Lajmet nga UBT

UBT lanson kampanjën “Leading the Way”

Published

on

UBT – kryeqendra për arsim cilësor dhe inovativ po hapë zyrtarisht kampanjën “Leading the Way” me qëllimin për të bashkuar të rinjtë nga të gjitha qendrat e Kosovës dhe rajonit, në institucionin lider të arsimit të lartë.

Përmes “Leading the Way” – UBT dëshmon se është institucioni lider dhe më i ranguar në rajon për cilësi, shkencë, teknologji, inovacion dhe ndikim pozitiv në shoqëri, dhe me këtë rast fton të gjithë të rinjtë #jointheLEADER, për të qenë pjesë e tij.

Vetëm duke zgjedhur më të mirin, ju mund të jeni liderët e së ardhmes në profesionet e përzgjedhura për studime, dhe në këtë mënyrë ju do të jeni kontribuesit më të mëdhenj në vend dhe mburrja e Kosovës kudo në botë.

lajme

Artistja Arbresha Hoxha prezanton veprat e saj në Barcelonë, New York dhe Vjenë

Published

on

By

Artistja dhe dizajnerja, njëherit profesoreshë në Fakultetin e Artit dhe të Dizajnit në UBT, Arbresha Hoxha do të përfaqësojë krijimtarinë e saj në tri ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare të artit bashkëkohor gjatë vitit 2026, duke zgjeruar praninë e saj artistike në skenën globale dhe duke promovuar artin shqiptar në kontekste prestigjioze ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e parë do të realizohet në Barcelona Contemporary Art Exhibition 2026, e cila do të mbahet në Barcelonë gjatë muajit korrik 2026. Në këtë ekspozitë ndërkombëtare, veprat e Arbresha Hoxhës do të prezantohen përkrah artistëve nga vende të ndryshme të botës, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe shkëmbimi profesional me kuratorë, artistë dhe institucione kulturore ndërkombëtare.

Më pas, veprat e saj do të ekspozohen në Times Square Billboard Showcase në New York City, një platformë prestigjioze që promovon artin digjital dhe bashkëkohor në një nga hapësirat publike më ikonike në botë. Kjo pjesëmarrje përfaqëson një mundësi të rëndësishme për prezantimin e krijimtarisë së saj para një audience të gjerë ndërkombëtare.

Gjithashtu, më 27–28 qershor 2026, Arbresha Hoxha do të marrë pjesë në një ekspozitë ndërkombëtare të arteve pamore në Vjenë, Austri, ku do të ekspozojë veprat e saj së bashku me artistë nga vende të ndryshme. Ngjarja synon të nxisë dialogun ndërkulturor dhe shkëmbimin e ideve artistike përmes praktikave bashkëkohore të artit vizual.

Këto paraqitje ndërkombëtare dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm të Arbresha Hoxhës në zhvillimin e praktikës së saj artistike dhe në promovimin e artit shqiptar në skenën ndërkombëtare. Përmes pjesëmarrjes në këto ngjarje të rëndësishme, ajo kontribuon në forcimin e dialogut kulturor dhe në prezantimin e vlerave bashkëkohore të artit vizual para publikut global.

Continue Reading

lajme

Profesoresha Gonxhe Beqiri prezanton punimin shkencor në konferencën e 10-të ndërkombëtare mbi ESG dhe Inteligjencën Artificiale

Published

on

By

Profesoresha e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE) në UBT, Prof. Gonxhe Beqiri, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare shkencore “10th FEB International Scientific Conference: Sustainable Governance and Management: Navigating the ESG and AI Transformation”, e mbajtur më 12 dhe 13 maj 2026.

Në kuadër të kësaj konference, ajo prezantoi punimin shkencor me titull “Business Communication and Presentation Techniques in the Era of Artificial Intelligence: Advantages and Challenges to a Better Sustainable Decision-Making Process”, i cili trajton ndikimin e inteligjencës artificiale në komunikimin bashkëkohor të biznesit dhe në proceset e vendimmarrjes organizative.

Punimi analizoi rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të inteligjencës artificiale në transformimin e praktikave të komunikimit dhe prezantimit në biznes, duke evidentuar avantazhet që kjo teknologji sjell në rritjen e efikasitetit, qasjen në informacione dhe mbështetjen e proceseve vendimmarrëse. Njëkohësisht, studimi adresoi edhe sfidat që lidhen me përdorimin e inteligjencës artificiale, përfshirë aspektet etike, besueshmërinë e informacionit dhe nevojën për zhvillimin e kompetencave të reja profesionale.

Konferenca mblodhi studiues, profesorë dhe ekspertë nga vende të ndryshme, duke shërbyer si platformë për shkëmbimin e ideve dhe diskutimin e zhvillimeve më të fundit në fushën e qeverisjes së qëndrueshme, menaxhimit modern, ESG-së dhe transformimit digjital.

Continue Reading

Lajmet

“Savings Game” fuqizon njohuritë financiare të studentëve të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT

Published

on

By

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE) në UBT morën pjesë në trajnimin praktik “Savings Game”, një aktivitet edukativ i organizuar nga Deutsche Sparkassenstiftung für Internationale Kooperation (DSIK) dhe i mbështetur nga BMZ – Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Përmes një simulimi interaktiv, studentët patën mundësinë të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në menaxhimin e financave personale, planifikimin e shpenzimeve dhe rëndësinë e kursimit afatgjatë. Aktiviteti u konceptua për t’i vendosur pjesëmarrësit në situata reale financiare, duke i sfiduar ata të marrin vendime ekonomike dhe të analizojnë pasojat e tyre.

Të organizuar në ekipe, studentët punuan me skenarë të ndryshëm që përfshinin menaxhimin e të ardhurave, planifikimin e buxhetit, krijimin e kursimeve dhe përballimin e sfidave të papritura financiare. Kjo qasje praktike u mundësoi atyre të kuptojnë më mirë rëndësinë e planifikimit financiar dhe të zhvillojnë shkathtësi të vlefshme për jetën profesionale dhe personale.

Gjatë aktivitetit, studentët treguan interesim dhe angazhim të lartë, duke kontribuar aktivisht në diskutime dhe në procesin e vendimmarrjes brenda ekipeve. Trajnimi “Savings Game” u vlerësua si një metodë inovative dhe efektive e të mësuarit, e cila kombinon edukimin financiar me punën ekipore, analizën praktike dhe zhvillimin e kompetencave që kërkohen në tregun bashkëkohor të punës.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të UBT-së për t’u ofruar studentëve përvoja praktike dhe mundësi të reja për zhvillimin e aftësive profesionale, duke i përgatitur ata për sfidat e botës reale dhe të ekonomisë moderne.

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e UBT-së publikojnë punim ndërkombëtar për vlerësimin e cilësisë së ujit të lumit Drenicë

Published

on

By

Profesorët e UBT-së në bashkëpunim me studiues nga universitete të rajonit, Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera, kanë publikuar një punim shkencor ndërkombëtar mbi cilësinë e ujit të lumit Drenicë.

Punimi me titull “Integrated water quality assessment of the Drenica River using macroinvertebrates and Promethee decision method” analizon gjendjen ekologjike të lumit duke përdorur metoda shkencore të avancuara për vlerësimin e ndotjes dhe cilësisë së ujit.

Studimi synon të kontribuojë në menaxhimin e integruar të burimeve ujore,  duke ofruar të dhëna dhe informacione  aktuale për cilësinë e ujit të lumit Drenicë,  të rëndësishme për institucionet  politikëbërëse, si dhe për hulumtues e studiues të  shkencave të natyrës, ekologjisë, inxhinierisë, etj.

Continue Reading

Të kërkuara