Lajmet

UBT-ja organizon festivalin më të madh akademik të dijes në Evropë, pjesëmarrës 15 mijë persona

Published

on

Kolegji UBT nga data 1 deri më 31 korrik do të organizojë festivalin më të madh akademik të dijes në Evropë, “Global UBT FEST 2021”.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, në një konferencë për medie tha se në kuadër të festivalit do të jenë pjesëmarrëse 30 shkolla verore. Ai më tej ka sqaruar se pritet që të marrin pjesë 600 folës nga e gjithë bota, ku do të marrin pjesë 15 mijë persona.

Tutje, ai tha se fokusi kryesor do të jetë të zhvillimi i qëndrueshëm i bazuar në 17 qëllime kryesore sa i përket dijes.

“Jemi ndër universitet më të mira. Në shumë kompetecione kemi dalë të parë dhe jemi vlerësuar maksimalisht. Një festival që përmban aktivitete të edukimit, shkencës dhe dëshirojmë që Kosova të jetë e rëndësishme sa i përket dijes në Evropë. Festivali Global UBT Fest 2021 ka tema gjithëpërfshirëse deri në vitin 2030. Si UBT kemi krijuar rezultate të mira që mund t’i prezantojmë në aspektin global. Në kuadër të festivalit Global UBT Fest do të ketë 30 shkolla verore, forume dhe ekspozita dhe prezantime të ideve inovative. Rreth 150 fusha të ndryshme i cili festival do të zgjasë nga 1 korriku deri me 31 korrik. Presim të kemi 600 folës nga vende të ndryshme të botës dhe 15 mijë pjesëmarrës. Është festivali më i madh i dijes në Evropë. Do të kemi edhe gara në fushën e sportit, artit të teknologjisë, kulturës. Ku nxjerrim prej tyre edhe talent”, deklaroi ai.

Lajmet

Diskutimet për zhbllokim: Presidentja Osmani takohet edhe me deputetin Fikrim Damka

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve konsultative me liderët e partive politike, ka pritur në takim kryetarin e kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës Fikrim Damka.

Takimet janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare.

Presidentja Osmani ka filluar këtë raund të ri të konsultimeve pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, që ka sjellë më shumë qartësi për rrjedhën e procesit të konstituimit. Takimet po mbahen në mënyrë të ndarë me secilin lider politik, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të dakorduar dhe funksionale.

Në vijim të agjendës së saj, Presidentja sot pritet të takohet edhe me përfaqësues të komuniteteve.

Osmani i priti të mërkurën kreun e VV-së, Albin Kurtin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga kriza institucionale.

Në takim, Osmani u bëri thirrje liderëve që “sa më shpejt”, apo brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrijnë pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit, tha Presidenca në një komunikatë pas takimit.

Continue Reading

Lajmet

​Ministria e Punëve të Brendshme lanson fushatën kundër të shtënave festive

Published

on

By

Ministria e Punëve të Brendshme lansoi fushatën e re ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive, me slloganin “Festo me zemër, jo me armë”.

Gjatë prezantimit, u publikuan të dhëna nga fushata e vitit 2024, ku u evidentua një rritje prej 40% e raportimeve nga qytetarët për të shtënat festive.

Sipas statistikave zyrtare, janë konfiskuar 121 armë, janë arrestuar 177 persona dhe janë pranuar gjithsej 133 raportime nga qytetarët për raste të të shtënave festive.

Zyrtarët potencuan se këto rezultate dëshmojnë vetëdijesimin në rritje të qytetarëve, por edhe nevojën për vazhdim të fushatave të tilla.

Zyrtarët e MPB-së ritheksuan se qëllimi kryesor i kësaj fushate është që “gëzimi i qytetarëve të mos shndërrohet në tragjedi”, duke i ftuar të gjithë të kontribuojnë për një mjedis më të sigurt dhe pa armë.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani takohet edhe me Nenad Rashiqin, ngërçi në fokus

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve konsultative me liderët e partive politike, ka pritur sot në takim edhe kryetarin e partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq.

Takimet janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare.

Presidentja Osmani ka filluar këtë raund të ri të konsultimeve pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, që ka sjellë më shumë qartësi për rrjedhën e procesit të konstituimit. Takimet po mbahen në mënyrë të ndarë me secilin lider politik, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të dakorduar dhe funksionale.

Në vijim të agjendës së saj, Presidentja sot pritet të takohet edhe me përfaqësues të komuniteteve.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani takohet me kryetarin e partisë “Guxo” Faton Peci, diskutohet për bllokadën

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve konsultative me liderët e partive politike, ka pritur sot në takim kryetarin e partisë “Guxo”, Faton Peci, në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe konstituimin e Kuvendit të ri, raporton Ekonomia Online.

Para takimit, Peci deklaroi se këto konsultime përbëjnë një përpjekje të rëndësishme për përmirësimin e situatës aktuale dhe theksoi gatishmërinë e subjektit që ai përfaqëson për të dhënë kontributin e vet.

Përpjekja e radhës për përmirësim të situatës. Besoj se këto takime janë në funksion të daljes nga kjo bllokadë. Ne jemi për të kontribuar brenda mundësive,” u shpreh Peci.

Continue Reading

Të kërkuara