Lajmet nga UBT

UBT mori pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit GEOBIZ

Projekti GEOBIZ ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve në fushën e arsimit të lartë.

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi së bashku me profesorët e UBT-së, Hazer Dana dhe Tomor Qela, morën pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit GEOBIZ, e cila u mbajt në Tiranë, në kuadër të projektit GEOBIZ, projekt ky i mbështetur nga Komisioni Evropian.

Në këtë konferencë, u prezantuan të gjitha aktivitetet e projektit që janë realizuar gjatë tre viteve të fundit, si dhe u ritheksua nevoja për implementimin e kurrikulës GEOBIZ, planin e mëtutjeshëm të programit dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve akademike për t’iu përgjigjur më mirë kërkesave të industrisë në rritje të gjeoinformatikës.

Projekti GEOBIZ ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve në fushën e arsimit të lartë, teksa UBT përmes këtij projekti ka ndërtuar kapacitete laboratorike, si dhe ka zhvilluar përmbajtje të re akademike.

Vendi

Forcimi i cilësisë në arsim, shkencë dhe zhvillimin e aftësive në qendër të Kongresit të EOQ-së në UBT

Published

on

By

Në kuadër të punimeve të Kongresit të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), dita e dytë ka sjellë në fokus sfidat, perspektivat dhe inovacionin në arsimin e lartë dhe zhvillimin e aftësive për një shoqëri në ndryshim të vazhdueshëm.

Sesioni paralel i kësaj dite, i kushtuar sigurimit të cilësisë, njohjes ndërkombëtare dhe aftësive të së ardhmes, ka bashkuar ekspertë të shquar, vendimmarrës dhe akademikë, të cilët kanë paraqitur pikëpamjet dhe vizionin e tyre për ngritjen e standardeve në sistemet arsimore.

Sesioni, i moderuar nga Prof. Dr. Besnik Skenderi, ka trajtuar tema kyçe që lidhen me qeverisjen e cilësisë, transformimin digjital, arsimin dual dhe lidhjen e ngushtë mes universiteteve, industrisë dhe shoqërisë. Në hapje të punimeve, deputeti dhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Prof. Dr. Enver Hoxhaj, theksoi rëndësinë e forcimit të cilësisë në arsim, shkencë dhe zhvillimin e aftësive si shtyllë kryesore për zhvillimin e shoqërisë.

Diskutimi u pasurua nga  Shkelzen Gerxhaliu, drejtor i Departamentit për Post-akreditim dhe Monitorim, i cili u ndal tek qeverisja e cilësisë në arsim dhe ndërtimi i sistemeve mësimore transparente, inovative dhe të orientuara nga teknologjia.

Në vijim, Prof. Dr. Avni Berisha, kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, solli në vëmendje sfidat e njohjes ndërkombëtare dhe të ardhmes së sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Ndërsa Mimika Dobroshi, udhëheqëse e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë, prezantoi ndikimin afatgjatë të projekteve evropiane në sigurimin e cilësisë dhe zhvillimin e aftësive të reja.

Pjesë e rëndësishme e sesionit ishin edhe praktikat ndërkombëtare dhe modeli i arsimit dual. Assoc. Prof. Dr. Gordana Nikolić, eksperte e arsimit dual nga European University, elaboroi lidhjen mes universiteteve, industrisë dhe aftësive të së ardhmes.

Aspekti i digjitalizimit u trajtua nga Prof. Dr. Kozeta Sevrani nga Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës, e cila foli për transformimin digjital dhe cilësinë në menaxhimin dhe arsimin e lartë. Për rëndësinë e kërkimit shkencor foli Prof. Dr. Anila Hoda, sekretare shkencore, duke u përqendruar te përsosmëria shkencore dhe bashkëpunimi në sistemet e njohurive.Ndërsa, Efka Heder, ish-drejtoreshe e SEECEL dhe përfaqësuese e Universitetit Mondragon, solli shembuj të arsimit të lartë të zbatuar dhe lidhjes së institucioneve me shoqërinë.

Kornizën shkencore të këtij sesioni e pasuroi Assoc. Prof. Dr. Cengiz Çesko nga UBT, i cili prezantoi punimin me titull “Quality, Productivity and Sustainable Value Creation in Food and Industry: Polyphenol Oxidase: From Biochemistry to Industrial Quality”. Në ligjëratën e tij, ai elaboroi kontrollin e PPO-së si një levë strategjike të cilësisë, duke sjellë para të pranishmëve qasjet bashkëkohore shkencore, mekanizmat, aplikimet praktike dhe integrimin e tyre me standardet e sigurisë ushqimore dhe kërkesat e tregut.

Në mbyllje të këtij blloku, Prof. Dr. Besnik Skenderi nga UBT, prezantoi pikëpamjet mbi cilësinë, kompetencën dhe arsimin profesional, duke dëshmuar rolin kyç të UBT-së në ndërtimin e aftësive për punësim dhe performancë më të lartë në tregun e punës.

Ky sesion i Kongresit të EOQ-së konfirmoi angazhimin e përbashkët të institucioneve, akademisë dhe ekspertëve për të adresuar sfidat aktuale dhe për të çuar përpara standardet e cilësisë dhe inovacionit në arsim.

 

 

Continue Reading

Vendi

Qeverisja dhe cilësia institucionale në fokus të EOQ Congress 2026 në UBT

Published

on

By

Përfaqësues të institucioneve publike, diplomacisë, mediave dhe akademisë diskutuan në UBT për qeverisjen e mirë, besimin publik dhe standardet e cilësisë në shërbimet publike.

Në kuadër të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi, 67th European Organization for Quality Congress 2026, në kampusin inovativ të UBT-së u mbajt sesioni “Government, Public Services & Institutional Quality”, ku u trajtuan çështje me rëndësi për funksionimin e institucioneve, përmirësimin e shërbimeve publike dhe forcimin e besimit të qytetarëve.

Sesioni u moderua nga Prof. Dr. Ylber Kryeziu dhe mblodhi folës nga institucionet e Kosovës, Shqipërisë, India dhe bota akademike evropiane, të cilët prezantuan perspektiva të ndryshme mbi rolin e cilësisë në qeverisje, diplomaci, media dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Agon Batusha, prezantoi temën “Quality in Local Governance: Strengthening Municipal Services, Inclusion and Institutional Coordination”, duke vënë në fokus rëndësinë e shërbimeve komunale, përfshirjes dhe koordinimit institucional në qeverisjen lokale.

Ndërkaq, ish-ambasadori i Republikës së Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu, trajtoi temën “Quality in Public Diplomacy and International Cooperation: Strengthening Institutional Trust and Global Partnerships”, me fokus cilësinë në diplomacinë publike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar si elemente të rëndësishme për forcimin e besimit institucional dhe partneriteteve globale.

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri, prezantoi temën “From Good Governance to Institutional Excellence: Quality, Trust and Resilience in Public Services”, duke trajtuar lidhjen ndërmjet qeverisjes së mirë, cilësisë institucionale dhe qëndrueshmërisë së shërbimeve publike.

Nga perspektiva e bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar, Dr. Asif Iqbal, president i Indian Economic Trade Organisation (IETO) dhe India Africa Trade Council, prezantoi temën “Quality, Competitiveness and Institutional Trust”, duke vënë në pah rëndësinë e cilësisë, konkurrueshmërisë dhe besimit institucional.

 

Cilësia e informacionit dhe përgjegjësia e mediave në epokën digjitale ishin në qendër të dy prezantimeve të tjera. Drejtori ekzekutiv i Komisionit të Pavarur të Mediave të Kosovës, Niman Racaj, trajtoi temën “Quality of Information: Media Ethics, AI and Public Trust”, ndërsa kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive të Shqipërisë (AMA), Armela Krasniqi, prezantoi temën “Media Quality, Accountability and Trust in the Digital Age”. Të dy temat sollën në vëmendje rëndësinë e etikës, llogaridhënies dhe besimit publik në një mjedis mediatik që po transformohet nga zhvillimet teknologjike dhe inteligjenca artificiale.

Perspektiva evropiane u përfaqësua nga Prof. Dr. Nikos Panagiotou nga Aristotle University of Thessaloniki, i cili prezantoi temën “Quality, Public Value and Institutional Resilience: A European Perspective”, duke e vendosur cilësinë në raport me vlerën publike dhe qëndrueshmërinë institucionale.

Sesioni “Government, Public Services & Institutional Quality” ishte pjesë e programit të gjerë të EOQ Congress 2026, i cili në UBT bashkoi ekspertë dhe përfaqësues institucionesh për të shkëmbyer përvoja dhe perspektiva mbi rolin e cilësisë në zhvillimin institucional, ekonomik dhe shoqëror.

Continue Reading

lajme

Gala Mbramja e EOQ Congress 2026 bashkon liderët evropianë të cilësisë në shënimin e tri jubileve

Published

on

By

Në kuadër të EOQ Congress 2026, në Kosovë u mbajt gala mbramja, e cila shënoi tri përvjetorë të rëndësishëm: 70-vjetorin e European Organization for Quality (EOQ), 25-vjetorin e UBT-së dhe 20-vjetorin e Quality Kosova. Mbrëmja mblodhi përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar të cilësisë, liderë akademikë dhe partnerë institucionalë, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit, inovacionit dhe zhvillimit të kulturës së cilësisë. 

Fjalën e rastit e mbajti fillimisht Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Rektor i UBT-së, President i Quality Kosova dhe Zëvendëspresident i EOQ-së, i cili theksoi rëndësinë e rrugëtimit 25-vjeçar të UBT-së dhe kontributin 20-vjeçar të Quality Kosova në zhvillimin e sistemeve të cilësisë, krijimin e vlerës dhe ndërtimin e së ardhmes.

Më pas, të pranishmëve iu drejtua Prof. Dr. Paulo Sampaio, President i European Organization for Quality (EOQ), i cili vuri në pah rëndësinë e shënimit të 70-vjetorit të organizatës dhe rolin e saj në zhvillimin e komunitetit global të cilësisë.

Programi festiv vijoi me një performancë të valleve tradicionale shqiptare, duke sjellë para të ftuarve kulturën, traditat dhe identitetin e Kosovës. Kjo pjesë i dha mbrëmjes një dimension të veçantë kulturor, duke ndërthurur rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar me pasurinë e trashëgimisë kulturore vendore.

Një nga momentet e rëndësishme të mbrëmjes ishte ndarja e çmimeve dhe mirënjohjeve për liderët evropianë të cilësisë, si dhe vlerësimi i partnerëve strategjikë të UBT-së dhe EOQ-së për kontributin e tyre në avancimin e cilësisë dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Rektori Hajrizi prezanton vizionin strategjik për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Punimet e ditës së dytë të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), që po mbahet për herë të parë në Kosovë, kanë nisur me prezantimin kryesor të Prof. Dr. Edmond Hajrizit, themelues dhe Rektor i UBT-së, President i Quality Kosova dhe Zëvendëspresident i EOQ-së.

Rektori Hajrizi po sjell në vëmendje një perspektivë strategjike mbi të ardhmen e cilësisë, duke e trajtuar atë përtej standardeve tradicionale dhe certifikimit, si një element thelbësor për zhvillimin e sistemeve moderne, inovacionin dhe transformimin institucional.

Në një kohë kur Inteligjenca Artificiale dhe teknologjitë e reja po ndryshojnë mënyrën se si funksionojnë organizatat dhe institucionet, prezantimi i Rektorit Hajrizi vë në pah rëndësinë e ndërlidhjes së teknologjisë me besimin, përgjegjësinë dhe vlerat njerëzore, si parakushte për një zhvillim të qëndrueshëm.

Përmes këtij prezantimi, Kongresi i 67-të i EOQ-së vazhdon të krijojë hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave ndërkombëtare, duke vendosur në qendër sfidat dhe mundësitë që përcaktojnë të ardhmen e cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale.

Kongresi po mbahet në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, duke bashkuar ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për të diskutuar mbi cilësinë, inovacionin, qëndrueshmërinë dhe besimin në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar.

Continue Reading

Të kërkuara