Lajmet nga UBT

UBT ofron certifikimin për gjuhë angleze nga PSI

Ky lloj i certifikimit pranohet nga shteti i Anglisë, për bashkim familjar, studime dhe për punësim.

Published

on

UBT për të gjithë studentët dhe kandidatët e interesuar ofron certifikimin për gjuhë angleze të njohur ndërkombëtarisht, në bashkëpunim me PSI (lider global në ofrimin e testimeve të niveleve të larta).

Ky lloj i certifikimit pranohet nga shteti i Anglisë, për bashkim familjar, studime dhe për punësim, ndaj kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë të interesuarit potencial.

Testimi bëhet në katër aspekte, në të folur, të dëgjuar, të lexuar dhe të shkruar, teksa shkathtësitë për gjuhën angleze janë të bazuara tërësisht në kompjuter si për dy ashtu edhe për katër aspektet e testimit.

Për më shumë informacione dhe detaje të tjera lidhur me certifikimin për gjuhë angleze në bashkëpunim me PSI, mund të kontaktoni me Qendrën e Karrierës në UBT përmes këtij numri të telefonit: 044 100 463.

Certifikimi për gjuhën angleze është i siguruar nga Autoriteti Skocez i Kualifikimeve (SQA), që është një udhëheqës ndërkombëtar në arsim dhe kualifikime, si dhe mundësohet nga institucioni më cilësor në vend e rajon UBT, në bashkëpunim me ofruesin ndërkombëtar të testimeve të niveleve të larta në mbarë botën PSI.

Lajmet

UBT International Smart Schools akreditohet nga Cambridge International Education

Published

on

By

UBT International Smart Schools ka hapur zyrtarisht kampanjën e sivjetshme, duke shënuar një moment të rëndësishëm për arsimin në Kosovë me akreditimin nga Cambridge International Education, një nga institucionet më prestigjioze globale në arsimin parauniversitar.

Ky akreditim u mundëson shkollave implementimin e programeve dhe kualifikimeve ndërkombëtare Cambridge në Kosovë, duke u ofruar nxënësve një rrugëtim akademik sipas standardeve britanike dhe globale.

Përmes këtij bashkëpunimi, nxënësit do të kenë mundësi të ndjekin sistemin e njohur ndërkombëtarisht “Cambridge Pathway”, i cili përfshin: Cambridge Primary, Cambridge Lower Secondary, Cambridge IGCSE dhe Cambridge International AS & A Levels.

Programet e Cambridge International Education njihen globalisht për standardet e larta akademike, metodologjinë moderne të mësimdhënies dhe përgatitjen e nxënësve për universitetet më prestigjioze në botë.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se ky akreditim krijon një model modern edukimi për të rinjtë në Kosovë.

“Kjo krijon një model modern edukimi që u jep të rinjve në Kosovë njohuri sipas standardeve ndërkombëtare, aftësi globale, kualifikime të njohura botërisht dhe mundësi më të mëdha akademike e profesionale. Qëllimi ynë është që të rinjtë në Kosovë të kenë qasje në të njëjtat standarde akademike që ndjekin nxënësit në shkollat më të mira ndërkombëtare”, tha Rektori Hajrizi.

Me numër rekord të interesuarish për regjistrimet e hershme në UBT International Smart Schools, shkollat e para që integrojnë plotësisht inteligjencën artificiale në kurrikula në Kosovë dhe rajon, ky vit shënon një etapë të re në transformimin e arsimit modern në vend.

Continue Reading

Vendi

Studentët e UBT-së eksplorojnë të ardhmen e gaming-ut përmes inteligjencës artificiale

Published

on

By

Në kuadër të programit “Ditët e Artit dhe Dizajnit 2026” në UBT, u organizua një ligjëratë profesionale dhe interaktive në kuadër të lëndës “Praktika në Studio”, e udhëhequr nga Prof. Gazmend Ejupi, duke sjellë në fokus një nga industritë më dinamike dhe me rritje të shpejtë në botë – industrinë e gaming.

Në këtë aktivitet mori pjesë si i ftuar i veçantë Visar Statovci, ekspert në fushën e gaming-ut dhe marketingut digjital, i cili ndau me studentët përvoja të drejtpërdrejta nga industria kreative, si dhe perspektiva mbi zhvillimin e lojërave digjitale në epokën e inteligjencës artificiale.

Ligjërata u zhvillua në formë prezantimesh dhe diskutimesh interaktive, ku u trajtuan tema të rëndësishme si evoluimi i industrisë së gaming, ndikimi i teknologjive të reja në procesin e krijimit të lojërave, si dhe roli gjithnjë e më i madh i inteligjencës artificiale në dizajnimin, zhvillimin dhe personalizimin e përvojës së përdoruesit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua lidhjes ndërmjet artit, dizajnit dhe teknologjisë, duke theksuar se industria e gaming sot përfaqëson një ndërthurje të fuqishme të kreativitetit artistik me inovacionin teknologjik dhe zgjidhjet digjitale të avancuara.

Studentët e pranishëm patën mundësi të njihen nga afër me praktikat bashkëkohore të industrisë, të kuptojnë dinamikat profesionale të tregut të punës në këtë fushë dhe të diskutojnë mbi mundësitë e reja që inteligjenca artificiale ofron për të ardhmen e gaming-ut dhe industrive kreative në përgjithësi.

Pjesëmarrja aktive e studentëve dhe diskutimet e hapura e bënë këtë ligjëratë një përvojë të vlefshme akademike dhe profesionale, duke kontribuar në zgjerimin e njohurive praktike dhe në forcimin e lidhjes mes teorisë dhe industrisë reale.

Continue Reading

Vendi

Ditët e Artit dhe Dizajnit 2026 në UBT sollën një spektakël kulturor mes muzikës, librit dhe reflektimit artistik

Published

on

By

Në kuadër të programit “Ditët e Artit dhe Dizajnit 2026”, UBT organizoi në Parkun Shkencor Inovativ dhe Teknologjik një nga ngjarjet më të veçanta kulturore dhe akademike të këtij edicioni, duke sjellë për publikun një mbrëmje unike që bashkoi muzikën, artin skenik, teorinë artistike dhe reflektimin shkencor në një platformë të përbashkët.

Ky aktivitet i organizuar nga Fakulteti i Artit dhe Dizajnit në UBT dëshmoi edhe njëherë përkushtimin institucional të UBT-së për të krijuar hapësira ku arti, inovacioni dhe akademia ndërthuren natyrshëm, duke e shndërruar kampusin në një qendër të rëndësishme të zhvillimit kulturor dhe krijues në vend dhe rajon.

Mbrëmja u karakterizua nga promovimi i albumit pianistik “Eko e një kohe të largët” të pianistes së njohur Ardita Bufaj, një projekt artistik i veçantë që solli në qendër interpretimin pianistk të kolonave zanore të filmave të kompozitorit Haig Zacharian. Përmes kësaj performance dhe prezantimi artistik, publiku përjetoi një udhëtim emocional nëpër kujtesën muzikore dhe trashëgiminë filmike, ku tingulli i pianos krijoi ura të fuqishme mes artit vizual, emocioneve dhe dimensionit bashkëkohor.

Në të njëjtën mbrëmje u promovua edhe libri “Opera – Koncept dhe Strukturë” nga Prof. Asoc. Dr. Holta Sina Kilica, një kontribut i rëndësishëm akademik që trajton në mënyrë të thelluar strukturën, estetikën dhe konceptualizimin e operës, duke pasuruar diskursin shkencor dhe artistik mbi këtë gjini madhore.

Ngjarja mblodhi në një panel të veçantë figura të njohura të artit, muzikës dhe akademisë, të cilët diskutuan mbi rëndësinë e krijimit artistik, trashëgimisë kulturore dhe rolit të institucioneve moderne në avancimin e edukimit artistik. Pjesëmarrja e emrave të njohur nga fusha të ndryshme e shndërroi këtë aktivitet në një forum multidimensional ku u ndërthurën përvoja profesionale, perspektiva akademike dhe vizione krijuese.

Përmes organizimeve të tilla, UBT dhe Fakulteti i Artit dhe Dizajnit vazhdojnë të dëshmojnë se edukimi modern tejkalon kufijtë tradicionalë të mësimdhënies, duke krijuar platforma që lidhin praktikën artistike me kërkimin shkencor, kulturën me inovacionin dhe studentët me zhvillimet më bashkëkohore ndërkombëtare.

 

Continue Reading

Lajmet

UBT sjell ekspertizën e ndërtimit të gjelbër për studentët e Menaxhimit të Patundshmërive dhe Infrastrukturës

Published

on

By

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për të ofruar arsim cilësor, inovativ dhe të lidhur ngushtë me zhvillimet bashkëkohore të industrisë, studentët e Fakultetit Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë në UBT, në kuadër të lëndës “Arkitektura e Qëndrueshme” në UBT, të udhëhequr nga Prof. Dr. Visar Hoxha, patën mundësinë të mirëpresin në një ligjëratë të veçantë Arkitekt Msc. Fahrush Azemin, President i Kosovo Green Building Council.

Kjo ligjëratë profesionale solli para studentëve një perspektivë të avancuar mbi rëndësinë e arkitekturës së qëndrueshme në kontekstin global dhe lokal, duke u fokusuar në konceptet moderne të Passive Solar Design dhe Passive Houses. Përmes shembujve praktikë, përvojës profesionale dhe analizës së trendeve bashkëkohore, Azemi theksoi se projektimi inteligjent nuk është më vetëm alternativë, por domosdoshmëri për të ardhmen e ndërtimit dhe mbrojtjes së mjedisit.

Studentët patën rastin të mësojnë më shumë rreth integrimit të strategjive pasive në projektim, kursimit efikas të energjisë, reduktimit të ndikimit ambiental dhe krijimit të hapësirave që ofrojnë komoditet, efikasitet dhe qëndrueshmëri afatgjatë. Diskutimi gjithashtu vuri në pah sfidat reale që arkitektët dhe projektuesit përballen sot në implementimin e standardeve të gjelbra në ndërtim.

Përmes aktiviteteve të tilla, UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin në përgatitjen e studentëve me njohuri të përditësuara, kompetenca profesionale dhe qasje direkte me ekspertë të industrisë, duke krijuar ura të forta mes akademisë dhe praktikës.

Continue Reading

Të kërkuara