Lajmet nga UBT

UBT lanson kampanjën “Leading the Way”

Publikuar

UBT – kryeqendra për arsim cilësor dhe inovativ po hapë zyrtarisht kampanjën “Leading the Way” me qëllimin për të bashkuar të rinjtë nga të gjitha qendrat e Kosovës dhe rajonit, në institucionin lider të arsimit të lartë.

Përmes “Leading the Way” – UBT dëshmon se është institucioni lider dhe më i ranguar në rajon për cilësi, shkencë, teknologji, inovacion dhe ndikim pozitiv në shoqëri, dhe me këtë rast fton të gjithë të rinjtë #jointheLEADER, për të qenë pjesë e tij.

Vetëm duke zgjedhur më të mirin, ju mund të jeni liderët e së ardhmes në profesionet e përzgjedhura për studime, dhe në këtë mënyrë ju do të jeni kontribuesit më të mëdhenj në vend dhe mburrja e Kosovës kudo në botë.

Lajmet

10 studentë të UBT-së suksesshëm përfundojnë praktikën profesionale në Coca Cola

Publikuar

nga

Pas një periudhe të përkushtuar dhe të mbushur me mësime të vlefshme, 10 studentë të UBT-së kanë përfunduar me sukses praktikën profesionale në Coca-Cola HBC Kosova. Ky është një moment i veçantë për ata, si dhe për universitetin, që vazhdon të angazhohet për përgatitjen e studentëve për tregun e punës.

Studentët Melisa, Rinesa, Rroni, Milaimi, Dijari, Elsa, Brilanti, Orgesa, Hamza dhe Oresti kanë pasur mundësinë të fitojnë njohuri të reja dhe eksperiencë të jashtëzakonshme gjatë kësaj praktike. Ata kanë zhvilluar aftësi të rëndësishme që do t’i ndihmojnë në karrierën e tyre të ardhshme, duke u përgatitur për sfida të reja në botën e punës.

Ky sukses është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes UBT-së dhe Coca-Cola HBC Kosova, një partneritet që ofron mundësi të shkëlqyera për studentët. Kjo praktikë jo vetëm që i ndihmon ata të zbatojnë njohuritë e marra në mësime, por gjithashtu u ofron një ambient profesional ku mund të zhvillojnë aftësi praktike në një nga kompanitë më të njohura ndërkombëtare./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Bashkohuni me liderin e arsimit: Regjistrohu në UBT!

Publikuar

nga

UBT njofton se ka hapur thirrjen e fundit për regjistrime në programet në Bachelor. Kjo është mundësia juaj për t’u bashkuar me liderin e arsimit në rajon dhe për të përfituar nga një përvojë edukative e jashtëzakonshme.

UBT ofron një kurrikulë të pasur dhe të strukturuar, e cila është krijuar për të përmbushur nevojat e tregut të punës. Me një staf profesional dhe ekspertizë ndërkombëtare, studentët do të kenë mundësinë të mësojnë nga më të mirët në fushat e tyre. Infrastruktura e avancuar e universitetit ofron ambiente moderne për mësim dhe praktikë, duke siguruar një eksperiencë të plotë dhe cilësore për çdo student.

Disa nga programet që mund të përfshiheni janë:

  • Media dhe Komunikim
  • Gjuhë Angleze
  • Aktrim
  • Muzikë Moderne
  • Prodhim Digjital dhe Menaxhment
  • Shkenca Politike
  • Studime të Sigurisë
  • Juridik
  • Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë
  • Inxhinieri e Energjisë
  • Turizëm
  • Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji
  • Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit

Mos e humbni këtë mundësi të shkëlqyer! Vendet janë të kufizuara, prandaj regjistrohuni sa më shpejt për të siguruar vendin tuaj.

Bashkohuni me UBT dhe bëhuni pjesë e një komuniteti akademik që promovon inovacionin dhe suksesin. Udhëhiqni në çdo profesion me profesionalizëm dhe përgatituni për të ardhmen që e meritoni!

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

UBT dhe UNDP bashkëpunojnë për të lansuar programin e mentorimit dhe trajnimit për Startup-et në industrinë kreative

Publikuar

nga

UBT, i përfaqësuar nga Rektori Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nënshkruar një kontratë për realizimin e projektit “Dizajnimi dhe zbatimi i një programi mentorimi dhe trajnimi për Startups që operojnë në industrinë kreative”.

Ky projekt ka për qëllim mbështetjen e startup-eve që veprojnë në sektorët inovativë dhe kreativë, duke ofruar një platformë të dedikuar mentorimi dhe trajnimi. Në këtë kuadër, 9 profesorë nga UBT do të përfshihen në ekipin profesional që do të ofrojë mbështetje dhe këshillim strategjik për kompanitë e përzgjedhura nga UNDP.

Fushat kryesore të përfshira në këtë program janë:

Media dhe audiovizualet – për prodhimin dhe zhvillimin e përmbajtjes vizuale dhe mediatike.

Shërbimet kreative – përfshirë dizajnin e brendshëm, dizajnin grafik, dizajnin e modës, arkitekturën, reklamimin, dizajnin e lojërave dhe dizajnin industrial.

Teknologjitë inovative – Realiteti i Shtuar (AR), Realiteti Virtual (VR), Inteligjenca Artificiale (AI) dhe Blockchain (BC), të cilat po sjellin ndryshime në industrinë kreative.

Nga ana e UBT-së, udhëheqës i ekipit është caktuar Dr. Besnik Skenderi, i cili do të koordinojë procesin e mentorimit dhe trajnimit nga ana e UBT-së për të siguruar përputhjen e programit me objektivat e përcaktuara.

Ky projekt pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e ideve të reja dhe avancimin e produkteve dhe shërbimeve të kompanive që operojnë në industrinë kreative, duke ndihmuar në krijimin e mundësive të reja për inovacion dhe rritje në këtë sektor.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Votoni për UBT-në në Triple E Awards: Dy nominime të rëndësishme për institucionin dhe Kosovën

Publikuar

nga

UBT edhe këtë vit ka hyrë në listën finale dhe është nominuar për çmimin kryesor nga Triple E Award në dy kategori, në kategorinë institucionale për çmimin “Young Entrepreneurial University of the Year”, si dhe në kategorinë individuale për çmimin Entrepreneurship Educator of the Year.

Për të votuar UBT-në, në kategorinë institucionale, ju lusim të votoni në këtë link: Triple E Award – Vote – https://europe-africa2024.triple-e-awards.com/finalist/id/858?fbclid=IwY2xjawFVLr5leHRuA2FlbQIxMAABHVc8cE-HeX4ImTzOAfCPvvjTybDEvhRc58UwjLG0J78AZB5rwFnA6Zse1A_aem_pCJ6ExgNQFhPpMjJX_BaAw, duke dhënë fillimisht e-mail adresën tuaj. Ju rikujtojmë se verifikimi i votës përmes e-mailit tuaj është i domosdoshem, në mënyrë që të përfundohet procesi i votimit.

Për të votuar për nomimin e UBT-së në kategorinë individuale, në të cilën Rektori Prof. Dr. Edmond Hajrizi është nominuar me projektin e quajtur “Empowering Innovators by Transforming Theory into Action: Navigating Innovation and Sustainability”, ju lusim të votoni në këtë link: https://europe-africa2024.triple-e-awards.com/finalist/id/942, duke dhënë fillimisht e-mail adresën tuaj. Ju rikujtojmë se verifikimi i votës përmes e-mailit tuaj është i domosdoshem, në mënyrë që të përfundohet procesi i votimit.

Për të dhënë votën tuaj edhe në platformat sociale, ju lusim të ndiqni procedurat e më poshtme:

Për Facebook, mund të bëni një postim me këtë përmbajtje:

https://europe-africa2024.triple-e-awards.com/finalist/id/942

@https://lnkd.in/d6vwxdB7

#ACEEU_Awards

#2024Entry942

Për Platformën X (ish Twitter) mund të bëni një postim/tweet me këtë përmbajtje:

#ACEEU_Awards #2024Entry942

Për Platformën LinkedIn mund të bëni një postim me këtë përmbajtje: 

https://lnkd.in/dfSj3-ZX

@https://lnkd.in/d6vwxdB7

#ACEEU_Awards

#2024Entry942

Ju rikujtojmë se votimi juaj dhe miqve tuaj është shumë i rëndësishëm në këtë fazë të nominimit final.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara