Lajmet nga UBT

UBT organizon Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Mufail Salihaj

Published

on

UBT organizoi një Akademi Përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e Prof. Dr. Mufail Salihaj – profesor i shquar, studiues i palodhur dhe intelektual i devotshëm, i cili për dekada me radhë dha një kontribut të jashtëzakonshëm në arsimin e lartë në Kosovë dhe në formimin e shumë brezave të studentëve.

Kjo ngjarje përkujtimore u zhvillua në nderim të një figure të botës akademike shqiptare, i cili me urtësinë, dijen dhe përkushtimin e tij, la gjurmë të pashlyeshme në mendjet dhe zemrat e të gjithëve që patën fatin ta njihnin dhe të punonin me të.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, shprehu dhimbjen për ndarjen nga jeta të profesorit Salihaj, duke theksuar rolin e tij thelbësor në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe promovimin e vlerave akademike:

Me dhimbje të thellë jemi mbledhur sot për të nderuar kujtimin dhe jetën e një njeriu të rrallë, një profesori, studiuesi dhe intelektuali të shquar – Prof. Dr. Mufail Salihaj. Lajmi për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta ka lënë një boshllëk të madh në zemrat tona dhe një mungesë të pashlyeshme në botën akademike të vendit tonë. Ai ishte një njeri i ditur, i urtë, i përkushtuar dhe mbi të gjitha – një njeri i madh në shpirt dhe zemër. Humbja e tij është një humbje për të gjithë ne, por gjithashtu një mundësi për të reflektuar mbi vlerat që ai përfaqësonte dhe për të vazhduar rrugën e dijes që ai na la trashëgim”.

Në këtë akademi morën pjesë anëtarë të stafit akademik, studentë, miq, familjarë dhe bashkëpunëtorë të profesorit, të cilët ndanë kujtime dhe vlerësime për figurën e tij si njeri, pedagog dhe studiues.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe Kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, i cili ndau me të pranishmit vlerësimin dhe mirënjohjen e tij për figurën dhe veprën e Prof. Dr. Mufail Salihaj:

Profesori Mufaili jetoi me modestinë e njeriut të ditur dhe veproi me bindjen e palëkundur se shoqëria përparon kur ne, të gjithë bashkë, japim më të mirën prej vetes. Ai mbolli dijen me dashuri dhe nga dora e tij kanë dalë breza të tërë studentësh, të cilët sot mbajnë përgjegjësi të rëndësishme në fusha të ndryshme të jetës sonë intelektuale dhe kombëtare. Edhe përtej figurës publike, Prof. Mufaili ishte njeri i jashtëzakonshëm, para së gjithash në rrafshin njerëzor: i dashur, i dhembshur, gjithmonë i gatshëm të dëgjonte, të kuptonte, të ndihmonte secilin, i papërtuar dhe i vendosur”.

Prof. Dr. Mufail Salihaj do të kujtohet si një njeri i dijes, urtësisë dhe përkushtimit të pashembullt, që i dha shumë Kosovës në rrugëtimin e saj arsimor dhe intelektual.

AI

Master në AI? UBT – i vetmi që ofron programin Shkenca Kompjuterike me orientim në këtë fushë

Published

on

Në një kohë kur inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën si jetojmë dhe punojmë, UBT sjell në Kosovë një nga programet më të avancuara të studimeve master – Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, me orientim të veçantë në këtë fushë.

Programi, i ndërtuar mbi standarde ndërkombëtare dhe i mbështetur nga laboratorët më modernë në vend, synon të formojë gjeneratën e re të ekspertëve që do të udhëheqin transformimin digjital në Kosovë dhe më gjerë.

Ky master përfshin edhe dy orientime të tjera: Inxhinieria e Komunikimit dhe Inxhinieria e Sistemeve Softuerike. Planprogrami është hartuar me standarde ndërkombëtare, duke u mbështetur në laboratorët më të sofistikuar të teknologjisë informative në vend dhe në bashkëpunimin me profesorë të njohur ndërkombëtarisht, të cilët sjellin përvojën dhe ekspertizën e tyre në UBT.

Studentët e këtij programi do të kenë mundësinë të zhvillojnë njohuri dhe aftësi në fusha si inteligjenca artificiale, inxhinieria softuerike, shkenca e të dhënave, sistemet informative, rrjetat kompjuterike, robotika, multimedialiteti dhe vizualizimi, si dhe informatika shëndetësore.

UBT garanton kushte moderne studimi, përfshirë laboratorët e sigurisë kibernetike, zhvillimit të softuerëve, modelimit dhe simulimit, telekomunikimit, robotikës dhe realitetit virtual. Ligjëratat do të zhvillohen me orar fleksibël, 2–3 herë në javë pas orës 17:30, duke u përshtatur me nevojat e profesionistëve që tashmë janë aktivë në tregun e punës.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Aktualitet

UBT ofron 30 për qind bursë për të gjithë alumnit në programet master

Published

on

UBT ka nisur një nismë të re për të mbështetur zhvillimin profesional të alumnëve të tij. Të gjithë të diplomuarit e UBT-së, tashmë mund të përfitojnë 30 për qind bursë për çdo program master që ofrohet në institucion.

Pse kjo është një mundësi e veçantë?

  • Thellim i njohurive në fusha të ndryshme profesionale
  • Përmirësim i aftësive për tregun e punës
  • Diplomë nga një institucion me standarde të larta dhe praktika bashkëkohore mësimdhënieje

Programet master në UBT janë të njohura për:

  • Cilësinë akademike
  • Fokusin në praktikë dhe aplikime reale
  • Përputhjen me kërkesat e tregut të punës
  • Mentorim nga profesorë dhe ekspertë me përvojë ndërkombëtare

Si të përfitoni?

Alumnit e interesuar mund të kontaktojnë Zyrën e Regjistrimit në UBT. Procesi i aplikimit është i thjeshtë, transparent dhe i shpejtë.

UBT vazhdon të qëndrojë pranë alumnëve të tij, duke investuar në suksesin e tyre afatgjatë. Bursa prej 30 për qind është një mundësi konkrete për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë karrierën dhe të bëhen liderë në fushat e tyre./UBTNews

Continue Reading

Aktualitet

UBT zhvillon qendrën e saj të sigurisë kibernetike në njërën nga qendrat më të avancuara në rajon

Published

on

UBT ka transformuar qendrën e saj të sigurisë kibernetike në njërën nga qendrat më të avancuara në rajon, duke forcuar rolin si një ndër institucionet më të rëndësishme në rajon për kërkimin, inovacionin dhe reagimin ndaj kërcënimeve kibernetike.

Në qendër të kësaj qëndron UBT CERT, i cili ofron zgjidhjet më të fundit për detektim dhe reagim ndaj incidenteve dhe sulmeve kibernetike, me teknikat më moderne dhe bashkëkohore për të siguruar asetet dhe infrastrukturat.

Përveç të tjerash, UBT posedon njërin nga laboratorët më të mëdhenj të sigurisë kibernetike në rajon, laborator i cili simulon skenare reale në fushën e sigurisë kibernetike për të përgatitur studentët dhe personel për tregun e punës. Këto skenare përfshijnë qindra laboratore virtuale në fusha të specializuara të sigurisë kibernetike si: offensive cybersecurity, defensive cybersecurity, dhe incident response.

Me transformimin e kësaj qendre, UBT pozicionohet si një aktor kyç në nivelin kombëtarë dhe atë ndërkombëtarë për siguri kibernetike, duke ofruar ekspertizë, infrastrukturë dhe inovacion.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT dhe CCHBC Kosova një model bashkëpunimi për zhvillimin e talenteve të rinj

Published

on

By

Për vitin e dytë radhazi, UBT vazhdon partneritetin e suksesshëm me CCHBC Kosova, duke mundësuar realizimin e programit Summership, një mundësi e artë për studentët tanë që synojnë të fitojnë përvojë praktike në një mjedis profesional dhe dinamik.

Këtë vit, rreth 10 studentë nga UBT do të ndjekin një program të strukturuar praktik në departamentet e shitjes dhe marketingut, si dhe do të marrin pjesë në sesione edukative në fushat e logjistikës, CAS-it dhe People & Culture.

Gjatë ditës së parë, praktikantët u pritën nga Capability Lead në CCHBC Kosova dhe u njohën më afër me portofolin e produkteve dhe vlerat që përfaqëson kompania.

Në ditët në vijim, ata do të kalojnë kohën në terren duke u përfshirë në procese të ndryshme, si dhe duke eksploruar thellësisht funksionimin e kompanisë.

Ky bashkëpunim është një tjetër dëshmi e përkushtimit të UBT-së për të sjellë përvojë konkrete dhe të vlefshme për studentët tanë, duke i përgatitur ata për tregun e punës në mënyrën më profesionale.

Continue Reading

Të kërkuara