Lajmet nga UBT
UBT ndau çmimin “Honor Degree – Leadership Excellence Award” për Christopher Hyland dhe Jim Xhema
Rektori Hajrizi ndau këtë çmim për kontributin dhe përkrahjen e jashtëzakonshme dhënë popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiNë një ceremoni solemne, nën patronatin e presidentit të UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, me vendim të Këshillit Akademik, UBT ndau çmimin më të lartë për ekselencë “Honor Degree – Leadership Excellence Award”, për dy personalitetet e shquara, Christopher Hyland dhe Jim Xhema.
Në prani të shumë mysafirëve nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësuesve të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, si dhe profesorëve dhe studentëve të UBT-së, rektori Hajrizi ndau këtë çmim për kontributin dhe përkrahjen e jashtëzakonshme dhënë popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, konsolidimin e miqësisë mes dy kombeve dhe shteteve, si dhe për ngritjen e vlerave shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kosova pati fatin që në ditët e vështira të kishte miq si Jim Xhema dhe Christopher Hyland, që i dhanë mbështetje të padiskutueshme aspiratës së kombit për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar. Pjesë e rëndësishme e lidhjes mes Kosovës dhe Amerikës ishin zotëri Hyland dhe zotëri Xhema, të cilët me angazhimin e tyre kontribuuan që kjo miqësi të ishte e përhershme mes dy vendeve tona, e cila më vonë kulmoi me ndërhyrjen e NATO-s për lirinë e Kosovës, gjë që ishte e pamundur pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka potencuar rektori Hajrizi.
Christopher Hyland, është ndjerë shumë i nderuar me vlerësimin që i ka bërë UBT dhe rektori Hajrizi, duke thënë se ndihet shumë i lumtur që sot Kosova ka institucionet të tilla të arsimit të lartë, që po nxjerrin gjenerata të reja, të cilat po kontribuojnë në zhvillimin e shtetit për të cilin ai ishte shumë i zëshëm për pavarësinë dhe lirinë e tij.
“Si universitet, UBT shërben si një pikëmbështetje e jashtëzakonshme e energjisë, duke ndërmarrë mijëra iniciativa, nga ku me anë të çdo të diplomuari kontributi i UBT-së është i lartë në secilën fushë. Kjo e bën të realizueshme angazhimin e secilit studentë në fushën e teknologjisë, inovacionit, shkencës, diasporës dhe në politikën e jashtme, kështu duke gjeneruar një shoqëri të begatë”, ka thënë Hyland.
Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, në nderim të kontributit të madh të Jim Xhemës, si një biznesmen i suksesshëm dhe një patriot i madh shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar se UBT do të emërtojë një klasë me emrin “Jim Xhema”, teksa për angazhimin qytetar dhe rolin model të Christopher Hyland, do të emërtojë një klasë me emrin “Christopher Hyland”, e cila do të përdoret gjithnjë për negociata, duke simbolizuar miqësinë dhe paqen.
Çmimi special “Honor Degree – Leadership Excellence Award” nga UBT u jepet personaliteteve të shquara për kontributin e madh në sfera të ndryshme të jetës shoqërore.





























You may like
-
Kryetari i Prishtinës nderon aktoren Fatlume Bunjaku për suksesin në Berlinale
-
Prof. Dr. Marigona Bekteshi Ferati, recensuese e 20 punimeve shkencore në revista ndërkombëtare të indeksuara në Web of Science dhe Scopus (Q1)
-
Në UBT inaugurohet “Italian Corner” dhe Qendra e Certifikimeve CELI, me përkrahjen e Ambasadës së Italisë në Kosovë
Lajmet
Bëhu lider në sektorin e energjisë: Studime me standarde ndërkombëtare në UBT
Published
8 hours agoon
March 19, 2026By
UBTNews
Programi Bachelor në Inxhinieri të Energjisë në UBT është hartuar si një rrugëtim profesional për të gjithë ata që synojnë një karrierë të sigurt dhe me ndikim në industrinë e të ardhmes.
Ky drejtim fokusohet në përgatitjen e ekspertëve të rinj që do të merren me prodhimin, shpërndarjen dhe përdorimin efikas të energjisë, duke kombinuar metodat tradicionale me ato moderne dhe miqësore me mjedisin.
Nevoja për inxhinierë të rinj në Kosovë është mjaft e lartë, sidomos kur merret parasysh se në institucionet tona si KEK-u, mosha mesatare e punonjësve është rreth 60 vjeç. Kjo tregon se tregu i punës ka një kërkesë të madhe për kuadro të reja që zotërojnë njohuri kreative dhe teknike për të zgjidhur sfidat e sotme të sistemit energjetik.
Gjatë tri viteve të studimit, studentët fitojnë njohuri të plota që nga bazat e fizikës dhe matematikës e deri te teknologjitë më të avancuara si energjia solare, ajo e erës dhe sistemet e ruajtjes së energjisë përmes baterive.
Ky program është i harmonizuar plotësisht me Strategjinë e Energjisë së Kosovës 2022-2031, e cila parasheh investime të mëdha në burime të rinovueshme dhe në rrjete inteligjente të njohura si “Smart Grid”. Kjo u mundëson të diplomuarve që të jenë të gatshëm për t’u përfshirë në projekte të rëndësishme, qofshin ato shtetërore apo private, duke menaxhuar sisteme komplekse dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në mbrojtjen e mjedisit.
Si një risi e rëndësishme për këtë vit, të gjithë studentët që bëhen pjesë e këtij programi do të kenë mundësi të përfitojnë një bursë prej 20% për të tri vitet e studimeve.
Ky është një lehtësim i konsiderueshëm që u mundëson studentëve të përkushtohen maksimalisht në ngritjen e tyre profesionale. Në përfundim të studimeve, ata do të jenë të aftë të projektojnë sisteme energjetike, të analizojnë faktorët ekonomikë dhe të udhëheqin ekipe multidisiplinare.
Ky program në UBT mbetet një pikë referimi për krijimin e liderëve të nesërm në njërin prej sektorëve më strategjikë të vendit dhe rajonit.
Lajmet
Karrierë në diplomaci: Pse Shkencat Politike në UBT janë zgjedhja e parë e të rinjve?
Published
1 day agoon
March 18, 2026By
UBTNews
Në një epokë të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike, nevoja për profesionistë të pajisur me kompetenca të larta në fushën e shkencave politike është bërë jetike për zhvillimin e shoqërisë.
Fakulteti i Shkencave Politike në UBT është pozicionuar si një qendër e ekselencës akademike, ku ndërthuren stafi i kualifikuar, kurrikulat bashkëkohore dhe mundësitë e pashtershme për studentët që synojnë të ndërtojnë një karrierë të suksesshme brenda dhe jashtë vendit.
Ky program është projektuar mbi standardet më të larta evropiane, duke ofruar një qasje të baraspeshuar mes teorive politike dhe zhvillimeve praktike, gjë që mundëson përgatitjen e kuadrove që zotërojnë aftësi të thella analitike dhe kritike për dukuritë bashkëkohore.
Një prej shtyllave kryesore që e dallon këtë program është bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar, i cili u mundëson studentëve përfitimin e shkëmbimeve studentore dhe përvojave të ndryshme akademike përmes partneritetit me institucione prestigjioze.
Kjo qasje ndërkombëtare siguron që diploma e fituar në UBT të jetë e njohur dhe e konkurrueshme në të gjithë Bashkimin Evropian, duke u dhënë studentëve një avantazh të pakrahasueshëm në tregun e punës.
Përveç ngritjes akademike, UBT ka krijuar një ekosistem mbështetës për studentët, duke përfshirë edhe lehtësime të ndjeshme financiare. Aktualisht, studentët që vendosin të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi në Shkenca Politike përfitojnë një bursë prej 20% gjatë të tri viteve të studimit, duke e bërë arsimin cilësor.
Kjo mbështetje reflektohet edhe në suksesin e të diplomuarve, ku rreth 98% e tyre janë tashmë të punësuar në sektorë kyçë, duke dëshmuar se aftësitë në hartimin e dokumenteve politike, kërkimin shkencor dhe analizën e rrethanave rajonale e ndërkombëtare janë kompetenca që tregu i vlerëson maksimalisht.
Përmes pjesëmarrjes në konferenca e gara ndërkombëtare, studentët e Shkencave Politike në UBT nuk marrin vetëm një diplomë, por transformohen në profesionistë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në politikat publike dhe diplomacinë moderne.
Nëse dëshironi të siguroni vendin tuaj nga tani, mund të aplikoni online përmes linkut: APLIKIMI ONLINE
Lajmet
Prof. Dr. Marigona Bekteshi Ferati, recensuese e 20 punimeve shkencore në revista ndërkombëtare të indeksuara në Web of Science dhe Scopus (Q1)
Published
2 days agoon
March 18, 2026By
ubtnews
Prof. Dr. Marigona Bekteshi Ferati, profesoreshë dhe studiuese e njohur në fushën e arteve dramatike dhe studimeve të teatrit, ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në angazhimin e saj akademik ndërkombëtar. Brenda një periudhe të shkurtër kohore, ajo ka realizuar recensimin (peer review) e 20 punimeve shkencore për revista dhe konferenca prestigjioze ndërkombëtare të indeksuara në databazat më të rëndësishme akademike si Web of Science dhe Scopus (Q1).
Ky angazhim dëshmon për besimin dhe vlerësimin që komuniteti shkencor ndërkombëtar ka ndaj ekspertizës së saj akademike, pasi procesi i recensimit për revista të nivelit Q1 kërkon standarde të larta profesionale, integritet shkencor dhe përvojë të thellë në kërkim.
Puna e saj si recensuese kontribuon drejtpërdrejt në ruajtjen e cilësisë dhe standardeve të larta të publikimeve shkencore ndërkombëtare, duke ndihmuar në vlerësimin kritik dhe përmirësimin e studimeve të reja në fushën e arteve dhe kulturës.
Ky aktivitet akademik është gjithashtu një promovim i rëndësishëm i universiteteve dhe institucioneve akademike nga Kosova në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar se studiuesit nga vendi ynë janë pjesë aktive e rrjeteve globale të kërkimit shkencor.
Angazhimi i Prof. Dr. Marigona Bekteshi Ferati në recensimin e punimeve shkencore për revista elitare ndërkombëtare është një tjetër dëshmi e rolit të saj në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe në forcimin e bashkëpunimeve akademike ndërkombëtare.
Lajmet
Interesim i jashtëzakonshëm për UBT International Smart Schools në Open Day – vazhdojnë regjistrimet e hershme
Published
3 days agoon
March 16, 2026By
ubtnews
Qindra nxënës dhe prindër nga e gjithë Kosova morën pjesë në aktivitetet Open Day të organizuara nga UBT International Smart Schools në kampusin e Lipjanit dhe në Gjimnazin TIK në Prizren, duke treguar interesim të jashtëzakonshëm për edukimin modern dhe inovativ.
Vizitorët patën mundësinë të eksplorojnë ambientet bashkëkohore të mësimit, të njihen me drejtimet arsimore dhe metodologjitë që ndërthurin teknologjinë dhe zhvillimin e aftësive praktike. Në të njëjtën kohë, u njoftua se regjistrimet e hershme tashmë janë hapur, duke i ofruar nxënësve mundësinë të sigurojnë vendin e tyre në drejtimet më inovative dhe të kërkuara.
Interesim i veçantë u shfaq edhe për metodologjinë moderne të mësimdhënies, e cila ndërthur njohuritë akademike me përdorimin e teknologjisë dhe aftësitë praktike të nevojshme për të ardhmen.
Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të marrin informacione rreth bursave që janë përfituar përmes Testit Provues të Arritshmërisë, si dhe për mundësitë e shumta që ofron ky institucion për zhvillimin personal dhe profesional të nxënësve.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e UBT International Smart Schools, përmes platformës së aplikimit online: Linku i Aplikimit Online




REL:Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?
Sllovakia shpall listën kundër Kosovës: Skriniar e Lobotka në dyshim
Kamberi: Provokimet e Serbisë në Bujanoc rrezikojnë sigurinë, NATO të ndërhyjë
Evropa dhe Japonia në lëvizje për të ndalur shtrenjtimin e rrymës dhe naftës
Bëhu lider në sektorin e energjisë: Studime me standarde ndërkombëtare në UBT
Këto janë vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë
Qeveria dënon provokimet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën
Goditen objektet e gazit në Katar dhe Iran, fluturojnë çmimet në Evropë dhe Britani
Shqipëria renditet e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
