Lajmet nga UBT

UBT mori pjesë në konferencën e organizuar nga Zyra e Erasmus+ në Kosovë

Published

on

UBT mori pjesë në konferencën e organizuar nga Zyra e Erasmus+ në Kosovë, e cila u fokusua në prezantimin e projekteve të fituara për vitin 2024, të cilat janë të lidhura me ndërtimin e kapaciteteve në arsimin e lartë.

Gjatë ngjarjes, u prezantuan katër projekte të reja që UBT ka fituar këtë vit, të cilat janë pjesë e përpjekjeve të universitetit për të forcuar cilësinë dhe infrastrukturën e arsimit të lartë në Kosovë. Këto projekte përfshijnë iniciativa të ndryshme që synojnë rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e zhvillimit të arsimit dhe kërkimit shkencor.

Përveç këtyre katër projekteve, UBT ka gjithsej 12 projekte të tjera të fituara për ndërtimin e kapaciteteve, të cilat do të kontribuojnë në avancimin e mëtejshëm të arsimit të lartë në fushat e kërkimit shkencor dhe zhvillimit profesional të stafit akademik.

Ky angazhim tregon përkushtimin e UBT-së për të qenë lider në inovacion dhe bashkëpunime ndërkombëtare, duke krijuar mundësi të reja për studentët dhe staf akademik. UBT vazhdon të ofrojë mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe akademik, duke kontribuar në përmirësimin e standardeve të arsimit të lartë në nivel global./UBTNews/

Lajmet nga UBT

Fat Taraku: Falë UBT-së arrita ta jetoj realitetin, nga nostalgjitë e studimeve deri përvoja ime në Universitetin e Padovës në Itali

Published

on

Fat Taraku, nga student i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT tanimë po vazhdon studimet Master në Universitetin e Padoves në Itali.

“n’RITËM” me autore dhe moderatore Albina Zeneli në Campus Radio ka realizuar një intervistë me studentin, ku ai mes tjerash ka kujtuar me nostalgji kohën e studimeve në UBT.

“UBT ka qenë gjithmonë e hapur për bashkëpunime me studentët, dhe kanë ofruar ndihmesë përgjatë 3 viteve, na kanë motivuar edhe më shumë për të qenë më të mirët në drejtimin e zgjedhur”, tha Fati.

Përndryshe, Taraku është edhe nutricionist i klubit të basketbollit @kbpejaofficial dhe tregon planet më të ardhmen edhe në këtë fushë

Çdo ditë pune, nga e hëna në të premte me fillim nga ora 13:00-15:00.

Pjesë nga intervista:

https://www.facebook.com/campusradio100.7/videos/567135363109400

 

 

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Studentët e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë vazhdojnë ligjëratat e përbashkëta me Universitetin e IOWA-s

Published

on

By

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT kanë vazhduar me ligjëratat e përbashkëta me studentët nga Universiteti i IOWA-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të lëndës “Mjedisi Biznesor Ndërkombëtar”.

Ligjëratat janë udhëhequr nga Prof. Erin Johnson dhe Prof. Enver Krasniqi dhe janë zhvilluar në formë online, duke ofruar një përvojë ndërkulturore dhe akademike të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit.

Kjo është gjenerata e shtatë me radhë që merr pjesë në këtë bashkëpunim, ku studentët kanë pasur qasje në platformën akademike të Universitetit të IOWA-s, përmes së cilës kanë punuar në detyra, diskutime dhe aktivitete të tjera relevante që kontribuojnë në certifikimin e tyre nga ky program.

Gjatë ligjëratave, studentët nga të dy universitetet kanë bashkëpunuar në grupe, duke treguar angazhim dhe performancë të jashtëzakonshme në prezantimet e tyre. Temat e trajtuara filluan me prezantime ndërkulturore për jetën studentore në IOWA dhe në UBT, duke krijuar një ambient bashkëpunues dhe të hapur për shkëmbim përvojash.

Në përfundim të ciklit të ligjëratave, secili grup përgatiti dhe prezantoi një infografik për një produkt ose shërbim që aktualisht mungon në njërën nga vendet, por që do të kishte potencial suksesi në tregun tjetër. Prezantimet e dhjetë grupeve u vlerësuan si shumë të suksesshme dhe përmbushën të gjitha objektivat e sesioneve të përbashkëta, duke reflektuar një nivel të lartë të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të aftësive të fituara nga studentët.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT merr pjesë si institucion partner në Kongresin e 9-të Ndërkombëtar të Infermierisë Ligjore

Published

on

By

Kongresi i 9-të Ndërkombëtar i Infermierisë Ligjore do të mbahet më 20-22 maj 2025 në Universitetin e Kırıkkale-s dhe do të shërbejë si një pikë e rëndësishme takimi në fushën e shkencave ligjore dhe infermierisë. Kongresi organizohet në bashkëpunim me Universitetin Katip Çelebi të Izmirit, Universitetin Bozok të Yozgatit dhe Shoqatën e Shkencëtarëve Ligjorë.

Këtë vit, UBT merr pjesë në kongres si institucion partner. Pjesëmarrja e UBT-së në këtë ngjarje nënvizon edhe një herë rëndësinë që institucioni i kushton bashkëpunimeve akademike në fushën e shkencave shëndetësore dhe atyre ligjore.

Kongresi synon zhvillimin e mëtejshëm të infermierisë ligjore dhe zgjerimin e fushëveprimit të saj. Në një kohë kur rastet e dhunës dhe krimeve po rriten, infermieria ligjore luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të viktimave, ndriçimin e rasteve dhe identifikimin e autorëve. Ky kongres do të bashkojë studiues nga vendi dhe bota për të forcuar kapacitetet e profesionistëve të fushës.

Gjuha zyrtare e kongresit do të jetë turqishtja dhe anglishtja.

Pjesëmarrja e UBT-së në këtë organizim të rëndësishëm përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimeve akademike ndërkombëtare dhe kontributit në shkëmbimin e njohurive shkencore.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT priti delegacionin e lartë nga Emiratet e Bashkuara Arabe – diskutohet për zhvillim arsimor dhe teknologjik

Published

on

By

Në ambientet e UBT-së u zhvillua një takim i nivelit të lartë mes Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe një delegacioni të lartë nga Zyra për Çështje të Zhvillimit të Presidencës së Emirateve të Bashkuara Arabe. Delegacioni përbëhej nga ekspertë dhe këshilltarë të afërt të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe: Rabih Abouchakra, Bogdan Kolarov, Mohamed Al-Shamsi dhe Andrew Archer.

Qëllimi i këtij takimi ishte vendosja e bashkëpunimeve strategjike ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe dhe UBT-së, si një nga institucionet më kredibile dhe inovative në rajon. Në fokus të diskutimeve ishin fushat me interes të ndërsjellë, përfshirë arsimin e lartë, shëndetësinë, ndikimin e Inteligjencës Artificiale, si dhe sektorë të tjerë që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, teknologjik dhe social.

Delegacioni nga Emiratet u impresionua nga niveli i zhvillimit të UBT-së, infrastruktura moderne, qasja ndërdisiplinare, bashkëpunimet ndërkombëtare si dhe rezultatet konkrete që ky institucion ka arritur në përgatitjen e kuadrove profesionale në Kosovë dhe më gjerë.

Si rezultat i këtij takimi, përfaqësuesit nga Zyra për Çështje të Zhvillimit të Presidencës së Emirateve të Bashkuara Arabe shprehën gatishmërinë për të avancuar bashkëpunimin konkret me UBT-në dhe ftuan zyrtarisht Presidentin dhe Rektorin e UBT-së për një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku pritet të konkretizohen projektet dhe iniciativat e përbashkëta në të ardhmen e afërt.

Continue Reading

Të kërkuara