është vlerësuar për iniciativat dhe implementimin e praktikave të ndryshme të cilat ndihmojmë programet e studimit edhe në fushën e ndërmarrësisë.

UBT është vlerësuar në kategorinë për vlerat etike për kontributin e tij me impakt real në shoqëri, vlerësuar specifikisht për iniciativat dhe projektet konkrete me impakt të gjerë socio-ekonomik dhe infrastrukturor, të tilla si Smart City, platforma për grumbullimin dhe shpërndarjen e punëve shkencore që bëhen në Kosovë, si dhe për ofrimin e ndihmës konkrete profesionale ndaj institucioneve publike qendrore dhe lokale.

Në kategorinë e mobilitetit të studentëve, UBT është vlerësuar për punën e bërë si për studentët që vijnë në UBT, njashtu edhe për ata që shkojnë në universitetet e tjera, bazuar në objektivat e ndërkombëtarizimit brenda dhe jashtë vendit. Bazuar në praktikat institucionale, UBT vazhdimisht ka punuar në ndërkombëtarizimin e programeve dhe kurrikulave, duke përdorur mjete ose qasje digjitale të të mësuarit, duke rritur numrin e programeve të studimit në gjuhën angleze, numrin e studimeve të përbashkëta dhe diplomave të dyfishta, si dhe në të njëjtën kohë duke ngritur numrin e studentëve ndërkombëtar.

Për kategorinë e Menaxhimit të Krizave, UBT është vlerësuar në mënyrë specifike për qasjen dhe menaxhimin e krizave që vijnë si rezultat i zhvillimeve dhe rrethanave të krijuara jashtë institucionit të tilla si kriza globale dhe kriza kombëtare.

Suksesi i UBT-së në WURI 2022, vjen pas rangimit në mesin e universiteteve më të mira në botë nga Times Higher Education, kështu duke u bërë institucioni më i suksesshëm në rajon, por edhe duke e ngritur nivelin e përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Vendi

Profesoresha Lisjeta Thaqi Jashari mban ligjërata për inteligjencën artificiale në Universitetin e Salentos

Published

on

By

Profesoresha e gjuhës angleze në UBT, Lisjeta Thaqi Jashari, po qëndron për një vizitë akademike në Universitetin e Salentos në Lecce të Italisë, ku po zhvillon ligjërata dhe takime profesionale me kolegë të universitetit pritës.

Në qendër të ligjëratave të saj janë metodat bashkëkohore të mësimdhënies së diferencuar me mbështetjen e inteligjencës artificiale. Profesoresha e UBT-së po trajton mënyrat se si mësimdhënësit mund t’i shfrytëzojnë këto teknologji inovative për t’ua përshtatur materialet dhe aktivitetet mësimore studentëve me nivele të ndryshme të njohurive.

Gjatë kësaj vizite akademike po zhvillohen edhe takime që synojnë shkëmbimin e përvojave mbi përdorimin e teknologjisë në arsim, si dhe hapjen e rrugëve për bashkëpunime të reja akademike.

Continue Reading

Vendi

Fakulteti i Psikologjisë organizon bashkëbisedim për parandalimin e dhunës dhe rolin e shërbimeve psikologjike

Published

on

By

Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka organizuar një bashkëbisedim me studentët e vitit të parë lidhur me trajtimin e dhunës, parandalimin e saj dhe rolin e shërbimeve psikologjike në shoqëri.

Aktiviteti i udhëhequr nga ligjëruesja Violeta Zefi bëri bashkë Zana Hamiti Asllanin nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, Kadri Gashin nga Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime, si dhe Dekanen e Fakultetit të Psikologjisë Denis Celcima dhe ligjëruesen Elona Krasniqi.

Të nxitur nga ngjarjet e fundit në vend, pjesëmarrësit u përqendruan te rreziku i përsëritjes së rasteve të dhunës dhe nevoja për një qasje të koordinuar institucionale.

Vëmendje e veçantë gjatë diskutimit i u kushtua edukimit, risocializimit dhe mbështetjes psikologjike për burrat dhe djemtë kryerës të dhunës, si element kyç për parandalimin e këtij fenomeni.

Continue Reading

Vendi

Ndryshimet klimatike dhe sfidat globale: Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, folës në samitin botëror COP31 në Antalya

Published

on

By

UBT do të marr pjesë në Konferencën e 31-të të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP31), përmes pjesëmarrjes së Rektorit, Prof. Dr. Edmond Hajrizi në një panel ndërkombëtar të nivelit të lartë.

Më 18 nëntor 2026, në orën 13:00, në zonën Blue Zone të COP31 në Antalya, Rektori Hajrizi do të jetë folës në panelin me temë “From Universities to a Global Climate Alliance: Shared Vision and Action for Green Transition”, nën moderimin e Rektorit të Universitetit Çanakkale Onsekiz Mart, Prof. Dr. R. Cüneyt Erenoğlu.

Në kuadër të këtij paneli, Rektori Hajrizi do të prezantojë temën: “From Smart Campuses to Climate-Resilient Cities: The 5S Approach to University Living Labs”.

Prezantimi do të fokusohet në modelin UBT Smart City, duke trajtuar integrimin e arsimit, kërkimit shkencor, teknologjive të avancuara dhe veprimit klimatik në zhvillimin e kampuseve inteligjente dhe të qëndrueshme. Kjo pjesëmarrje përfaqëson gjithashtu vazhdimësinë e bashkëpunimit akademik ndërmjet UBT-së dhe Universitetit Çanakkale Onsekiz Mart, i cili filloi me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në vitin 2024.

Në kuadër të këtij partneriteti, me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), në UBT është realizuar Projekti i Transformimit të Gjelbër, me pjesëmarrjen e rreth 30 studentëve. Përmes pjesëmarrjes në COP31, UBT synon të ndajë përvojën e tij akademike dhe institucionale, të promovojë inovacionin dhe të forcojë partneritetet ndërkombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përballimin e sfidave klimatike.

Continue Reading

Lajmet

UBT lidh studentët me industrinë përmes përvojave praktike në fushën e patundshmërive

Published

on

By

Programi Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës në UBT vazhdon t’u ofrojë studentëve mundësi për të ndërthurur njohuritë akademike me përvojat konkrete nga industria, duke i përgatitur ata për sfidat dhe mundësitë e tregut të punës.

Në kuadër të lëndës “Ndërmarrësia në Patundshmëri”, studentët patën kënaqësinë të mirëpresin CEO-n e kompanisë “Shtepiaku”, Besnik Vrella, i cili ndau me ta përvojën e tij praktike në krijimin, zhvillimin dhe menaxhimin e një ndërmarrjeje.

Gjatë këtij takimi, studentët u njohën nga afër me rrugëtimin e një ideje biznesore drejt krijimit të një ndërmarrjeje, procesin e identifikimit dhe realizimit të një mundësie biznesore, si dhe faktorët që ndikojnë në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e një biznesi në treg.

Përmes përvojës së ndarë nga Vrella, studentët patën mundësi të kuptojnë më konkretisht edhe sfidat që shoqërojnë zhvillimin e një biznesi, mënyrat e përballimit të tyre dhe mundësitë që ofron tregu i patundshmërive për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë karrierë apo të zhvillojnë iniciativa të tyre sipërmarrëse.

Aktivitete të tilla janë pjesë e qasjes së UBT-së për një mësimdhënie të orientuar drejt praktikës dhe industrisë, ku studentët nuk kufizohen vetëm në njohuritë teorike të trajtuara gjatë ligjëratave, por kanë mundësi t’i shohin ato të zbatuara në situata reale dhe përmes përvojave të profesionistëve të fushës.

Përmes ligjëratave praktike, takimeve me profesionistë, diskutimeve me përfaqësues të industrisë dhe aktiviteteve të orientuara drejt praktikës, studentët e këtij programi përfitojnë një përvojë më të plotë akademike dhe profesionale.

Continue Reading

Të kërkuara