Lajmet nga UBT

UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Profesor Arsim Murselit

Published

on

Në ambientet e Bibliotekës në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, u organizua Akademia Përkujtimore në nder të jetës, veprës dhe trashëgimisë së profesor Arsim Murselit – arkitektit të njohur, intelektualit të shquar dhe pedagogut të përkushtuar të UBT-së.

Nën patronatin e Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, kjo akademi mblodhi familjarë, kolegë, studentë dhe bashkëpunëtorë të shumtë për të kujtuar dhe nderuar figurën e një njeriu të veçantë që la gjurmë të pashlyeshme në arsimin dhe arkitekturën në Kosovë.

Në hapje të akademisë, pas një minute heshtjeje në nderim të profesorit, fjalën e mori Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili theksoi rëndësinë e trashëgimisë që la pas vetes profesor Murseli:

Profesor Arsim Murseli ishte një figurë emblematike për UBT-në. Ai ishte jo vetëm një ligjërues i shkëlqyer dhe një profesionist i përkushtuar, por mbi të gjitha një njeri me vlera të rralla humane. Ai e donte UBT-në me shpirt dhe e përjetonte suksesin e çdo studenti si sukses personal. Me veprën dhe karakterin e tij, ai mbetet një udhërrëfyes për të gjithë ne”.

Fjalë të veçanta për jetën dhe kontributin e profesorit dha edhe prof. Mimoza Sylejmani, kolege e tij nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, e cila përmes leximit të jeteshkrimit solli në vëmendje rrugëtimin e pasur profesional dhe personal të tij:

Profesori Arsim Murseli ishte një njeri që e ndërtonte jetën siç ndërtonte edhe objektet: me kujdes, përkushtim dhe dashuri. Ai ishte mentor për shumë nga ne, dhe ndikimi i tij do të ndjehet gjatë në çdo kënd të këtij institucioni”.

Ndërsa Afrim Llabjani, Drejtor i Arsimit në Komunën e Ferizajt, u shpreh:

Ferizaj e ka humbur një prej figurave më të çmuara të edukimit dhe qytetarisë. Kontributi i tij në arsim dhe në krijimin e standardeve të reja akademike është i pazëvendësueshëm”.

Emocione të thella solli edhe fjala e motrës së profesorit, znj. Hyrije Murseli, e cila në emër të familjes falënderoi UBT-në për kujdesin dhe nderimin e veçantë që po i bëhej profesorit:

Familja jonë është thellësisht mirënjohëse për këtë organizim kaq dinjitoz. Arsim Murseli jetoi me përkushtim ndaj dijes dhe dashuri ndaj njerëzve, dhe ne ndjehemi krenarë që ai la pas vetes kaq shumë dashuri dhe respekt”.

Akademia u përmbyll me ndjenja mirënjohjeje, por edhe me një reflektim të thellë mbi trashëgiminë që la pas vetes profesori – një jetë të dedikuar dijes, edukimit dhe ndërtimit të së ardhmes përmes formimit të gjeneratave të reja.

lajme

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë

Published

on

By

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, Zëvendësdekani i Departamentit të Turizmit në UBT, Prof. Alban Fejza, zhvilloi një takim në Ambasadën e Italisë në Kosovë, së bashku me Prof. Raffaella Ritucci dhe Lirdion Blakaj.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimeve të ndërsjella me UNITO – University of Turin dhe UNITA – Universitas Montium, aleanca universitare evropiane e koordinuar nga UNITO.

Diskutimi u fokusua në mundësi konkrete për bashkëpunim akademik, mobilitet, ndërkombëtarizim dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta, me synim që interesat e përbashkëta të shndërrohen në hapa konkretë.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të lidhjeve akademike dhe institucionale ndërmjet UBT-së, partnerëve italianë dhe hapësirës evropiane të arsimit të lartë.

Continue Reading

Rajoni

UBT ofron 20% bursë për profesionistët në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi përmes ENGAGED SCHOLARSHIP

Published

on

By

Profesionistët që janë aktualisht të angazhuar në tregun e punës dhe dëshirojnë të avancojnë më tej në karrierën e tyre kanë mundësi të ndjekin studimet Master në UBT me 20% bursë, përmes iniciativës së re ENGAGED SCHOLARSHIP.

Iniciativa është krijuar për të lidhur më drejtpërdrejt përvojën e profesionistëve në tregun e punës me avancimin akademik, duke u mundësuar atyre të zhvillojnë njohuri dhe kompetenca të reja në fusha që lidhen me angazhimin e tyre profesional.

Një nga programet e përfshira në këtë iniciativë është Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE), i cili u dedikohet, ndër të tjera, profesionistëve që punojnë në institucione bankare, kompani private, institucione publike, si dhe profesionistëve të fushës së kontabilitetit.

Një program i orientuar drejt tregut dhe zhvillimit profesional

Programi Master në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi është i konceptuar për të ofruar njohuri të avancuara në dimensionet kryesore të menaxhmentit, biznesit dhe ekonomisë, duke kombinuar një mjedis akademik me ekspertizë ndërkombëtare. Misioni i programit është të përgatisë të diplomuar që janë të gatshëm të marrin ose të avancojnë në role udhëheqëse në biznes, profesionet e tyre, industri, shërbime publike dhe shoqëri.

Në hartimin e programit janë marrë parasysh nevojat dhe zhvillimet e tregut të punës në nivel vendor, rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe kërkesat për zhvillim ekonomik dhe mundësitë e reja profesionale.

Kjo e bën programin veçanërisht të përshtatshëm për profesionistët që tashmë kanë përvojë pune dhe kërkojnë ta thellojnë atë përmes një formimi akademik të avancuar, duke e lidhur dijen e fituar në universitet me sfidat dhe nevojat reale të vendit të punës.

Studime që mund të kombinohen me punën

Një prej elementeve kryesore të ENGAGED SCHOLARSHIP është përshtatja e studimeve me nevojat e profesionistëve që janë në marrëdhënie pune. Ligjëratat zhvillohen kryesisht në orët e pasdites, duke krijuar mundësi që puna dhe studimet Master të zhvillohen paralelisht.

Në këtë mënyrë, profesionistët nuk kanë nevojë të zgjedhin mes zhvillimit akademik dhe angazhimit të tyre profesional, por mund t’i ndërtojnë të dyja paralelisht, duke e shndërruar përvojën e punës në një bazë për zhvillim të mëtejshëm akademik dhe karrierë.

Përmes 20% bursës për studimet Master në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, UBT synon t’u ofrojë profesionistëve një mundësi konkrete për të avancuar njohuritë, për të zhvilluar kompetenca të reja dhe për ta lidhur më fuqishëm formimin akademik me përvojën profesionale.

Aplikimi për ENGAGED SCHOLARSHIP është i hapur, vendet janë të limituara.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi diskuton për rolin e AI-së në edukim dhe inovacion në AI4Youth

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në aktivitetin “AI4Youth: From Learning to Building”, në kuadër të panelit “Empowering the Next Generation of AI Innovators”, të organizuar me ftesë të The Foundation House, ku u diskutua roli i inteligjencës artificiale në edukim dhe përgatitjen e të rinjve për profesionet e së ardhmes.

Duke sjellë perspektivën e arsimit të lartë dhe inovacionit, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e kalimit nga mësimi i inteligjencës artificiale te përdorimi i saj për krijimin e zgjidhjeve konkrete, duke nënvizuar rolin që universitetet duhet të kenë në këtë transformim.

Në këtë kontekst, UBT është institucioni i parë në rajon që ka implementuar një ekosistem të integruar të inteligjencës artificiale në edukim dhe fusha të tjera, duke e shtrirë përdorimin e AI-së në mënyrë gjithëpërfshirëse në mësimdhënie, kërkim, inovacion dhe proceset universitare.

AI4Youth është një program që synon fuqizimin e të rinjve përmes zhvillimit të njohurive dhe aftësive në inteligjencën artificiale, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, si dhe zhvillimin e aplikacioneve, duke i orientuar ata nga të mësuarit drejt krijimit të zgjidhjeve konkrete.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Instituti Yunus Emre nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Published

on

By

UBT dhe Instituti Yunus Emre në Kosovë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të promovimit dhe avancimit të mësimdhënies së gjuhës turke, si dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe kulturore.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Institutit Yunus Emre, Ramazan Yılmaz.

Në kuadër të bashkëpunimit parashihet organizimi i kurseve të gjuhës turke, punëtorive, ligjëratave të hapura dhe aktiviteteve kulturore, duke krijuar mundësi të reja për studentët, stafin akademik dhe komunitetin.

Një fokus i veçantë do t’i kushtohet Institutit të Gjuhëve të Huaja në UBT, përmes të cilit synohet zgjerimi i mundësive për mësimin dhe certifikimin e gjuhës turke.

Continue Reading

Të kërkuara