Lajmet nga UBT

UBT prapë i pari në rangimin e Webometrics

Published

on

Edhe në rangimin e Webometrics, UBT ka dëshmuar sërish lidershipin e tij si institucioni më i mirë privat i arsimit të lartë në Kosovë dhe jo vetëm.

Ky rangim i UBT-së, përveç që dëshmon progresin e vazhdueshëm të institucionit, ai po ashtu konfirmon përkushtimin e institucionit ndaj ngritjes së cilësisë akademike dhe shtimit të kërkimit shkencor.

Rritja e vazhdueshme dhe e konsiderueshme e numrit të citimeve të publikimeve të stafit është tregues i qasjes serioze të institucionit ndaj shkencës dhe impaktit shoqëror të saj në njërën anë, si dhe cilësisë së punimeve dhe publikimeve shkencore të stafit, në anën tjetër – mbështetur gjithmonë nga infrastruktura hulumtuese dhe përkrahja institucionale ndaj këtyre të fundit.

Rangimi i “Webometrics” publikohet çdo gjashtë muaj nga “Cybermetrics Lab”, një njësi e Këshillit Kombëtar Kërkimor të Spanjës, e cila analizon mijëra institucione të arsimit të lartë në mbarë botën, duke përdorur një sërë kriteresh, përfshirë transparencën akademike dhe ndikimin e punimeve shkencore.

UBT, vitet e fundit, është renditur si institucioni më i mirë jo vetëm në Kosovë, por edhe në shumë fusha si teknologjia, inovacioni, cilësia, inteligjenca artificiale gjenerative, ndërmarrësia dhe publikimet shkencore, sipas vlerësimeve të organizatave të njohura botërore, duke dhënë kështu një kontribut të veçantë për Kosovën në botë./UBTNews/

Lajmet

UBT International Smart Schools akreditohet nga Cambridge International Education

Published

on

By

UBT International Smart Schools ka hapur zyrtarisht kampanjën e sivjetshme, duke shënuar një moment të rëndësishëm për arsimin në Kosovë me akreditimin nga Cambridge International Education, një nga institucionet më prestigjioze globale në arsimin parauniversitar.

Ky akreditim u mundëson shkollave implementimin e programeve dhe kualifikimeve ndërkombëtare Cambridge në Kosovë, duke u ofruar nxënësve një rrugëtim akademik sipas standardeve britanike dhe globale.

Përmes këtij bashkëpunimi, nxënësit do të kenë mundësi të ndjekin sistemin e njohur ndërkombëtarisht “Cambridge Pathway”, i cili përfshin: Cambridge Primary, Cambridge Lower Secondary, Cambridge IGCSE dhe Cambridge International AS & A Levels.

Programet e Cambridge International Education njihen globalisht për standardet e larta akademike, metodologjinë moderne të mësimdhënies dhe përgatitjen e nxënësve për universitetet më prestigjioze në botë.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se ky akreditim krijon një model modern edukimi për të rinjtë në Kosovë.

“Kjo krijon një model modern edukimi që u jep të rinjve në Kosovë njohuri sipas standardeve ndërkombëtare, aftësi globale, kualifikime të njohura botërisht dhe mundësi më të mëdha akademike e profesionale. Qëllimi ynë është që të rinjtë në Kosovë të kenë qasje në të njëjtat standarde akademike që ndjekin nxënësit në shkollat më të mira ndërkombëtare”, tha Rektori Hajrizi.

Me numër rekord të interesuarish për regjistrimet e hershme në UBT International Smart Schools, shkollat e para që integrojnë plotësisht inteligjencën artificiale në kurrikula në Kosovë dhe rajon, ky vit shënon një etapë të re në transformimin e arsimit modern në vend.

Continue Reading

Vendi

Ditët e Artit dhe Dizajnit 2026 në UBT sollën një spektakël kulturor mes muzikës, librit dhe reflektimit artistik

Published

on

By

Në kuadër të programit “Ditët e Artit dhe Dizajnit 2026”, UBT organizoi në Parkun Shkencor Inovativ dhe Teknologjik një nga ngjarjet më të veçanta kulturore dhe akademike të këtij edicioni, duke sjellë për publikun një mbrëmje unike që bashkoi muzikën, artin skenik, teorinë artistike dhe reflektimin shkencor në një platformë të përbashkët.

Ky aktivitet i organizuar nga Fakulteti i Artit dhe Dizajnit në UBT dëshmoi edhe njëherë përkushtimin institucional të UBT-së për të krijuar hapësira ku arti, inovacioni dhe akademia ndërthuren natyrshëm, duke e shndërruar kampusin në një qendër të rëndësishme të zhvillimit kulturor dhe krijues në vend dhe rajon.

Mbrëmja u karakterizua nga promovimi i albumit pianistik “Eko e një kohe të largët” të pianistes së njohur Ardita Bufaj, një projekt artistik i veçantë që solli në qendër interpretimin pianistk të kolonave zanore të filmave të kompozitorit Haig Zacharian. Përmes kësaj performance dhe prezantimi artistik, publiku përjetoi një udhëtim emocional nëpër kujtesën muzikore dhe trashëgiminë filmike, ku tingulli i pianos krijoi ura të fuqishme mes artit vizual, emocioneve dhe dimensionit bashkëkohor.

Në të njëjtën mbrëmje u promovua edhe libri “Opera – Koncept dhe Strukturë” nga Prof. Asoc. Dr. Holta Sina Kilica, një kontribut i rëndësishëm akademik që trajton në mënyrë të thelluar strukturën, estetikën dhe konceptualizimin e operës, duke pasuruar diskursin shkencor dhe artistik mbi këtë gjini madhore.

Ngjarja mblodhi në një panel të veçantë figura të njohura të artit, muzikës dhe akademisë, të cilët diskutuan mbi rëndësinë e krijimit artistik, trashëgimisë kulturore dhe rolit të institucioneve moderne në avancimin e edukimit artistik. Pjesëmarrja e emrave të njohur nga fusha të ndryshme e shndërroi këtë aktivitet në një forum multidimensional ku u ndërthurën përvoja profesionale, perspektiva akademike dhe vizione krijuese.

Përmes organizimeve të tilla, UBT dhe Fakulteti i Artit dhe Dizajnit vazhdojnë të dëshmojnë se edukimi modern tejkalon kufijtë tradicionalë të mësimdhënies, duke krijuar platforma që lidhin praktikën artistike me kërkimin shkencor, kulturën me inovacionin dhe studentët me zhvillimet më bashkëkohore ndërkombëtare.

 

Continue Reading

Vendi

UBT sjell ekspertizën e ndërtimit të gjelbër për studentët e Menaxhimit të Patundshmërive dhe Infrastrukturës

Published

on

By

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për të ofruar arsim cilësor, inovativ dhe të lidhur ngushtë me zhvillimet bashkëkohore të industrisë, studentët e Fakultetit Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë në UBT, në kuadër të lëndës “Arkitektura e Qëndrueshme” në UBT, të udhëhequr nga Prof. Dr. Visar Hoxha, patën mundësinë të mirëpresin në një ligjëratë të veçantë Arkitekt Msc. Fahrush Azemin, President i Kosovo Green Building Council.

Kjo ligjëratë profesionale solli para studentëve një perspektivë të avancuar mbi rëndësinë e arkitekturës së qëndrueshme në kontekstin global dhe lokal, duke u fokusuar në konceptet moderne të Passive Solar Design dhe Passive Houses. Përmes shembujve praktikë, përvojës profesionale dhe analizës së trendeve bashkëkohore, Azemi theksoi se projektimi inteligjent nuk është më vetëm alternativë, por domosdoshmëri për të ardhmen e ndërtimit dhe mbrojtjes së mjedisit.

Studentët patën rastin të mësojnë më shumë rreth integrimit të strategjive pasive në projektim, kursimit efikas të energjisë, reduktimit të ndikimit ambiental dhe krijimit të hapësirave që ofrojnë komoditet, efikasitet dhe qëndrueshmëri afatgjatë. Diskutimi gjithashtu vuri në pah sfidat reale që arkitektët dhe projektuesit përballen sot në implementimin e standardeve të gjelbra në ndërtim.

Përmes aktiviteteve të tilla, UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin në përgatitjen e studentëve me njohuri të përditësuara, kompetenca profesionale dhe qasje direkte me ekspertë të industrisë, duke krijuar ura të forta mes akademisë dhe praktikës.

Continue Reading

Lajmet

UBT fuqizon ekspertët e ardhshëm të real estate me përvojë direkte nga industria e vlerësimit të paluajtshmërive

Published

on

By

Në kuadër të përkushtimit të vazhdueshëm për të ofruar arsim cilësor, praktik dhe të harmonizuar me kërkesat reale të tregut, studentët e Fakultetit Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë në UBT, në kuadër të lëndës “Vlerësimi i Paluajtshmërive 1”, të udhëhequr nga Prof. Dr. Visar Hoxha, patën mundësinë të mirëpresin në një ligjëratë të veçantë MSc. Mendim Blakaj, CEO i MDM Real Estate, një nga kompanitë më të specializuara në vlerësimin profesional të pasurive të paluajtshme për bankat kryesore komerciale në Kosovë.

Kjo ligjëratë profesionale solli para studentëve një qasje të avancuar dhe të drejtpërdrejtë mbi industrinë e vlerësimit të pronave, duke ndërlidhur konceptet teorike me praktikat konkrete të tregut. Përmes prezantimit të metodave kryesore të vlerësimit – Metodës së Shitjeve të Krahasueshme, Metodës së të Ardhurave nga Qiraja dhe Metodës së Kostos – studentët patën mundësinë të kuptojnë mekanizmat profesionalë që përdoren në proceset e vlerësimit për institucionet financiare dhe sektorin privat.

Fokus i veçantë iu kushtua Metodës së Shitjeve të Krahasueshme, një ndër qasjet më të përdorura në praktikën bashkëkohore, ku përmes rasteve reale dhe analizave konkrete nga përvoja 8-vjeçare e Blakajt, studentët panë se si vlerësimi profesional shkon përtej formulave teknike, duke u shndërruar në një kombinim të shkencës, analizës së tregut dhe artit profesional.

Diskutimi nxori në pah rëndësinë e saktësisë, etikës profesionale dhe njohjes së tregut në zhvillimin e ekspertëve të suksesshëm të real estate, ndërsa studentët përfituan njohuri të drejtpërdrejta mbi sfidat dhe standardet që karakterizojnë industrinë moderne të pasurive të paluajtshme.

Përmes aktiviteteve të tilla, UBT vazhdon të dëshmojë vizionin për të krijuar ura të forta ndërmjet akademisë dhe industrisë, duke u ofruar studentëve jo vetëm dije akademike, por edhe përvojë praktike nga profesionistë të dëshmuar të tregut.

Continue Reading

Të kërkuara