Lajmet nga UBT
UBT – institucioni që përbëhet nga një klasë elite e akademikëve
Published
5 years agoon
By
Betim GashiUBT ka ndërtuar një sistem arsimor që përbëhet nga një klasë elite e akademikëve, me një numër të madh të profesorëve të shquar në rajon dhe më gjerë, shumë prej të cilëve janë edhe doktorë të shkencave në fusha të ndryshme.
UBT, përveç që është institucioni me numër të madh të programeve unike të studimit, mbanë primatin edhe si institucioni numër një për nga numri i stafit në proporcion me numrin e studentëve.
Madje, institucioni i ka paraprirë trendit të fundit të teknologjisë, perspektivës së re të epokës së sotme, duke trajnuar profesorët për Realitetin Virtual, që zhvillohet dhe shfaqet përmes syzeve 3D.
Si rezultat, ky fakt u mundëson studentëve që fillojnë karrierën profesionale në UBT të kenë qasje në edukim cilësor evropian, njëherësh kanë mundësinë të marrin përvoja profesionale dhe ndërpersonale në një institucion prestigjioz, siç është UBT.
Në kuadër të UBT-së ligjërojnë emra të njohur të botës akademike, të cilët ndihmuan profesionalisht që Kosovës t’i japin gjenerata të përgatitura përmes praktikave më të mira ndërkombëtare.
UBT mbetet i vetmi që u mundëson studentëve të vet zhvillim akademik e profesional, institucion nga i cili përfitojnë çdo vit shumë mundësi qindra studentë të të gjitha fakulteteve.
Vendi
Prof. Dr. Denis Celcima pjesë e tryezës përmbyllëse të projektit kërkimor STI(G)MA
Published
2 hours agoon
February 28, 2026By
ubtnews
Dekania e Fakultetit të Psikologjisë në UBT, Prof. Dr. Denis Celcima, ishte pjesë e tryezës së rrumbullakët që shënoi përmbylljen e ciklit kërkimor të projektit “STI(G)MA”, një iniciativë shkencore që vendosi në qendër fuqinë e fjalës dhe ndikimin e saj në ndërtimin e kuptimeve shoqërore.

Tryeza u organizua si moment reflektimi dhe diskutimi mbi rezultatet e projektit, i cili nisi nga një pyetje thelbësore: Çfarë bëjnë fjalët me ne — dhe çfarë bëjmë ne me fjalët? Në fokus të studimit ishte diskursi mediatik dhe mënyra se si stigmatizimi shpesh nuk shfaqet me zë të lartë, por depërton në mënyrë të heshtur përmes strukturave gjuhësore dhe modeleve të komunikimit. Prof. Dr. Denis Celcima, në cilësinë e ekspertes së fushës së psikologjisë, kontribuoi në diskutim duke theksuar rëndësinë e analizës së gjuhës si faktor kyç në formësimin e perceptimeve, qëndrimeve dhe sjelljeve sociale.
Ajo vuri në pah se fjalët nuk janë thjesht njësi komunikimi, por bartëse të kuptimeve, etiketimeve dhe përgjegjësive shoqërore, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien psikologjike dhe në marrëdhëniet ndërpersonale. Projekti STI(G)MA nuk u kufizua vetëm në një analizë teorike të diskursit, por u konceptua si një ftesë për të lexuar dhe dëgjuar me më shumë kujdes, për të kuptuar se stigmatizimi shpesh vepron në mënyrë subtile, duke lënë gjurmë të thella në individ dhe komunitet.
Nga “sti(g)ma” te “stima”, siç u theksua gjatë tryezës, fjalët bëjnë dallimin — nga etiketimi drejt vlerësimit, nga gjykimi drejt kuptimit. Në këtë aktivitet morën pjesë studiues, pedagogë, studentë dhe bashkëpunëtorë të projektit, të cilët përmes diskutimeve dhe pyetjeve të tyre kontribuan në një dialog të hapur ndërdisiplinar. U shpreh mirënjohje e veçantë për Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe Universitetin “Fan S. Noli” për mbështetjen dhe besimin në këtë iniciativë kërkimore. Tryeza përmbylli zyrtarisht projektin, por jo edhe pyetjet që ai hapi.
Siç u theksua në përfundim, kërkimi shkencor është një proces i vazhdueshëm, ku përfundimet shpesh shërbejnë si pikënisje për rrugë të reja studimi. Dialogu mbi gjuhën, stigmatizimin dhe përgjegjësinë shoqërore mbetet i hapur, ndërsa rruga e kërkimit vazhdon aty ku kurioziteti shkencor nuk ndalet.


Vendi
Hajrizi: Para 20 vjetësh kishim 5 studentë të IT-së, sot kemi me mijëra
Published
2 hours agoon
February 28, 2026By
ubtnews
Edmond Hajrizi, Rektor i UBT-së, në EURO n’T7 ka thënë se ndër vite ka ndryshuar në tërësi kërkesa për drejtimet që të rinjtë duan të studiojnë; kjo tregon se edhe kërkesat për punë kanë ndryshuar.
Hajrizi, i cili me UBT shënon sivjet 25-vjetorin, tregon se kur kanë hapur degën për studime të teknologjisë informative kishin vetëm 5 studentë në këtë drejtim, derisa sot kanë me mijëra dhe kjo tregon se edhe nevojat e tregut kanë ndryshuar.
“Sot ka ndryshuar mindset-i i të rinjve. Fakti që ne si UBT kemi shkollën më të madhe të shkencave kompjuterike e nuk e kemi fakultetin juridik, i cili është më i vogli, tregon se të rinjtë duan të orientohen nga profesionet e së ardhmes siç janë IT, mjekësia dhe industria kreative, në funksione që faktikisht janë interesante. Njerëzimi sot ka nevojë për shumë profesione e profesionistë, sepse numri i të rinjve po bie, derisa ekonomia po rritet dhe nevojë për juristë të mirë e për ekonomistë të mirë do të ketë gjithmonë. Fakti që çdo vit regjistrohen me mijëra të rinj në fakultete si këto tregon se tregu ka nevojë për profesionistë si juristë ashtu edhe ekonomistë”, ka thënë Hajrizi.
Në anën tjetër, rektori i UBT-së ka kërkuar nga institucionet vendore që të largojnë të gjitha barrierat dhe t’u japin mundësi të rinjve për të studiuar duke mos kufizuar numrin e studentëve për drejtimet më të kërkuara, siç po ndodh në drejtimin e shkencave kompjuterike, ku kërkesa është e madhe derisa numri i studentëve është i kufizuar.
“Ne duhet ta ruajmë cilësinë e studimeve, por po ashtu duhet t’u japim mbështetje edhe më të madhe të rinjve që të kemi sa më shumë kuadro. Unë nuk mendoj se sot ne kemi ndonjë problem sa i përket përmbajtjes, infrastrukturës apo temave që trajtohen në botë; ne jemi në rrugën e njëjtë me të gjithë. Veç lodhesh duke menduar të shkosh diku jashtë për cilësi, sepse këtu i kemi të gjitha, sikur në Amerikë apo diku në Evropë”, ka shtuar Hajrizi.
Kreu i UBT-së po ashtu ka kërkuar nga niveli qendror e lokal i qeverisjes që të ndryshojnë mënyrën e qeverisjes për t’i dhënë më shumë hapësirë zhvillimit të vendit.
Lajmet nga UBT
Nga Kosova në Pragë: Profesorët e UBT-së me publikim shkencor në revistë të indeksuar në Scopus
Published
1 day agoon
February 27, 2026By
UBTNews
Përkushtimi i UBT-së ndaj mësimdhënies cilësore dhe hulumtimeve shkencore vazhdon të dëshmohet përmes sukseseve të radhës akademike në arenën ndërkombëtare.
Profesorët e UBT-së, Dr. Sc. Elmi Kelmendi i Fakultetit Juridik dhe Prof. Dr. Alfred Marleku i Fakultetit të Shkencave Politike, kanë publikuar hulumtimin e tyre më të fundit në revistën prestigjioze shkencore Lawyers Quarterly, e cila botohet në Pragë nga Akademia e Shkencave e Republikës Çeke dhe është e indeksuar në Scopus, si dhe në një sërë bazash të tjera të njohura ndërkombëtare.
Punimi shkencor, me titullin “Confiscation of Assets Acquired by Criminal Offense: Comparative Analysis of the Legislation of Kosova and Albania”, trajton një nga çështjet më të ndjeshme dhe aktuale në kontekstin juridik dhe institucional të Kosovës – sfidat në luftimin e kriminalitetit, me theks të veçantë në konfiskimin e pasurisë me prejardhje kriminale.
Studimi analizon në mënyrë të detajuar bazën ligjore të konfiskimit të pasurisë së fituar përmes veprave penale, duke ofruar një qasje krahasuese ndërmjet legjislacionit të Kosovës dhe Shqipërisë, në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane. Përmes një metodologjie të strukturuar dhe analizës kritike, punimi kontribuon në avancimin e debatit akademik dhe institucional mbi mekanizmat e konfiskimit si instrument kyç në luftën kundër kriminalitetit.
Profesorët Kelmendi dhe Marleku njihen për ekspertizën e tyre të thelluar në fushat përkatëse, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm në projekte dhe iniciativa akademike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke përfaqësuar denjësisht UBT-në në skenën shkencore globale.
Lajmet
Eksplorim i procesit prodhues: Studentët e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT vizitojnë kompaninë LoniGlass SHPK
Published
2 days agoon
February 26, 2026By
ubtnews
Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore praktike në biznesin prodhues LoniGlass SHPK në Gremë – Ferizaj, me pronar Arben Rexhepi, në kuadër të lëndës Menaxhimi i Operacioneve.

Vizita u udhëhoq nga profesori i lëndës, Burim Berisha, dhe menaxherja e UBT-së në Ferizaj, Fatime Tahiri, me qëllim të lidhjes së njohurive teorike me praktikën reale në biznes.
Gjatë vizitës, studentët analizuan nga afër proceset operative, duke përfshirë:
-
Menaxhimin e operacioneve në tërësi,
-
Transformimin e inputeve në outpute,
-
Procesin e shndërrimit të xhamit në pasqyra dhe produkte dekorative.
Kjo vizitë ofroi studentëve një pasqyrë të drejtpërdrejtë mbi organizimin operacional, teknologjinë e përdorur dhe menaxhimin e proceseve prodhuese në praktikë, duke i ndihmuar ata të kuptojnë më mirë sfidat dhe mekanizmat e biznesit real.


Prof. Dr. Denis Celcima pjesë e tryezës përmbyllëse të projektit kërkimor STI(G)MA
Hajrizi: Para 20 vjetësh kishim 5 studentë të IT-së, sot kemi me mijëra
Izraeli nis sulmin kundër Iranit, shpall gjendje të jashtëzakonshme në vend
“Ishte gjenocid” – Prof. Dr. Salih Krasniqi rrëfen tmerrin e spitaleve gjatë luftës dhe shpëtimin e qindra të plagosurve
Amerikanët dyshojnë në pretendimet e Trumpit për ekonomi “në lulëzim”
Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
Nga skandal në ikonë: Si u bë “My Bed” i Tracey Emin simbol i artit modern
REL: Beograd: Një shtetas i Kosovës dënohet në mungesë me 15 vjet burgim
Atmosferë e zjarrtë në Prizren, Kosova sfidon Sllovakinë
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
