Lajmet nga UBT

UBT organizoi Hackathon-in e quajtur Smart City Solutions në Festivalin e Shkathtësive Digjitale në Prizren

Publikuar

Në kuadër të eventit “Digital Skills Festival” që u organizua në ITP, UBT ka organizuar Hackathon-in e quajtur Smart City Solutions.

Në këtë hackathon morën pjesë ekipet nga UBT, si dhe nga universitetet e tjera.

Ekipet që morën pjesë në Smart City Solutions nga UBT janë:

  1. Milot Morina;
  2. Arianita Gashi;
  3. Gent Jusufi.

 

  1. Rilind Simnica;
  2. Loresa Gosha;
  3. Adea Piperku;
  4. Elona Hyseni;
  5. Drin Avdiu.

Përveç këtyre, kombinime të studentëve të UBT dhe institucioneve të tjera morën pjesë në garën e hackathon të organizuar nga UBT:

  1. Dhurim Çitaku;
  2. Diar Haxhimemeti;
  3. Erzen Çitaku.

 

  1. Lirim Ymeri;
  2. Altin Pajaziti;
  3. Blendi Limani;
  4. Denis Shala;
  5. Alma Hoxha.

 

  1. Donjeta Ramadani;
  2. Olti Krasniqi;
  3. Jona Mehmeti;
  4. Rita Mehmeti.

 

  1. Bleron Jashanica;
  2. Ali Misolli;
  3. Admir Hoxha;
  4. Erza Zeka.

Studentët e UBT-së gjithashtu morën pjesë në hackathon-at e organizuara nga organizatorët e tjerë:

Hackathon-i: Securing the Digital World

  • Dhurim Arllati;
  • Lis Pruthi;
  • Abian Morina;
  • Sead Duraki.

Hackathon-i: IoT for Green Transition

  • Rrezon Krasniqi;
  • Dea Sejdiu;
  • Anesa Haskuka;
  • Enes Paçarizi.

Në pjesën e jurisë, pjesëmarrësit ishin:

  1. Greta Ahma – Hack for Green;
  2. Elton Boshnjaku – IoT Smart Agriculture;
  3. Agim Zuzaku – Smart City Solutions;
  4. Behar Haxhismajli – Datathon;
  5. Elita Hajrizi – IoT for Green Transition;
  6. Vehbi Sofiu – AI for Green;
  7. Naim Llumnica – Young Innovators.

Për garën Smart City Soulution organizimi ishte nën mbikëqyrjen e Departamentit për Produkte dhe Zhvillime Profesionale, me drejtues Besnik Skenderi dhe Albiona Musa.

Lajmet nga UBT

Rektori i UBT-së uron qytetarët për Festën e Kurban Bajramit

Publikuar

nga

Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka uruar besimtarët e fesë islame, duke u dëshiruar harmoni, respekt të ndërsjellët dhe solidaritet.

“Në emër të UBT-së dhe timin personal, gjithë besimtarëve myslimanë, ju uroj Kurban Bajramin, këtë festë të mirëkuptimit, harmonisë në familje dhe solidaritetit ndërmjet njerëzve. Uroj që Kurban Bajramin ta festoni me familjet tuaja në lumturi dhe shëndet. Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona”, thuhet mes tjerash në urimin e Rektorit Hajrizi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Po vazhdojnë sesionet informuese për maturantë në kuadër të Programit Përgatitor të Maturës 2024

Publikuar

nga

UBT është duke vazhduar me Programin Përgatitor të Maturës 2024. Mijëra maturantë të shkollave të mesme në mbarë vendin, këtë vit po përgatiten t’i nënshtrohen testit shtetëror të maturës.

Nën organizimin e UBT-së, janë duke vazhduar sesionet informuese për maturantët e shumtë, që janë duke shprehur interesim të madh për programet e UBT-së, si institucion lider i arsimit të lartë.

Maturantët ndër të tjera, janë duke u informuar me shërbimet e Qendrës së Karrierës, teksa dekanët e Fakulteteve që janë në UBT, po prezantojnë programet unike të studimit që janë në UBT.

Programi Përgatitor i Maturës 2024 është pa pagesë dhe është duke u organizuar në lëndët: Gjuhë Shqipe, Matematikë, Gjuhë Angleze, Biologji, Fizikë, Kimi, TIK, Matematikë II, Ekonomi dhe Mjekësi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Delegacioni i UBT-së po merr pjesë në takimet dhe punëtoritë për IoT-ECO në Universitetin e Patras në Greqi

Publikuar

nga

Një delegacion i përbërë nga profesorë dhe studentë të UBT-së, po marrin pjesë në takimet dhe punëtoritë për IoT-ECO në Universitetin e Patras në Greqi.

Në kuadër të këtyre punëtorive, me mbi 54 profesionistë të huaj, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka prezantuar rreth temës: “Implementation of the IoT hub and Digital Tëins at the UBT smart and self-sustainable city”.

Prezantimi i Rektorit Hajrizi ka vënë në pah zhvillimet e Qytetit të Mençur dhe të Qëndrueshëm të UBT-së, duke përdorur teknologjinë IoT dhe modele digjitale të dyfishta për të monitoruar dhe menaxhuar burimet në mënyrë më efikase.

Përveç Rektorit, edhe Dekani i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, Besnik Qehaja, ka prezantuar në këto punëtori, duke sjellë kontributet dhe arritjet e fakultetit në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë. Prezantimet e tjera janë mbajtur nga Elita Hajrizi, Elton Boshnjaku, Saranda Dreshaj, Betim Gashi, Lavdim Menxhiqi, Blerim Zylfiu, Behar Haxhiismaili, Naim Llumnica dhe Milot Morina, të cilët kanë ndarë eksperiencat dhe projektet e tyre në zhvillimin dhe implementimin e zgjidhjeve IoT.

Këto punëtori dhe takime jo vetëm që kanë lehtësuar shkëmbimin e njohurive dhe përvojave midis profesionistëve të fushës, por gjithashtu kanë hapur rrugën për bashkëpunime të reja ndërkombëtare në fushën e teknologjisë së avancuar dhe inovacionit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

UBT i bën Kosovës një dhuratë të veçantë në Ditën e Çlirimit: Rangohet në mesin e më të mirëve në Times Higher Education Impact Ranking

Publikuar

nga

Times Higher Education ka publikuar sot rangimin e vitit 2024 të universiteteve në kategorinë Impact Ranking. Në këtë rangim ndërkombëtar i cili matë dhe vlerëson punën dhe angazhimin e universiteteve në raport me zhvillimin e qëndrueshëm në përgjithësi dhe në raport me adresimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së në veçanti, UBT është ranguar në mesin e 300-400 universiteteve me impaktin më të madh në një sërë kategorish.

Në këtë mënyrë, UBT është ranguar në mesin e Top 300-400 universiteteve në botë në SDG 1 – Luftimi i Varfërisë; SDG 2 – Politikat Kundër Urisë; SDG 6 – Në politikat për ujë të pastër dhe trajtim të ujërave të zeza, ndërsa është ranguar në mesin e Top 400-600 universiteteve me impaktin më të madh në SDG 9 – Fushën e Inovacionit Industrial dhe Infrastrukturës, e po ashtu edhe në mesin e 400-600 universiteteve me impaktin më të madh në SDG 11 – Për Qytete dhe Komunitete të Qëndrueshme.

Në secilën kategori tjetër të adresimit të SDG-ve, UBT është ranguar në mesin e top universiteteve botërore, duke dëshmuar kështu rëndësinë që u jep përmbushjes së objektivave globale për zhvillim të qëndrueshëm.

Ky rangim i radhës i UBT-së përveç që vazhdon ta avancojë emrin e Republikës së Kosovës në instancat më prestigjioze të rangimeve ndërkombëtare, ai njëkohësisht dëshmon përkushtimin dhe konsistencën e institucionit në krijimin e një ambienti të qëndrueshëm shkencor, ekonomik, mjedisor, infrastrukturor dhe inovativ duke adresuar dhe promovuar të gjitha dimensionet dhe fushat e zhvillimit të qëndrueshëm të gjithmbarshëm.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara