Lajmet nga UBT

UBT ju uron suksese maturantëve në testin shtetëror të maturës

Published

on

Të dashur maturantë,

Ju po përmbyllni me shumë sukses një̈ rrugëtim tejet të rëndësishëm në jetën tuaj, andaj ju përgëzojmë për të arriturat tuaja. Megjithatë, ky është vetëm fillimi i rrugëtimi të jetës tuaj akademike dhe profesionale. Prandaj, UBT ju uron shumë suksese në testin shtetëror të maturës.

Secili prej jush, tashmë është̈ përballë̈ zgjedhjes, që me shumë gjasë, do të vendosë edhe të ardhmen e karrierës tuaj, prandaj këshilla jonë për ju është̈ që të merrni sa më shumë informacione mbi programet dhe profesionistët për të cilët sot ka nevojë vendi ynë, por edhe bota.

Ajo se çka ofrojmë̈ ne për studentët tanë̈ janë̈ programe të shumta studimi dhe disa të tjera në proces të akreditimit, rreth 200 specializime, qindra bursa studimi në UBT dhe për studime në rreth 500 universitetet tona partnere, më shumë se 100 laboratorë̈ të sofistikuar dhe të pajisur me mjetet më bashkëkohore në nivel botëror, mundësi për pjesëmarrje nëpër gara e vizita studimore brenda dhe jashtë̈ vendit, mundësi të shumta për punë praktike e punësim ende pa i përfunduar studimet, e shumë mundësi të tjera, të cilat do t’i fitoni vetëm pasi të filloni rrugëtimin tuaj profesional në UBT.

Me UBT-në ju do të keni mundësi që të përjetoni nivelin më të lartë të studimeve në një institucion të licencuar dhe të njohur për ekselencë dhe për standarde të larta nga EFQM dhe ISO 9001:2015, si organizatat më të rëndësishme dhe më të njohura botërore për matje të cilësisë̈.

UBT është̈ institucioni privat i arsimit të lartë me më së shumti programe dhe specializime të akredituara në Kosovë, përpos kësaj, këto programe i përkasin fushave të cilave u mungojnë̈ ekspertët, andaj ju do të gjeni punë ende pa i përfunduar studimet, ashtu siç̧ kanë gjetur mbi 98% e studentëve tanë̈ tash e 19 vite.

Të gjitha studimet janë̈ krijuar në atë̈ formë që të jenë sa më afër jush, përmes qendrave dhe kampuseve në Prishtinë, Lipjan, Ferizaj, Pejë, Gjilan dhe Prizren.

Programet në të cilat ju mund të studioni në UBT janë:

–           Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

–           Shkenca kompjuterike dhe Inxhinieri

–           Menaxhim i Mekatronikës

–           Sistemet e Informacionit

–           Juridik

–           Arkitekturë

–           Inxhinieri e Ndërtimit

–           Shkenca Politike

–           Media dhe Komunikim

–           Inxhinieri e Energjisë

–           Infermieri

–           Dizajn i Integruar

–           Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji

–           Farmaci

–           Stomatologji

–          Arti dhe Mediat Digjitale

–          Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhmet

–         Teknik i Radiologjisë

–         Teknik i Anesteziologjisë

–         Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit

Programet në proces të akreditimit janë:

  • Dizajn i Integruar i Avancuar
  • Studime të Sigurisë
  • Gjuhë dhe Kulturë
  • Gjuhë Angleze
  • Trashëgimia dhe Menaxhimi i Turizmit
  • Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes
  • Trafiku dhe Menaxhim i Transportit
  • Psikologji
  • Mjekësi e Përgjithshme
  • Kujdesi Paliativ dhe Kirurgjik
  • Teknik Dentar
  • Shendet Publik dhe Menaxhim
  • Laborat i Biokimisë Mjekësore
  • Shkenca Paramjekësore
  • Biznes dhe Teknologji
  • E drejta Penale
  • Bachelor Profesional në Fizioterapi
  • Zhvillim dhe Urbanizëm
  • Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturës

Përpos studimeve në UBT, përgjatë̈ viteve të studimit, ju do të keni mundësinë̈ që të studioni jashtë̈ vendit edhe përmes bursave nga programe të ndryshme evropiane dhe amerikane, diploma të dyfishta dhe programe për studime të përbashkëta me universitete të ndryshme partnere.

Vendimi për studime merret një̈ herë në jetë, prandaj përkujdesuni që të merrni vendimin e duhur që në fillim.

Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më të miri!/UBTnews

Vendi

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Vendi

Profesoresha Lisjeta Thaqi Jashari mban ligjërata për inteligjencën artificiale në Universitetin e Salentos

Published

on

By

Profesoresha e gjuhës angleze në UBT, Lisjeta Thaqi Jashari, po qëndron për një vizitë akademike në Universitetin e Salentos në Lecce të Italisë, ku po zhvillon ligjërata dhe takime profesionale me kolegë të universitetit pritës.

Në qendër të ligjëratave të saj janë metodat bashkëkohore të mësimdhënies së diferencuar me mbështetjen e inteligjencës artificiale. Profesoresha e UBT-së po trajton mënyrat se si mësimdhënësit mund t’i shfrytëzojnë këto teknologji inovative për t’ua përshtatur materialet dhe aktivitetet mësimore studentëve me nivele të ndryshme të njohurive.

Gjatë kësaj vizite akademike po zhvillohen edhe takime që synojnë shkëmbimin e përvojave mbi përdorimin e teknologjisë në arsim, si dhe hapjen e rrugëve për bashkëpunime të reja akademike.

Continue Reading

Vendi

Fakulteti i Psikologjisë organizon bashkëbisedim për parandalimin e dhunës dhe rolin e shërbimeve psikologjike

Published

on

By

Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka organizuar një bashkëbisedim me studentët e vitit të parë lidhur me trajtimin e dhunës, parandalimin e saj dhe rolin e shërbimeve psikologjike në shoqëri.

Aktiviteti i udhëhequr nga ligjëruesja Violeta Zefi bëri bashkë Zana Hamiti Asllanin nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, Kadri Gashin nga Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime, si dhe Dekanen e Fakultetit të Psikologjisë Denis Celcima dhe ligjëruesen Elona Krasniqi.

Të nxitur nga ngjarjet e fundit në vend, pjesëmarrësit u përqendruan te rreziku i përsëritjes së rasteve të dhunës dhe nevoja për një qasje të koordinuar institucionale.

Vëmendje e veçantë gjatë diskutimit i u kushtua edukimit, risocializimit dhe mbështetjes psikologjike për burrat dhe djemtë kryerës të dhunës, si element kyç për parandalimin e këtij fenomeni.

Continue Reading

Lajmet

Ndryshimet klimatike dhe sfidat globale: Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, folës në samitin botëror COP31 në Antalya

Published

on

By

UBT do të marr pjesë në Konferencën e 31-të të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP31), përmes pjesëmarrjes së Rektorit, Prof. Dr. Edmond Hajrizi në një panel ndërkombëtar të nivelit të lartë.

Më 18 nëntor 2026, në orën 13:00, në zonën Blue Zone të COP31 në Antalya, Rektori Hajrizi do të jetë folës në panelin me temë “From Universities to a Global Climate Alliance: Shared Vision and Action for Green Transition”, nën moderimin e Rektorit të Universitetit Çanakkale Onsekiz Mart, Prof. Dr. R. Cüneyt Erenoğlu.

Në kuadër të këtij paneli, Rektori Hajrizi do të prezantojë temën: “From Smart Campuses to Climate-Resilient Cities: The 5S Approach to University Living Labs”.

Prezantimi do të fokusohet në modelin UBT Smart City, duke trajtuar integrimin e arsimit, kërkimit shkencor, teknologjive të avancuara dhe veprimit klimatik në zhvillimin e kampuseve inteligjente dhe të qëndrueshme. Kjo pjesëmarrje përfaqëson gjithashtu vazhdimësinë e bashkëpunimit akademik ndërmjet UBT-së dhe Universitetit Çanakkale Onsekiz Mart, i cili filloi me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në vitin 2024.

Në kuadër të këtij partneriteti, me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), në UBT është realizuar Projekti i Transformimit të Gjelbër, me pjesëmarrjen e rreth 30 studentëve. Përmes pjesëmarrjes në COP31, UBT synon të ndajë përvojën e tij akademike dhe institucionale, të promovojë inovacionin dhe të forcojë partneritetet ndërkombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përballimin e sfidave klimatike.

Continue Reading

Të kërkuara