Lajmet nga UBT

UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Artit Bashkëkohor – ARKIV

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Sislej Xhafa nga Instituti i Artit Bashkëkohor – ARKIV.

Kjo marrëveshje, e cila është konsideruar si një hap strategjik dhe inovativ, synon të thellojë bashkëpunimin akademik dhe artistik mes dy institucioneve, duke krijuar mundësi të reja dhe dinamike për studentët dhe stafin e UBT-së në fushën e artit bashkëkohor.

Kjo marrëveshje do të lejojë studentët e UBT-së të marrin pjesë në programe shkëmbimi, punëtori dhe projekte kërkimore të përbashkëta me ARKIV. Ata do të kenë mundësinë të punojnë me artistë të njohur ndërkombëtarë dhe të marrin pjesë në ekspozita dhe instalacione artistike.

Rajoni

Rektori Hajrizi zhvillon takim miqësor në Panama me diplomatin Pablo Garrido

Published

on

Gjatë qëndrimit të tij në Panama, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, është takuar me ish-ambasadorin e Panamasë në Portugali dhe Greqi, njëherit Drejtor i Akademisë Diplomatike, Pablo Garrido.

Në këtë takim miqësor, Rektori Hajrizi dhe Diplomati Garrido, ndanë pikëpamjet e tyre për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Panamasë, me theks të veçantë në fushat e arsimimit, inovacionit, teknologjisë dhe diplomacisë ndërkombëtare.

Continue Reading

Vendi

U mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren

Published

on

Në Qendrën e UBT-së në Prizren u mbajt Mbledhje Komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Prof. Dr. Faton Kabashit, i cili u nda nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë.

Në këtë Mbledhje Komemorative, morën pjesë familjarë, kolegë, miq, bashkëpunëtorë dhe studentë të shumtë, të cilët kujtuan me mall dhe nder figurën e profesorit të ndjerë, i cili u dallua për profesionalizëm, humanizëm dhe përkushtim ndaj dijes dhe edukimit të brezave të rinj.

Babai i tij, Shaip Kabashi, në fjalën e tij, falënderoi të pranishmit për respektin dhe nderimin që po i bëhet të birit, duke theksuar se Fatoni ka lënë pas një boshllëk të madh në familje dhe në shoqëri.

“Ai ishte jo vetëm bir e baba i mirë, por edhe një njeri i urtë, që gjithmonë i shërbente dijes dhe të tjerëve me përkushtim”, tha babai Kabashi.

Sekretari i UBT-së, Artan Tahiri, në emër të institucionit dhe të Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, kujtoi Prof. Kabashin si një profesionist të jashtëzakonshëm dhe njeri të urtë, që frymëzonte me shembullin e tij.

“UBT humbi një profesor të përkushtuar, por kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten përgjithmonë pjesë e komunitetit tonë akademik”, theksoi Tahiri.

Ndërkaq, drejtori i gjimnazit “Loyola” në Prizren, Blerand Koshi, në emër të institucionit që përfaqëson, shprehu ngushëllimet për humbjen e një mësuesi dhe intelektuali që kishte ndikuar pozitivisht në formimin e shumë nxënësve.

Prof. Dr. Faton Kabashi u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar akademike dhe njerëzore. Ai ishte baba i tre fëmijëve – vajzave Ronës dhe Eldës, dhe djalit Gledi.

Varrimi i profesorit të ndjerë është kryer sot, në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Continue Reading

Lajmet

NJOFTIM MORTOR

Published

on

UBT njofton se sot, e mërkurë, në orën 11:00, në Qendrën e UBT-së në Prizren, do të mbahet mbledhje komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit.

UBT shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e profesorit të përkushtuar, që me profesionalizëm e dashuri ndaj dijes la gjurmë të pashlyeshme te studentët, kolegët dhe komuniteti akademik.

Varrimi i Prof. Dr. Kabashit do të bëhet, në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit. Kortezhi funeral do të niset nga shtëpia e të ndjerit në rrugën “Pjetër Loshi (Petrovë)” nr. 49, ndërsa namazi i xhenazes do të falet në xhaminë e Dragomanit.

Prehu në paqe, Profesor Faton Kabashi!

Continue Reading

Lajmet

Ekipi përfaqësues i Kosovës merr dy çmime në garën botërore të robotikës FIRST Global Challenge në Panama

Published

on

Nga Panamaja, ekipi përfaqësues i Kosovës në garën botërore të robotikës FIRST Global Challenge u vlerësua për videon më të mirë prezantuese dhe për dokumentimin më të mirë të garës në rrjetet sociale në mesin e 190 shteteve pjesëmarrëse.

Ky sukses tregon angazhimin dhe kreativitetin e të rinjve kosovarë, të cilët përfaqësuan vendin me krenari në një nga garat më prestigjioze ndërkombëtare të robotikës.

Tema e garës së sivjetme kishte në fokus ruajtjen e ekuilibrit të biodiversitetit dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, duke inkurajuar të rinjtë nga e gjithë bota të zhvillojnë zgjidhje teknologjike për mbrojtjen e mjedisit.

Continue Reading

Të kërkuara