Universi i UBT

UBT me numrin më të lartë të titujve akademikë

Lajmet nga UBT

Studio Farmaci në UBT!

Publikuar

nga

Rritja e kërkesës së tregut të punës në fushën e shëndetësisë, ka bërë që UBT të zhvillojë shkencat mjekësore, kështu duke i dhënë Kosovës ekspertët dhe profesionistët më të mirë shëndetësorë.

Me zhvillimin e shkencave mjekësore UBT ka hartuar programin e Farmacisë, program ky që është duke përgatitur farmacistë me njohuri të barasvlefshme dhe të aplikueshme në secilin shtet të botës.

Studentët e këtij drejtimi përgatiten nga ekspertët më të mirë që ka vendi dhe bota, me praktikat më të njohura ndërkombëtare, që u mundësojnë studentëve të përgatiten për t’u përballur me secilën sfidë që kanë për të hasur në profesionin që kanë zgjedhur për të studiuar.

E veçanta e përgatitjes profesionale akademike në shkencat mjekësore në UBT është zhvillimi i Poliklinikës së UBT-së, e cila është më e madhja në vend me dhjetëra laboratorë që i dedikohen departamentit të Farmacisë.

Apliko tani! https://apliko.ubt-uni.net/

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Studio në programin Teknik Dentar në UBT!

Publikuar

nga

UBT ofron programin më unik të shëndetit oral në rajon, atë të Teknikut Dentar, i cili është i harmonizuar me praktikat më të njohura dhe më të mira në nivel evropian, me një filozofi të veçantë arsimore.

Ky program u mundëson studentëve mësimdhënie të një niveli të lartë, me ekspertë të fushës, të cilët me një program të përshtatshëm për studimin e trendeve të reja, zhvillojnë profesionistët e rinj të teknikut dentar, me njohuri dhe mësimdhënie cilësore në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin Teknik Dentar në UBT, studentët do të mund të punojnë si ushtrues të profesionit në laboratorët e dhëmbëve, duke qenë profesionistët më të mirë të kësaj fushe, e duke kontribuar në shëndetin oral të qytetarëve të vendit.

Studentët e këtij drejtimi do të kenë mundësinë që të punojnë brenda institucionit, falë zhvillimit të infrastrukturës moderne, me të gjitha pajisjet e nevojshme dentare, në përputhje me zhvillimin e përgjithshëm të shkencës dhe teknologjisë dentare.

Apliko tani: https://apliko.ubt-uni.net/

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Studio Psikologji në UBT!

Publikuar

nga

Programi i Psikologjisë është hartuar sipas standardeve bashkëkohore, duke përmbushur udhëzimet dhe kërkesat e përcaktuara nga EuroPsy (European Certificate in Psychology) – e themeluar nga një prej institucioneve më kredibilitetin me të lartë në Evropë për përcaktimin e standarteve në profesionin e psikologjisë – dhe Korniza Kombëtare e Arsimit të Kosovës.

Programi ynë është i dizajnuar për të hedhur bazat në fushën e psikologjisë dhe për të pajisur studentët me njohuri dhe dije profesionale si dhe shkathtësi për t’i zbatuar njohuritë e tyre në praktikë.

Ky program ka për qëllim përgatitjen e profesionisteve të rinj duke filluar që nga teoritë bazë mbi zhvillimin dhe sjelljen e individit, personalitetin, të menduarit, të nxënit si deri tek vlerësimi dhe trajtimi i psikopatologjisë dhe problematikave të ndryshme psiko-sociale.

Qëllimi kryesor i programit në Psikologji është të avancoj metodologjinë e mësimdhënies dhe të mësuarit, të kontribuoj në komunitet e shoqëri dhe të promovoj kërkimin shkencor në psikologji.

Gjithashtu, stafi akademik i përkushtuar me përvojë të pasur akademike, mbart një shkallë të lartë profesionalizmi duke i mundësuar studentëve të fitojnë kompetenca dhe njohuri gjithëpërfshirëse të parimeve të sjelljes njerëzore dhe proceseve me natyrë psikologjike.

Niveli bachelor i studimeve në fushën e psikologjisë u jep studentëve një mundësi të shkëlqyer për shumë vende pune si në sektorin publik ashtu edhe atë privat.

Të diplomuarit në Psikologji kanë një sërë mundësish për të zhvilluar karrierën e tyre, duke u angazhuar në sistemin arsimor, kujdesin shëndetësor, në këshillim, psikoterapi etj.

Apliko tani! https://apliko.ubt-uni.net/

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Studio Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT!

Publikuar

nga

UBT, institucioni që përgatit ekspertë të mirëfilltë të shkencave të sportit.

Programi i studimit Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT, dallon rrënjësisht nga programet e kësaj fushe të ofruara deri më tani në Kosovë. Kjo kurrikulë moderne e krijuar në bashkëpunim me profesorë eminent ndërkombëtarë, për dallim nga kurrikulat e tjera të cilat janë të bazuara kryesisht në lëndë praktike (sporte), do të jetë e fokusuar në lëndët shkencore të cilat janë bazë e krijimit të ekspertëve të mirëfilltë të shkencave të sportit.

Për më tepër, me qëllim të profilizimit, studentët në vitin e fundit do të kenë mundësi të zgjedhin një fushë të interesit në mesin e këtyre fushave: Shëndeti, Parandalimi dhe Rehabilitimi, Trajnimi Sportiv dhe Stërvitja, si dhe Menaxhimi në Sport dhe Zhvillimi Socioekonomik.

Programi i studimit ju aftëson që të kuptoni dhe shpjegojnë rëndësinë e ushtrimeve dhe të aktivitetit fizik për organizmin e njeriut, nga ku ju do të keni kompetenca në zhvillimin e cilësive të fitnesit në grupmoshat e ndryshme, si dhe do të keni njohuri rreth përshtatjes së aktivitetit fizik për persona me probleme të ndryshme shëndetësore.

Studio në programin Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT dhe aftësohuni që të punoni në fusha të ndryshme siç janë: klubet e ndryshme sportive, qendra të fitnesit, qendra rehabilituese, organizata joqeveritare, si dhe në organizata te ndryshme sportive siç janë federatat, Komiteti Olimpik etj.

Apliko tani! 👉https://apliko.ubt-uni.net/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara