Lajmet nga UBT

UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion 2023

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së do të shtrijë aktivitetin në 21 fusha të ndryshme.

Published

on

UBT ka nisur përgatitjet për organizimin e edicionit të dymbëdhjetë të Konferencës Ndërkombëtare më të madhe në Kosovë e rajon për shkencë, teknologji dhe inovacion, e cila në edicionet e mëparshme ka mbledhur qindra shkencëtarë dhe studiues nga e mbarë bota.

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së do të shtrijë aktivitetin në 21 fusha të ndryshme, që do të mbahen njëkohësisht, përfshirë:

  • Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri e Komunikimit
  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
  • Mekatronikë, Inxhinieri e Sistemeve dhe Robotikë
  • Inxhinieri e Energjisë Efiçiente
  • Sistemet e Informacionit dhe Siguri
  • Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
  • Inxhinieri e Ndërtimit, Infrastrukturë dhe Mjedis
  • Juridik
  • Shkenca Politike
  • Gazetari, Media dhe Komunikim
  • Agrikulturë, Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji
  • Shkencat Farmaceutike dhe të Natyrës
  • Dizajn i Integruar
  • Psikologji
  • Edukim dhe Zhvillim
  • Modë
  • Muzikë Moderne dhe Audio Produksion
  • Art dhe Media Digjitale
  • Stomatologji
  • Mjekësi e Aplikuar – Infermieri
  • Mjekësi – Infermieri dhe Shkencat Teknike Mjekësore (Radiologji dhe Anesteziologji)
  • Sport
  • Gjuhë dhe Kulturë
  • Studime të Sigurisë

Për më shumë detaje, klikoni në: https://conferences.ubt-uni.net, teksa pyetjet tuaja shtesë mund t’i dërgoni në: [email protected].

lajme

Profesori i UBT-së, Halil Bashota merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për ekokritikën në Londër

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Halil Bashota ka prezantuar punimin e tij shkencor dhe ka marrë pjesë në një panel diskutimi në Konferencën Ndërkombëtare për Ekokritikën dhe Studimet Letrare, të organizuar nga London Centre for Interdisciplinary Research (LCIR), në Birkbeck, University of London, në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Punimi i profesorit Bashota trajtoi ekopoetikën dhe modernizmin përmes veprave të poetit amerikan William Carlos Williams, me fokus të veçantë në poezitë “Asphodel” dhe “The Red Wheelbarrow”. Përmes kësaj analize, ai shqyrtoi mënyrën se si poezia e Williams-it ndërton marrëdhënien ndërmjet njeriut dhe natyrës, trajton botën natyrore dhe nxjerr në pah rëndësinë ekologjike të përditshmërisë.

Konferenca e cila u organizua nga London Centre for Interdisciplinary Research (LCIR) në Birkbeck, University of London, shërbeu si një platformë për dialog ndërdisiplinor dhe diskutime mbi mënyrat se si letërsia, kultura dhe studimet mjedisore ndihmojnë në kuptimin e marrëdhënies së njeriut me natyrën dhe sfidat ekologjike bashkëkohore.

Continue Reading

Vendi

Prof. Ass. Dr. Burim Kiseri sjell një perspektivë bashkëkohore mbi estetikën dentare dhe fasetat moderne në Kongresin e XI-të Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Published

on

By

Prof. Ass. Dr. Burim Kiseri, nga Programi i Stomatologjisë në UBT, ishte i ftuar si ligjërues në Kongresin e XI-të Mbarëkombëtar të Stomatologjisë në Republikën e Kosovës, ku prezantoi temën “Nga Perceptimi Estetik te Fasetat Dentare: Krijimi i Buzëqeshjes në Epokën e Personalizimit”, duke sjellë një perspektivë bashkëkohore mbi estetikën dentare dhe zhvillimet në stomatologjinë restauruese.

Në fokus të prezantimit të tij ishte individualizimi i buzëqeshjes, harmonia ndërmjet dhëmbëve, gingivës dhe tipareve të fytyrës, si dhe rëndësia e planifikimit digjital, teknikës mock-up dhe fasetave dentare në arritjen e rezultateve natyrale dhe funksionale.

Përmes kësaj teme, Prof. Ass. Dr. Kiseri theksoi se estetika moderne dentare shkon përtej formës dhe ngjyrës së dhëmbëve, duke synuar krijimin e një buzëqeshjeje që reflekton identitetin dhe karakteristikat individuale të secilit pacient. Ndërthurja e perceptimit estetik me parimet shkencore dhe teknologjitë moderne mundëson trajtime më të personalizuara, duke ruajtur harmoninë dhe funksionalitetin.

Pjesëmarrja e Prof. Ass. Dr. Burim Kiserit në këtë kongres përfaqëson një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave profesionale, si dhe për promovimin e qasjeve inovative në stomatologji.

Continue Reading

Lajmet

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi takon studenten e UBT-së, Era Deva, gjatë qëndrimit në Korenë e Jugut

Published

on

By

Në kuadër të qëndrimit në Korenë e Jugut, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka takuar studenten e UBT-së, Era Deva, e cila po përfundon studimet master në Menaxhimin e Sportit në Seul.

Gjatë takimit, Rektori Hajrizi u interesua për ecurinë e studimeve të saj, përvojën akademike dhe jetën studentore në Korenë e Jugut, duke vlerësuar rëndësinë e përvojave ndërkombëtare në avancimin akademik dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Takimi ishte një mundësi për të diskutuar mbi përvojën e Erës në një mjedis të avancuar akademik dhe mundësitë që studimet jashtë vendit ofrojnë për zgjerimin e njohurive, zhvillimin e kompetencave profesionale dhe krijimin e perspektivave të reja për karrierën e saj.

UBT i kushton rëndësi të veçantë ndërkombëtarizimit të arsimit dhe krijimit të mundësive që studentët të përfitojnë nga përvojat akademike ndërkombëtare, të shkëmbejnë njohuri dhe të zhvillohen në fusha të ndryshme profesionale. Përmes këtyre mundësive, UBT synon të mbështesë studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional, duke nxitur mobilitetin ndërkombëtar dhe lidhjen me përvojat dhe praktikat bashkëkohore në nivel global.

Continue Reading

Të kërkuara