Lajmet

UBT hap thirrjen për dorëzimin e abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare mbi Shëndetin Mendor dhe Mirëqenien (PSY 2025)

Published

on

UBT ka shpallur hapjen zyrtare të thirrjes për dorëzimin e abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare mbi Shëndetin Mendor dhe Mirëqenien (PSY 2025), e cila do të zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të edicionit të 14-të të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së.

Kjo konferencë synon të bashkojë profesionistë, studiues, praktikues dhe studentë të psikologjisë, vendorë dhe ndërkombëtarë, për të ndarë përvoja, njohuri dhe ekspertizë mbi faktorët që ndikojnë në përmirësimin e shëndetit mendor, duke kontribuar si në komunitetin akademik ashtu edhe në praktikën profesionale.

Konferenca Ndërkombëtare mbi Shëndetin Mendor dhe Mirëqenien do të mbahet më 23, 24 dhe 25 tetor 2025, ndërsa tema kryesore e këtij viti është: “Shëndeti Mendor dhe Mirëqenia”. Ajo ka për qëllim të bashkojë studiues, edukatorë dhe profesionistë nga fusha të ndryshme, për të eksploruar dhe shkëmbyer ide mbi lidhjen mes shëndetit mendor dhe proceseve të rezistencës që mbështesin qëndrueshmërinë, inovacionin dhe mirëqenien mendore.

UBT mirëpret abstrakte që lidhen (por jo vetëm) me fushat e mëposhtme:

  • Aftësitë e rezistencës në komunitetet e margjinalizuara
  • Avancimet në kërkimin mbi sjelljen
  • Shëndeti mendor dixhital dhe epoka dixhitale
  • Baza biologjike e sjelljes njerëzore
  • Shëndeti mendor dhe pabarazia
  • Strategjitë e përballimit të stresit
  • Ndërgjegjësimi për shëndetin mendor

Konferenca do të mbahet në format hibrid, duke u lejuar pjesëmarrësve të marrin pjesë fizikisht në Kampusin e UBT-së ose online, duke ofruar fleksibilitet për kontribuesit vendorë dhe ndërkombëtarë. Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë hulumtues shkencorë nga SHBA-ja, Republika Çeke, Turqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Datat e rëndësishme:

  • Dorëzimi i abstrakteve: 10 tetor 2025
  • Njoftimi për pranimin e abstrakteve: 17 tetor 2025
  • Dorëzimi i punimeve: 14 nëntor 2025
  • Procesi i rishikimit: 17 tetor 2025
  • Regjistrimi i hershëm: 17 tetor 2025
  • Regjistrimi i vonë: 20 tetor 2025
  • Datat e konferencës: 23–25 tetor 2025

Koordinatorët e konferencës:

Dr. Fatbardh Qehaja Osmani & Dr. Elona Krasniqi

Lajmet

Identifikohen mbetjet mortore të dy personave të zhdukur nga lufta

Published

on

By

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se javën e kaluar ka pranuar dy raporte të reja të ADN-së, përmes të cilave janë identifikuar mbetjet mortore të dy personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një sqarimi zyrtar, Komisioni bëri të ditur se këto identifikime nuk lidhen me gërmimet apo zhvarrosjet e fundit në lokacionet si Kalludër, Jabukë apo me zhvillimet e fundit në Zubin Potok.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për mbetje mortore të zhvarrosura më parë, ndërsa identifikimi erdhi si rezultat i rishqyrtimit të hollësishëm të mbetjeve që ndodheshin në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), si dhe mbledhjes së mostrave biologjike plotësuese nga familjarët.

Raportet e ADN-së tashmë i janë përcjellë Institutit të Mjekësisë Ligjore për konfirmim zyrtar. Komisioni bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të njoftohen familjet e viktimave për rezultatet dhe hapat e mëtejshëm proceduralë, duke rikonfirmuar përkushtimin për zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet për veprën penale “Dhunim”, lidhur me një incident të ndodhur në fillim të këtij muaji.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur më 5 shtator, rreth orës 19:30. Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është lokalizuar dhe prangosur nga organet e rendit më 28 shtator.

Me vendim të prokurorit të kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor.

Continue Reading

Lajmet

Shantazhonte viktimën prej me shumë se dy vitesh, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet se për më shumë se dy vite ka shantazhuar vazhdimisht një person tjetër për përfitime materiale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari e kishte vënë nën presion viktimën gjatë periudhës 2023–2025, duke i kërkuar para në mënyrë të vazhdueshme. Si pasojë e shantazhit, viktima i kishte dhënë atij një shumë të konsiderueshme të hollash.

Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është identifikuar dhe prangosur nga organet e rendit. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rasti Ibër-Lepenc: Dalin para gjykatës të akuzuarve për sulmin terrorist

Published

on

By

Janë nxjerrë para trupit gjykues të akuzuarit për sulmin mbi infrastrukturën kritike të kanalit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, Jovan Viqentijeviq dyshohet se në bashkëkryerje me vëllain e tij, Dragisha Viqentijeviq, kanë dëmtuar me qëllim instalimet e ujësjellësit dhe kanë kryer vepër terroriste përmes përdorimit të eksplozivit.

Në këtë proces gjyqësor po gjykohet edhe Igor Dimoviq, i cili ndryshe nga vëllezërit Viqentijeviq, po mbrohet në liri.

Shpërthimi në kanalin e ujit në nëntor të vitit 2024, ku dyshohet se u përdorën rreth 20 kilogramë lëndë plasëse eksplozive, është cilësuar nga autoritetet e Kosovës si sulm terrorist, duke e bërë përgjegjëse direkte Serbinë për organizimin e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara