AI

UBT-ja ka arritur që përmes inteligjencës artificiale të bëjë testimin e njohurive të studentëve

Rektori njoftoi se përmes inteligjencës artificiale UBT-ja bëri edhe testimin e shëndetit të njeriut.

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi njoftoi se si inteligjenca artificiale po shfrytëzohet në edukim. Ai në konferencën ndërkombëtare “Kufijtë e lirisë së fjalës”, tha se UBT-ja përmes inteligjencës artificiale ka mundësuar testimin e njohurive të studentëve.

“Ne kemi arritur sot që përmes ndërlidhjes të inteligjencës artificiale dhe realitetit virtual dhe të shtuar, ne të bëjmë studentët tanë të kenë mundësi të testohen nga një profesor i inteligjencës artificiale për temën për të cilën do të hyjë në provim. Sistemi jonë e konfirmon që ti ke arritur te kompetenca, po flet bukur, ke hyrë thellë, je duke u përgjigjur saktë apo ke nevojë ende të zhvillohesh. Një lloj stimulimi mjaft i mirë, nganjëherë më i mirë se njeriu për të konfirmuar se a je gati për kompetencën apo nuk je”, deklaroi Hajrizi.

Rektori njoftoi se përmes inteligjencës artificiale UBT-ja bëri edhe testimin e shëndetit të njeriut./UBTNews/

AI

Master në AI? UBT – i vetmi që ofron programin Shkenca Kompjuterike me orientim në këtë fushë

Published

on

Në një kohë kur inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën si jetojmë dhe punojmë, UBT sjell në Kosovë një nga programet më të avancuara të studimeve master – Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, me orientim të veçantë në këtë fushë.

Programi, i ndërtuar mbi standarde ndërkombëtare dhe i mbështetur nga laboratorët më modernë në vend, synon të formojë gjeneratën e re të ekspertëve që do të udhëheqin transformimin digjital në Kosovë dhe më gjerë.

Ky master përfshin edhe dy orientime të tjera: Inxhinieria e Komunikimit dhe Inxhinieria e Sistemeve Softuerike. Planprogrami është hartuar me standarde ndërkombëtare, duke u mbështetur në laboratorët më të sofistikuar të teknologjisë informative në vend dhe në bashkëpunimin me profesorë të njohur ndërkombëtarisht, të cilët sjellin përvojën dhe ekspertizën e tyre në UBT.

Studentët e këtij programi do të kenë mundësinë të zhvillojnë njohuri dhe aftësi në fusha si inteligjenca artificiale, inxhinieria softuerike, shkenca e të dhënave, sistemet informative, rrjetat kompjuterike, robotika, multimedialiteti dhe vizualizimi, si dhe informatika shëndetësore.

UBT garanton kushte moderne studimi, përfshirë laboratorët e sigurisë kibernetike, zhvillimit të softuerëve, modelimit dhe simulimit, telekomunikimit, robotikës dhe realitetit virtual. Ligjëratat do të zhvillohen me orar fleksibël, 2–3 herë në javë pas orës 17:30, duke u përshtatur me nevojat e profesionistëve që tashmë janë aktivë në tregun e punës.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

AI

Si po ndikon inteligjenca artificiale te sytë dhe a do të zëvendësojë okulistin?

Published

on

Inteligjenca artificiale (IA) është kudo – nga lajmet që lexojmë e deri te teknologjia që përdorim çdo ditë. Po tani, ajo po hyn edhe në zyrën e okulistit! Me mungesën e specialistëve të syrit në shumë vende, IA premton diagnostikim më të shpejtë dhe më të lehtë.

Por, a mund të zëvendësojë vërtet një vizitë klasike tek okulisti?

Teknologjia tashmë është këtu! Kamera autonome me IA si LumineticsCore analizon retinën e diagnostikon retinopatinë diabetike (një nga problemet më të zakonshme tek diabetikët) brenda minutave pa pasur nevojë për një mjek në dhomë apo për zgjerimin e bebëzave të syrit. Ky sistem është miratuar nga FDA dhe po përdoret në qendra të shumta mjekësore.

E njëjta teknologji po testohet për të zbuluar edhe sëmundje tjera. Ndërkohë që IA po ndihmon me diagnostikimin, chatbot-et si DocsBot ose EyeGPT po përdoren nga klinikat për të gjetur përgjigje rreth pyetjeve më të zakonshme të pacientëve.

Chatbot-et e Google, Bard dhe Gemini, arritën një saktësi prej 71% në provimin e oftalmologjisë, duke kaluar pragun e nevojshëm për t’u certifikuar si specialistë të syve! Avantazhet dhe kufizimet e IA në kujdesin për sytë

– Për pacientët me diabet, një test i shpejtë në zyrën e endokrinologut mund të shmangë nevojën për vizita të shpeshta tek okulisti.

– IA mund të ndihmojë në mbulimin e mungesës së mjekëve të syve, sidomos në zonat rurale apo tek komunitetet e margjinalizuara.

– Chatbot-et mund të kursejnë kohën e stafit mjekësor duke u përgjigjur pyetjeve bazë të pacientëve.

Megjithatë, ka edhe disa kufizime: IA nuk mund të zëvendësojë një kontroll të plotë të syve për probleme si miopia, hipermetropia apo astigmatizmi.

Teknologjia nuk mund të përshtatë një recetë për syze ose lente kontakti. Inteligjenca artificiale kërkon një konsum të madh energjie dhe disa ekspertë thonë se modelet e ardhshme duhet të jenë më efikase për të shmangur ndikimin negativ në mjedis.

Pra, a do ta zëvendësojë IA vizitën tek mjeku i syve? Për momentin, jo. Edhe pse teknologjia po përmirëson kujdesin shëndetësor, doktorët janë ende të pazëvendësueshëm për diagnoza të detajuara, përcaktimin e trajtimeve dhe vendosjen e recetave. /UBT News/

Continue Reading

AI

Zhvillimi i teknologjisë së IA në shëndetësi/ Prespektivat e reja dhe sfidat

Published

on

Një nga fushat më premtuese ku po zhvillohet teknologjia e inteligjencës artificiale (IA) është shëndetësia. Përdorimi i algoritmeve dhe sistemeve të avancuara të IA për të diagnostikuar dhe trajtuar sëmundje ka sjellë një ndryshim të madh në mënyrën se si mjekët dhe profesionistët e shëndetit e trajtojnë pacientët.

Një nga zhvillimet më të rëndësishme është përdorimi i IA për diagnostikimin e sëmundjeve të rënda, si kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare, duke ndihmuar në zbulimin e simptomave të hershme që mund të shpëtojnë jetë. Algoritmet janë të afta të analizojnë imazhe mjekësore, si skanime, me një saktësi të lartë, madje duke identifikuar shenja që mund të kenë shpëtuar nga sytë e mjekëve.

Për më tepër, IA po përdoret gjithashtu për personalizimin e trajtimeve. Duke analizuar të dhënat e pacientëve dhe historikun e tyre mjekësor, mund të krijohen plane të trajtimit që janë të përshtatura për nevojat individuale të secilit pacient. Kjo i jep mundësi mjekëve të bëjnë vendime më të informuara dhe të rrisin efikasitetin e terapive.

Përdorimi i IA në shëndetësi nuk vjen pa sfida. Njëra prej tyre është mbrojtja e të dhënave personale të pacientëve, pasi sistemi përfshin  informacione të ndjeshme që duhet të mbrohen me rigorozitet. Ka shqetësime në lidhje me mundësinë e gabimeve që mund të bëjë një sistem i bazuar në algoritme, duke kërkuar një ekuilibër mes përdorimit të teknologjisë dhe mbikëqyrjes nga profesionistët e shëndetësisë.

Inteligjenca artificiale ka potencialin të transformojë më tej industrinë e shëndetësisë, duke e bërë më efikase e të qasshme për pacientët.

Por, kjo kërkon një bashkëpunim të ngushtë mes teknologëve, mjekëve dhe autoriteteve shëndetësore për të siguruar që përdorimi i teknologjisë të jetë në përputhje me etikën dhe sigurinë e pacientëve. /UBT News/

Continue Reading

AI

Meta njofton se do të zgjerojë prodhimin e kufjeve të realitetit të përzier

Published

on

By

Të martën Meta njoftoi se do të zgjerojë investimet në inovacionin e inteligjencës artificiale në Vietnam, përfshirë prodhimin e kufjeve më të fundit të realitetit të përzier nga viti 2025.

Kjo u bë e ditur pas një vizite të presidentit për çështje globale nga kompania Meta, Nick Clegg, në Vietnam, vetëm një javë pasi ai u takua me presidentin vietnamez, To Lam, në New York.

“Nga viti 2025, Meta do të zgjerojë prodhimin e pajisjes së saj më të fundit Mixed Reality Quest 3S në Vietnam”, tha Clegg në një deklaratë.

Në Vietnam, Meta ka dhjetëra miliona përdorues të Facebook-ut./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara