Lajmet
UBT në krye të listës globale për Positive Impact Rating
UBT arrin nivelin më të lartë në Positive Impact Rating Edition 2021
Published
5 years agoon
By
Betim GashiUBT u vlerësua për ndikimin shoqëror dhe arritjet e qëndrueshmërisë pas publikimit të rezultateve nga Positive Impact Rating – PIR në Forumin Global të Parimeve për Menaxhim të Përgjegjshëm të Edukimit – Principles for Responsible Management Education- UN PRME.
UBT është një nga 47 shkollat e biznesit nga 21 vende të botës që morën pjesë në vlerësimin e këtij viti dhe arriti nivelin e pestë, duke e bërë UBT-në një shkollë pioniere që përmbledhë angazhimin e saj për ndikim në shoqëri, duke qenë institucion unik brenda Positive Impact Ranking – PIR.
PIR është një vlerësim i kryer nga studentë dhe për studentët, nga ku për herë të dytë, studentët në mbarë botën vlerësuan shkollat e tyre të biznesit se si ata e përceptojnë ndikimin e tyre pozitiv në botë. Ndikimi pozitiv i shkollave të biznesit shkon përtej kontributit të tyre në biznes dhe ekonomi, duke adresuar nevojën për ndikimin e tyre pozitiv në shoqëri.
“Gjatë këtyre dy viteve të studimeve në UBT, unë kisha mundësi të zhvillojë njohuritë e mia akademike dhe të trajnohem në mënyrën më të mirë të mundshme për profesionin tim”, tha Fortesë Qerimi, studente në UBT.
Studentët vlerësuan se si UBT adreson sfidat shoqërore dhe të qëndrueshme dhe i përgatit ata të jenë udhëheqës të përgjegjshëm të biznesit. Mbledhja e të dhënave në UBT u organizua dhe u drejtua nga Këshilli Studentor i UBT-së, të cilët shpërndanë studimin PIR në të gjithë kampusin.
Këtë vit, 260 studentë iu përgjigjën sondazhit të vlerësimit të UBT-së, teksa pjesëmarrja në Positive Impact Rating – PIR dëshmon vlerën që UBT i jep zërit të studentëve.
“Të gjitha këto rankime që kemi marrë në kohët e fundit janë një vlerësim për kontributin tonë dhe ndikimin që UBT ka dhe po bënë për vendin. Prandaj edhe vlerësimi se ne jemi pionier dhe jemi unik e inovativ na ngritë motivimin për të bërë edhe më shumë. Natyrisht jemi shumë të lumtur që ne jemi listuar në pozita të larta, si dhe kemi sjellë Kosovën në këtë pozitë. Modeli modern i UBT-së, si një universitet i bazuar në një ekosistem inovativ dhe me një ndërmarrësi të qëndrueshme e me përgjegjësi sociale, ka bërë që puna e UBT-së të vlerësohet në rank botëror”, tha prof.dr Edmond Hajrizi – rektor i UBT-së.
Sondazhi i vlerësimit u parashtron studentëve 20 pyetje në shtatë dimensione përkatëse të ndikimit që qëndrojnë brenda tre fushave: aktivizmi, edukimi dhe angazhimi. Rezultati i përgjithshëm PIR i shkollës së biznesit përdoret për të pozicionuar shkollat në pesë nivele. Nivelet e ndryshme i referohen fazës së zhvillimit të shkollës së biznesit, duke e vlerësuar atë sipas një niveli të caktuar të arritjeve. Shkollat e biznesit pajisen me një ndikim të përcaktuar shoqëror dhe një mjet që ata mund ta përdorin për ndryshim.
“PIR është krijuar si një mjet për të përmirësuar dhe transformuar edukimin e biznesit. Kjo u mundëson shkollave të kuptojnë se cili është ndikimi pozitiv për shoqërinë, sipas studentëve të tyre. PIR thekson potencialin për përmirësim, madje edhe për shkollat kryesore”, tha Katrin Muff – presidente e Positive Impact Rating – PIR.
PIR u krijua nga ekspertë të interesuar të shkollës së biznesit së bashku me OJQ globale – WWF, Oxfam dhe UN Global Compact. Shoqatat ndërkombëtare të studentëve oikos, AIESEC dhe Net Impact janë gjithashtu pjesë e PIR, e cila mbështetet nga VIVA Idea dhe Fehr Advice.
Lajmet
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Published
2 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.
Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.
Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.
Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.
Lajmet
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Published
3 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.
Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.
Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.
Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.
Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.
Lajmet
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Published
4 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.
Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.
Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.
Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.
Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.
Lajmet
Përplasje në Kuvend për naftën: LDK kërkon uljen e akcizës, LVV e cilëson propozim populist
Published
6 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës këtë të premte është shoqëruar me një debate të ashpra mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me çmimin e naftës. Përmes një rezolute, opozita ka kërkuar ndërhyrje emergjente në politika fiskale për të lehtësuar barrën e qytetarëve, ndërsa pushteti e ka refuzuar këtë nismë.
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar se rritja e kostos së karburanteve po rrezikon të thellojë krizën sociale në vend. Ajo theksoi se nafta është çmim bazë që dikton zinxhirin e shtrenjtimeve në çdo sektor.
“Nafta është çmim bazë i ekonomisë dhe çdo rritje e saj përkthehet automatikisht në rritje të çmimeve të produkteve bazike, shërbimeve, transportit dhe ndërtimit. Qeveria nuk duhet të qëndrojë si spektatore në një kohë kur qytetarët përballen me rritje të kostos së jetesës,” deklaroi Lushaku-Sadriu.
Rezoluta e LDK-së propozon tri masa konkrete: Uljen e akcizës nga 36 në 20 centë për litër; Uljen e TVSH-së për karburante nga 18% në 8%; Subvencionimin e naftës për bujqit, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.
Në anën tjetër, deputetja e LVV-së, Rozeta Hajdari, e ka kundërshtuar ashpër këtë kërkesë, duke argumentuar se ulja e të hyrave publike do të dëmtonte buxhetin e shtetit dhe financimin e sektorëve kyç si arsimi dhe shëndetësia.
“Ne si Grup Parlamentar me qeverisjen tonë kemi ndërhyrë aty ku duhet, kemi formalizuar tregun e naftës, kemi evituar kostot e panevojshme dhe kemi rritur transparencën. Këto masa janë efekt real dhe afatgjatë,” tha Hajdari, duke e quajtur propozimin e opozitës si ekonomikisht të papërgjegjshëm.
Hajdari shtoi se rritja e çmimeve është pasojë e krizave gjeopolitike globale dhe se masat e propozuara nga LDK-ja nuk garantojnë një ulje reale të çmimit në pompë për konsumatorët fundorë. Debati po vazhdon me akuza të ndërsjella, ku opozita kërkon veprim të menjëhershëm, ndërsa pozita mbron stabilitetin buxhetor.
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Rrëzohet një avion luftarak amerikan mbi Iran, nisin kërkimet për pilotët
Emocione të forta,Kenan Yildiz publikon fotografi me Edon Zhegrovën
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Artemis II nis rrugën drejt Hënës pas ndezjes së motorit final
Ukraina shpreh gatishmëri t’i mbështesë përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Arijanet Muric: “Kemi rikthyer shpresën, koha jonë do të vijë”
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981, përkujtohet roli i tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
