Lajmet nga UBT

UBT lidh memorandum bashkëpunimi me Odën e Afarizmit të Kosovës

Rektori Edmond Hajrizi përgëzoi OAK-un për angazhimin e saj.

Published

on

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi dhe kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, në emër të dy institucioneve  kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me qëllim të lidhjes së bashkëpunimit, nga i cili mund të përfitojnë shumë studentë të UBT-së.

Ky memorandum i bashkëpunimit parashihet të ketë si rrjedhojë shkëmbimin e përvojave dhe sigurimit të një qasje sistematike ndaj problemeve të identifikuara gjatë punës së përbashkët, aktivitete të përbashkëta për të bërë ndikim në politikë-bërje dhe vendimmarrje që ndërlidhet me qëllimet kryesore të të dyja palëve, e gjithashtu edhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit reciprok në mes tyre për promovim dhe përkrahje në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe social.

Rektori Edmond Hajrizi, përgëzoi OAK-un për angazhimin e saj dhe vlerësoi këtë bashkëpunim me qëllim të krijimit të partneritetit në mes bizneseve, studentëve dhe teknologjisë.

Sipas Hazirit, bashkëpunimi ndërmjet përfaqësuesve të bizneseve dhe institucioneve arsimore është shumë i nevojshëm, pasi që vetëm kështu mund të arrijmë deri tek ndërlidhja e studentëve me tregun e punës.

Ndërsa, kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi me këtë rast theksoi se OAK është e fokusuar në shërbimet e bizneseve, rrjetëzimin, identifikimin e problemeve të bizneseve të cilat janë të shumta, deri te alternativat e zgjidhjes së tyre.

Ai shtoi që OAK është duke lobuar në vazhdimësi që të bëhet ndërlidhja e kuadrove të kualifikuar me nevojat e tregut të punës dhe rëndësinë e përfshirjes së sistemit të arsimit dual në shkollat profesionale.

Aktualitet

Punëtori në UBT për sigurinë digjitale dhe fuqizimin e të rinjve

Published

on

Studentët e Fakultetit të Psikologjisë në UBT, të udhëhequr nga profesoresha Anita Sadikaj, në bashkëpunim me organizatën Assist Kosovo dhe WDN organizuan një punëtori me fokurs në sigurinë digjitale dhe fuqizimin e të rinjve.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe studentë nga programe të ndryshme, ku mësuan mënyrat se si të njohin dhe të parandalojnë dhunën me bazë gjinore të ndihmuar nga teknologjia (TFGBV), si dhe si të lëvizin me siguri në hapësirat digjitale.

Atmosfera u bë më interaktive dhe bashkëbiseduese falë udhëheqjes së Leonitës dhe Fjordës, të cilat u vlerësuan për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në komponentën rinore.

Continue Reading

Aktualitet

UBT dhe Policia e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e kapaciteteve në teknologji dhe siguri publike

Published

on

Në një hap të rëndësishëm për avancimin e fushës së teknologjisë informative dhe komunikimit, UBT dhe Policia e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Ky partneritet ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe ofrimin e mundësive të reja për zhvillimin e burimeve njerëzore, arsimimin dhe trajnimin e specialistëve të Policisë në fushën e sigurisë publike dhe teknologjisë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, me qëllim forcimin e bashkëpunimit akademik dhe praktik mes dy institucioneve.

Marrëveshja e arritur do të mundësojë zhvillimin e formave të reja të bashkëpunimit në fushat e arsimit, trajnimit profesional dhe përdorimit të teknologjive inovative, që janë thelbësore për të përmbushur kërkesat e sigurisë publike në një botë gjithnjë e më digjitalizuar. Pjesë e këtij bashkëpunimi është gjithashtu ndihma për forcimin e kapaciteteve të Policisë për t’u përballur me sfidat e reja që paraqiten në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

UBT mbetet i angazhuar në zhvillimin e vazhdueshëm të programeve akademike dhe përgatitjes së ekspertëve të nivelit të lartë, të gatshëm për t’u integruar në sektorët më të rëndësishëm të shoqërisë.

 

Continue Reading

Aktualitet

Nxënësit e UBT International Smart Schools fitues të çmimit “Best Youth-Led Initiative” në Balkan International Youth Summit 2025

Published

on

Nxënësit e UBT International Smart Schools u nderuan me çmimin “Best Youth-Led Initiative” gjatë Balkan International Youth Summit for Peace 2025, për projektet e tyre inovative të prezantuara në kuadër të S!NERGY Youth Innovation Forum.

Marta Çerkini dhe Endrit Krasniqi garuan me projektet e tyre në këtë forum, ku projekti i nxënëses Marta Çerkini u shpall fituese si një nga projektet më të mira. Ky çmim vlerëson fuqinë e udhëheqjes së të rinjve, iniciativën dhe kreativitetin e tyre, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Programi përfshiu trajnimin Peace Designer Training, i cili përgatiti nxënësit për të zhvilluar projekte inovative me ndikim social dhe për të kontribuar në promovimin e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Continue Reading

Aktualitet

Inovacion, qëndrueshmëri dhe ndikim social: Fjalimi i Rektorit Hajrizi në samitin e të rinjve

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në Balkan International Youth Summit for Peace 2025, një ngjarje e rëndësishme që mblodhi mbi 120 të rinj nga më shumë se 40 shtete të botës, së bashku me personalitete akademike, politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në kuadër të samitit, Rektori Hajrizi mbajti një fjalim rreth temës: “Leading beyond boundaries: Innovation, Sustainability and Social Impact at UBT”, ku theksoi rëndësinë e inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në arsim, si dhe rolin e UBT-së në fuqizimin e të rinjve si liderë të së ardhmes.

Ai theksoi se përmes edukimit dhe projekteve ndërkombëtare, studentët e UBT-së mësojnë të krijojnë ndikim social pozitiv, të ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe të përfshihen aktivisht në shoqëri.

Samiti, i organizuar nga Youth and Students for Peace Balkan (YSP Balkan) në bashkëpunim me komunat e Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, zhvilloi tre ditë të plota dialogu, aktivitete inovative dhe programe kulturore që nxisin shkëmbimin ndërkulturor dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar midis të rinjve.

Continue Reading

Të kërkuara