Lajmet
UBT promovon ekspertizën në turizëm në Ditën Botërore të Turizmit 2024
Published
1 year agoon
By
EAd SulNë kuadër të shënimeve për Ditën Botërore të Turizmit 2024, Fakulteti i Turizmit i UBT-së, mori pjesë në një ngjarje të rëndësishme të organizuar nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës. Tema e këtij viti, “Turizmi dhe Paqja,” sjell në vëmendje rëndësinë e turizmit si një mjet për promovimin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjatë këtij eventi, stafi akademik i Fakultetit të Turizmit, i përfaqësuar nga Prof.Ass.Dr. Kushtrim Dreshaj, u angazhua në një diskutim të thelluar mbi ndikimin e turizmit në zhvillimin ekonomik dhe social. Profesor Dreshaj, në fjalën e tij të hapjes, falenderoi organizatorët për mundësinë e organizimit të këtij eventi dhe për punën e tyre të palodhur në promovimin e turizmit si një faktor kyç për zhvillimin e Kosovës.
Ai theksoi se industria e turizmit jo vetëm që ofron mundësi për krijimin e vendeve të punës, por gjithashtu kontribuon në forcimin e lidhjeve kulturore dhe ekonomike mes vendeve. Sipas tij, sektori i turizmit ofron një gamë të gjerë mundësish punësimi, duke përfshirë hotelet, restoranet, agjencitë turistike, transportin dhe menaxhimin e destinacioneve turistike. Ai gjithashtu përmendi rëndësinë e shërbimeve kulturore, që janë thelbësore për tërheqjen e turistëve dhe për promovimin e kulturës vendase.

Në përfundim, Prof.Ass.Dr. Kushtrim Dreshaj ftoi të gjitha shoqatat, institucionet lokale dhe qendrore, si dhe aktorët e industrisë së turizmit, të bashkëpunojnë me Fakultetin e Turizmit në UBT. Ai nënvizoi angazhimin e Fakultetit për të ofruar mbështetje teorike dhe praktike, për të formuar ekspertë dhe njohës të fushës së turizmit.
Bashkëpunimi i tillë do të ndihmojë në zhvillimin e kapaciteteve të reja, në rritjen e standardeve të shërbimit dhe në promovimin e një turizmi të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm. Në këtë mënyrë, UBT qëndron i angazhuar për të kontribuar në një të ardhme më të ndritur për sektorin e turizmit në Kosovë, duke e bërë atë një motor të zhvillimit ekonomik dhe një urë lidhëse mes kulturave të ndryshme./UBTNews/

You may like
-
Rektori Hajrizi po merr pjesë në panairin më të madh të teknologjisë mjekësore dhe do të flasë në konferencën e mjekësisë sportive në Dyseldorf
-
Ramadan Nishori ndan rrëfimin e tij para studentëve të UBT-së në një takim të mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar
-
Art, media dhe kujtesa historike: Vizita e studentëve të UBT-së në Reporting House
Lajmet
AUV asgjëson 2934 kilogramë tranguj të konservuar
Published
15 minutes agoon
November 20, 2025By
UBTnews
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka bërë të ditur se ka asgjësuar 2 mijë e 934 kilogramë tranguj të konservuar, pas njoftimit lidhur me zbulimin e mbetjeve të pesticidit Chlorpyrifos në tranguj të përpunuar në Mamushë dhe të eksportuar në Slloveni.
Në njoftim thuhet se AUV ka ndërmarrë masat e menjëhershme për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, përfshirë: identifikimin dhe bllokimin e produktit të prekur si dhe koordinimin me institucionet relevante brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF.
Nga veprimet e ndërmarra sipas njoftimit të RASFF, është konstatuar se loti numër 090827, në sasinë prej 2934,70 kg tranguj të prerë dhe të konservuar, ka qenë e përgatitur për eksport në Slloveni dhe si e tillë, është asgjësuar në prani të zyrtarëve të AUV-së dhe palës përkatëse, konform legjislacionit në fuqi.
AUV njofton qytetarët e tranguj të tillë nuk gjenden në tregun e Kosovës dhe se situata është plotësisht nën kontroll./KP
Lajmet
Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ngrihet aktakuzë ndaj dy personave
Published
16 minutes agoon
November 20, 2025By
UBTnews
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Y.Rr. dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin.
Sipas aktakuzës, më 12 tetor 2025, në Budakovë – Komuna e Suharekës, i pandehuri Y.Rr., ka ofruar përfitim të pa merituar në shumën 120 euro për të pandehurin B.K., me qëllim që ky i fundit të votojë në favor të kandidates për ansamble komunale, dhe për verifikimin e votimit, i pandehuri Y.Rr., ka kërkuar të shohë telefonin e B.K., pas së cilës i ka dorëzuar shpërblimin. Ndërkaq, i pandehuri B.K., akuzohet se ka pranuar këtë përfitim të pa merituar, me qëllim të ndikimit në votimin e tij.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./KP
Lajmet
4 ditë zgjedhore brenda një viti – KQZ tregon hapat pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme
Published
17 minutes agoon
November 20, 2025By
UBTnews
28 dhjetori është dita e katërt zgjedhore brenda 2025, të cilën do ta organizojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ky institucion do të ketë në dispozicion 37 ditë për të organizuar zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Pas zgjedhjeve të rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe atyre lokale më 12 tetor dhe 9 nëntor, qytetarët e Kosovës do të votojnë për herë të katërt brenda një viti.
Ky është një rekord i ri jo vetëm për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por edhe shtetin e Kosovës, pasi një gjë e tillë nuk ka ndodhur më parë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka folur për KosovaPress, pas caktimit të datës së zgjedhjeve nga presidentja e Kosovës.
Ai ka thënë se organizimi i një procesi të ri zgjedhor përbën sfidë, por KQZ mbetet e përkushtuar të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor.
“Organizimi edhe i një procesi të ri zgjedhor brenda një periudhe të shkurtër, sigurisht që përbën sfidë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe stafin e tij, veçanërisht për faktin se aktualisht jemi në fazën përmbyllëse të administrimit të zgjedhjeve lokale. Gjithashtu, data e re e zgjedhjeve nënkupton mbajtjen e ditës së katërt zgjedhore brenda të njëjtit vit. Megjithatë, KQZ, si gjithmonë, do të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja”, tha Elezi.
Elezi ka treguar se ndër nga vendimet e para që KQZ do të ndërmarrë pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme është ndryshimi i afateve kohore dhe përshtatja e tyre me ditët e përgjithshme në dispozicion.
“Meqenëse këto janë zgjedhje të parakohshme dhe KQZ ka në dispozicion 37 ditë për organizimin e tyre, një nga vendimet e para të KQZ-së për këtë proces zgjedhor është ndryshimi i afateve kohore apo përshtatja e tyre sipas nevojës në pajtim me rrethanat. KQZ do të caktojë në mbledhjen e radhës afatin për partitë për të formuar koalicione zgjedhore, afatin për subjektet politike për t’u certifikuar dhe dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë, si dhe periudhën e fushatës zgjedhore. Po ashtu, KQZ do të vendosë për periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, votimin përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike si dhe afatet për akreditimin e vëzhguesve”, tha Elezi.
Sipas KQZ-së, ky institucion nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për një proces të ri zgjedhor, por kërkesën buxhetore do ta përcjellin për miratim në Qeverinë e Kosovë, ashtu siç ka vepruar edhe në të kaluarën kur zgjedhjet./KP
Lajmet
Rrezikohet pezullimi i transportit publik në Prishtinë
Published
18 minutes agoon
November 20, 2025By
UBTnews
Trafiku Urban” njofton se ofrimi i shërbimit të transportit publik rrezikon të pezullohet plotësisht nga java e ardhshme, për shkak të pamundësisë financiare të shkaktuar nga bllokimi i mjeteve buxhetore.
Përmes një njoftimi në Facebook, thuhet se kjo situatë ka ardhur si rezultat i moslëshimit të mjeteve nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, çka ka pamundësuar Komunën e Prishtinës të shlyejë detyrimet ndaj ndërmarrjes.
“Si rrjedhojë, “Trafiku Urban” po përballet me vështirësi të theksuara financiare, duke cenuar funksionimin operativ dhe aftësinë për të vazhduar ofrimin e shërbimit për qytetarët. Pavarësisht bilancit pozitiv dhe performancës së qëndrueshme të ndërmarrjes, vonesat në pagesa që nga muaji korrik kanë prekur furnitorët, partnerët bashkëpunues dhe proceset e brendshme teknike, duke krijuar rrethana që e bëjnë të pamundur operimin e rregullt. “Trafiku Urban” mbetet i përkushtuar ndaj shërbimit publik dhe apelon për zgjidhje të menjëherëshme të bllokimit financiar, në mënyrë që të shmanget ndërprerja e qarkullimit për rreth 60 mijë qytetarë që përdorin transportin çdo ditë”./EO
AUV asgjëson 2934 kilogramë tranguj të konservuar
Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ngrihet aktakuzë ndaj dy personave
4 ditë zgjedhore brenda një viti – KQZ tregon hapat pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme
Rrezikohet pezullimi i transportit publik në Prishtinë
Elon Musk: Brenda 20 viteve puna tradicionale mund të zhduket
Ledia Xhoga sjell romanin e saj të suksesshëm pranë lexuesve kosovarë
Kevin Spacey flet për jetën pas skandaleve dhe gjendjen financiare
PDK: Data e zgjedhjeve duhet të garantojë transparencë, jo vështirësi dhe dyshime në proces
Teknologjia që rrit jetën e baterisë deri në 6 orë shtesë
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet4 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
