Lajmet nga UBT

UBT i pari institucion nga Kosova dhe rajoni në GreenMetric për qëndrueshmëri dhe ndryshime klimatike

Published

on

UBT ka riafirmuar pozicionin e tij si një ndër universitetet më të mira në nivel global, dhe i pari nga Kosova dhe rajoni, duke u renditur në mesin e top 250 universiteteve më të mira për angazhimin dhe përpjekjet e tij në qëndrueshmëri dhe ndryshime klimatike, sipas UI GreenMetric World University Rankings 2024.

UBT ka treguar performancën më të lartë në kategorinë Energjia dhe Ndryshimet Klimatike, duke përmbushur mbi 75% të kritereve të vlerësimit. Institucioni është vlerësuar për përdorimin inovativ të sistemeve të energjisë së ripërtërishme, duke përfshirë prodhimin dhe shfrytëzimin e energjisë solare në kampuset e saj, si dhe për zbatimin e teknologjive të avancuara në ndërtesat inteligjente dhe infrastrukturat tjera. Dokumentet strategjike si Strategjia Institucionale për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) dhe Plani i Veprimit për NetZero & Smart Campus janë dëshmi të përkushtimit të UBT-së për të ndërtuar një ekosistem kampusi të qëndrueshëm dhe rezilient.

UBT ka treguar lidership gjithashtu në kategorinë Edukimi dhe Hulumtimi mbi Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike, duke përmbushur gati 70% të kritereve. Qasja ndërdisiplinore dhe gjithëpërfshirëse e hulumtimit, e mbështetur nga laboratorët bashkëkohorë, ka qenë çelësi i suksesit. UBT ofron programe të fuqishme akademike si Inxhinieria e Energjisë, Inxhinieria e Agrikulturës dhe Mjedisit, Planifikimi Urban dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm, të cilat adresojnë drejtpërdrejt sfidat mjedisore. Iniciativa të tjera të rëndësishme përfshijnë projektet për ripërdorimin e ujërave, politikat e riciklimit dhe promovimin e transportit të qëndrueshëm brenda kampusit.

Renditja e UBT-së për vitin 2024 forcon reputacionin e tij si lider rajonal në qëndrueshmëri dhe tregon progresin e vazhdueshëm në mesin e universiteteve më të mira të Evropës për trajtimin e çështjeve mjedisore dhe ndryshimeve klimatike. Pjesëmarrja e tij në mesin e 250 universiteteve më të mira dëshmon ndikimin e rëndësishëm të institucionit në këtë fushë.

UI GreenMetric World University Rankings është një vlerësim vjetor që thekson universitetet që angazhohen në veprime konkrete për qëndrueshmëri dhe mjedis. Duke vlerësuar fusha si Energjia, Ndryshimet Klimatike, Menaxhimi i Mbeturinave, Ripërdorimi i Ujit, Transporti i Qëndrueshëm dhe Edukimi mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm, ky rangim promovon praktika ekologjike dhe reziliente në mbarë botën./UBTNews/

Lajmet

Fakulteti i Psikologjisë organizon bashkëbisedim për parandalimin e dhunës dhe rolin e shërbimeve psikologjike

Published

on

By

Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka organizuar një bashkëbisedim me studentët e vitit të parë lidhur me trajtimin e dhunës, parandalimin e saj dhe rolin e shërbimeve psikologjike në shoqëri.

Aktiviteti i udhëhequr nga ligjëruesja Violeta Zefi bëri bashkë Zana Hamiti Asllanin nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, Kadri Gashin nga Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime, si dhe Dekanen e Fakultetit të Psikologjisë Denis Celcima dhe ligjëruesen Elona Krasniqi.

Të nxitur nga ngjarjet e fundit në vend, pjesëmarrësit u përqendruan te rreziku i përsëritjes së rasteve të dhunës dhe nevoja për një qasje të koordinuar institucionale.

Vëmendje e veçantë gjatë diskutimit i u kushtua edukimit, risocializimit dhe mbështetjes psikologjike për burrat dhe djemtë kryerës të dhunës, si element kyç për parandalimin e këtij fenomeni.

Continue Reading

Lajmet

Ndryshimet klimatike dhe sfidat globale: Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, folës në samitin botëror COP31 në Antalya

Published

on

By

UBT do të marr pjesë në Konferencën e 31-të të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP31), përmes pjesëmarrjes së Rektorit, Prof. Dr. Edmond Hajrizi në një panel ndërkombëtar të nivelit të lartë.

Më 18 nëntor 2026, në orën 13:00, në zonën Blue Zone të COP31 në Antalya, Rektori Hajrizi do të jetë folës në panelin me temë “From Universities to a Global Climate Alliance: Shared Vision and Action for Green Transition”, nën moderimin e Rektorit të Universitetit Çanakkale Onsekiz Mart, Prof. Dr. R. Cüneyt Erenoğlu.

Në kuadër të këtij paneli, Rektori Hajrizi do të prezantojë temën: “From Smart Campuses to Climate-Resilient Cities: The 5S Approach to University Living Labs”.

Prezantimi do të fokusohet në modelin UBT Smart City, duke trajtuar integrimin e arsimit, kërkimit shkencor, teknologjive të avancuara dhe veprimit klimatik në zhvillimin e kampuseve inteligjente dhe të qëndrueshme. Kjo pjesëmarrje përfaqëson gjithashtu vazhdimësinë e bashkëpunimit akademik ndërmjet UBT-së dhe Universitetit Çanakkale Onsekiz Mart, i cili filloi me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në vitin 2024.

Në kuadër të këtij partneriteti, me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), në UBT është realizuar Projekti i Transformimit të Gjelbër, me pjesëmarrjen e rreth 30 studentëve. Përmes pjesëmarrjes në COP31, UBT synon të ndajë përvojën e tij akademike dhe institucionale, të promovojë inovacionin dhe të forcojë partneritetet ndërkombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përballimin e sfidave klimatike.

Continue Reading

Rajoni

UBT lidh studentët me industrinë përmes përvojave praktike në fushën e patundshmërive

Published

on

By

Programi Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës në UBT vazhdon t’u ofrojë studentëve mundësi për të ndërthurur njohuritë akademike me përvojat konkrete nga industria, duke i përgatitur ata për sfidat dhe mundësitë e tregut të punës.

Në kuadër të lëndës “Ndërmarrësia në Patundshmëri”, studentët patën kënaqësinë të mirëpresin CEO-n e kompanisë “Shtepiaku”, Besnik Vrella, i cili ndau me ta përvojën e tij praktike në krijimin, zhvillimin dhe menaxhimin e një ndërmarrjeje.

Gjatë këtij takimi, studentët u njohën nga afër me rrugëtimin e një ideje biznesore drejt krijimit të një ndërmarrjeje, procesin e identifikimit dhe realizimit të një mundësie biznesore, si dhe faktorët që ndikojnë në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e një biznesi në treg.

Përmes përvojës së ndarë nga Vrella, studentët patën mundësi të kuptojnë më konkretisht edhe sfidat që shoqërojnë zhvillimin e një biznesi, mënyrat e përballimit të tyre dhe mundësitë që ofron tregu i patundshmërive për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë karrierë apo të zhvillojnë iniciativa të tyre sipërmarrëse.

Aktivitete të tilla janë pjesë e qasjes së UBT-së për një mësimdhënie të orientuar drejt praktikës dhe industrisë, ku studentët nuk kufizohen vetëm në njohuritë teorike të trajtuara gjatë ligjëratave, por kanë mundësi t’i shohin ato të zbatuara në situata reale dhe përmes përvojave të profesionistëve të fushës.

Përmes ligjëratave praktike, takimeve me profesionistë, diskutimeve me përfaqësues të industrisë dhe aktiviteteve të orientuara drejt praktikës, studentët e këtij programi përfitojnë një përvojë më të plotë akademike dhe profesionale.

Continue Reading

Lajmet

Ekspertja e Hollywood-it ligjëron para studentëve të studimeve të sigurisë në UBT

Published

on

By

Fakulteti i Studimeve të Sigurisë në UBT ka organizuar një ligjëratë tematike me një eksperte të industrisë së filmit në Hollywood, producente dhe skenariste, e njohur për kontributin e saj në realizimin e serialit të suksesshëm kriminal Mindhunter.

Ligjërata u zhvillua në kuadër të lëndës Kriminologji, nën udhëheqjen e profesorit Arian Kadriu, ku studentët patën mundësinë të ndërthurin njohuritë akademike me perspektivën praktike të analizës së krimit dhe profilizimit kriminal.

Gjatë këtij aktiviteti, studentët prezantuan projektet e tyre grupore me temën “To Create a Monster”, përmes të cilave krijuan profile të vrasësve serialë, duke analizuar karakteristikat e tyre psikologjike dhe sjellore, motivet, arsyet dhe rrethanat që ndikojnë në formimin e personaliteteve kriminale.

Projektet u prezantuan para ekspertes, e cila ndau vlerësime dhe komente profesionale, duke u ofruar studentëve një perspektivë nga përvoja e saj në trajtimin e personazheve dhe ngjarjeve kriminale përmes skenaristikës dhe produksionit filmik.

Ky aktivitet përfaqëson një mundësi të veçantë për studentët e Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT që të zgjerojnë njohuritë e tyre përtej teorisë, të zhvillojnë aftësitë analitike dhe të kuptojnë më thellë mënyrën se si krimi, motivet dhe sjelljet kriminale trajtohen edhe në industrinë ndërkombëtare të filmit dhe televizionit.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara