Lajmet nga UBT

UBT dhe Sam Houston State University nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, nderohet Major Gjeneral David P. Glaser

Published

on

Në një ceremoni solemne të mbajtur në UBT, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UBT-së dhe Sam Houston State University, duke hapur horizonte të reja për shkëmbime akademike, projekte kërkimore dhe zhvillime inovative. Marrëveshja përfaqëson një angazhim të përbashkët për të promovuar cilësinë në arsim, lidershipin dhe ndërtimin e ekosistemeve të qëndrueshme në fushën e arsimit të lartë.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje të rëndësishme, UBT nderoi me çmimin më të lartë institucional Major Gjeneral David P. Glaser, një figurë emblematike në lidershipin ushtarak dhe mbrojtjen e vlerave të paqes dhe sigurisë. Gjeneral Glaser ka një karrierë të jashtëzakonshme, duke shërbyer në pozita kyçe si Provost Marshal General of the Army dhe Komandant i U.S. Army Criminal Investigation Command, ku ai ka dëshmuar përkushtim dhe integritet të pashoq në misionet ndërkombëtare për paqe dhe stabilitet.

Në fjalën e tij, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare për fuqizimin e edukimit dhe ndërtimin e urave të reja mes institucioneve prestigjioze si UBT dhe Sam Houston State University. Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e Gjeneral Glaser në promovimin e vlerave universale të drejtësisë, sigurisë dhe bashkëpunimit global.

“Sot, ndërsa nderojmë me çmimin më të lartë institucional “Leadership Excellence Award”, një vlerësim që i jepet personaliteteve të shquara për arritje të jashtëzakonshme dhe kontribut të spikatur, sikurse është Gjeneral Major David P. Glaser, ne japim respekt dhe mirënjohje për rolin e tij të pashoq në shërbim të paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Ky çmim simbolizon njohjen e përkushtimit të tij të palodhur dhe frymëzimit që ai ka dhënë për breza të tërë liderësh dhe profesionistësh, duke ndikuar jo vetëm në përmirësimin e standardeve të lidershipit, por edhe në avancimin e vlerave humane që forcojnë lidhjet mes kombeve dhe institucioneve globale”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Gjeneral Glaser, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e Kosovës gjatë periudhave të vështira, u shpreh mirënjohës për këtë vlerësim, duke theksuar rëndësinë e edukimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për ndërtimin e një bote më të sigurt dhe më të drejtë.

Major General David P. Glaser, një figurë e njohur për angazhimin e tij ndërkombëtar, pranoi me nder çmimin “Honor Degree Leadership Excellence Award” të dhënë nga UBT. Në një fjalim pas marrjes së çmimit, Glaser shprehu mirënjohjen e tij për këtë nder dhe theksoi rëndësinë e angazhimit për paqe dhe stabilitet global.

“Jam shumë i nderuar për këtë njohje dhe është një kënaqësi e vërtetë të jem përsëri në Kosovë. Herën e fundit që kam qenë këtu ishte në vitin 2002, dhe është jashtëzakonisht emocionuese të shoh se si ky vend ka arritur të transformohet dhe të bëhet diçka speciale dhe unike,” u shpreh Glaser.

Ai theksoi se gjatë karrierës së tij ka pasur mundësinë të mbështesë shtete të ndryshme, duke përfshirë edhe Gjermaninë për katër vjet, si dhe të angazhohet në misione paqeje në Ballkan. “Të ndihmosh njerëzit është ajo që ka rëndësi. Ky angazhim ndryshon jetët tona dhe është thelbësor për të siguruar paqe dhe stabilitet,” shtoi ai.

Në fund, Glaser falënderoi UBT për këtë nder dhe e pranoi çmimin me shumë mirënjohje, duke theksuar se ky moment përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm në lidhjen e tij me Kosovën dhe me përpjekjet globale për një botë më të drejtë e të sigurt.

Pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, Dekanja e Fakultetit të Sam Houston University shprehu mirënjohjen për pritjen e ngrohtë dhe vlerësimin për bashkëpunimin ndërinstitucional. Ajo tha:

“Faleminderit shumë për pritjen e ngrohtë. Është një nder i madh të takoj Rektorin Edmond Hajrizi. Ai është një vizionar, më shumë vizionar sesa e kisha kuptuar thjesht duke parë faqen tuaj të internetit. Pra, faleminderit për mirëseardhjen dhe urime, David.”

Dekanja gjithashtu theksoi rëndësinë e njohjes së punës së David Glazier: “Faleminderit për njohjen e gjithë punës që ka bërë David Glazier. Kontributi i tij është i jashtëzakonshëm dhe ka pasur një ndikim të rëndësishëm në përpjekjet për paqe dhe stabilitet ndërkombëtar.”

Marrëveshja e nënshkruar dhe ceremonia e nderimit shënojnë një moment historik për UBT-në, duke forcuar rolin e saj si një lider në arsimin e lartë në rajon dhe përtej tij. Me këtë bashkëpunim, UBT dhe Sam Houston State University synojnë të krijojnë mundësi të reja për studentët, profesorët dhe komunitetet që përfaqësojnë, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përparimin e shoqërisë./UBTNEWS/

lajme

UBT prezanton dy punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare “AI Horizon” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Published

on

By

UBT po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “AI Horizon – A New Era of Creativity and Innovation”, të organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, më 12–13 nëntor 2026, në Tiranë, ku UBT është një nga partnerët e kësaj ngjarjeje të rëndësishme shkencore ndërkombëtare.

Në këtë konferencë, UBT përfaqësohet nga rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Besnik Qehaja, dhe asistenti Elton Boshnjaku, të cilët prezantuan dy punime shkencore që trajtojnë zhvillimet më të fundit në fushat e Internetit të Gjërave (IoT), Qyteteve të Mençura (Smart City), Vizionit Kompjuterik dhe Inteligjencës Artificiale.

Dy punimet shkencore të prezantuara janë: “Mobile Augmented Reality with an LLM Assistant Connected to Live Sensor Data for Remote Learning in a University Campus Digital Twin”

Punimi trajton integrimin e realitetit të shtuar mobil me një asistent të bazuar në modele të mëdha gjuhësore (LLM), të ndërlidhur me të dhëna në kohë reale nga sensorët, duke krijuar mundësi të reja për mësim interaktiv dhe në distancë përmes binjakut digjital të kampusit universitar.

“Secure Protocol Translation and Weather-Referenced Drift Detection for Commercial IoT Devices on Azure IoT Hub: A 4G Node Case Study in a University Smart City”

Ky punim fokusohet në sigurinë dhe ndërveprimin e pajisjeve komerciale IoT, përmes përkthimit të protokolleve të komunikimit dhe zbulimit të devijimeve të të dhënave në raport me kushtet atmosferike, duke u mbështetur në një rast studimor me nyje 4G në kuadër të një Smart City universitar.

Përmes këtyre dy prezantimeve, përfaqësuesit e UBT-së sollën para komunitetit shkencor ndërkombëtar rezultate kërkimore dhe qasje inovative që ndërlidhin inteligjencën artificiale, sensorët inteligjentë, realitetin e shtuar dhe infrastrukturën e qyteteve të mençura.

Pjesëmarrja e UBT-së në këtë konferencë, krahas prezantimit të rezultateve shkencore, përfaqëson edhe një mundësi të rëndësishme për zgjerimin e bashkëpunimit me institucionet akademike dhe kërkimore, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e projekteve inovative.

UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij ndaj kërkimit shkencor, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke kontribuar aktivisht në zhvillimin dhe zbatimin e teknologjive të së ardhmes.

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Vendi

Profesoresha Lisjeta Thaqi Jashari mban ligjërata për inteligjencën artificiale në Universitetin e Salentos

Published

on

By

Profesoresha e gjuhës angleze në UBT, Lisjeta Thaqi Jashari, po qëndron për një vizitë akademike në Universitetin e Salentos në Lecce të Italisë, ku po zhvillon ligjërata dhe takime profesionale me kolegë të universitetit pritës.

Në qendër të ligjëratave të saj janë metodat bashkëkohore të mësimdhënies së diferencuar me mbështetjen e inteligjencës artificiale. Profesoresha e UBT-së po trajton mënyrat se si mësimdhënësit mund t’i shfrytëzojnë këto teknologji inovative për t’ua përshtatur materialet dhe aktivitetet mësimore studentëve me nivele të ndryshme të njohurive.

Gjatë kësaj vizite akademike po zhvillohen edhe takime që synojnë shkëmbimin e përvojave mbi përdorimin e teknologjisë në arsim, si dhe hapjen e rrugëve për bashkëpunime të reja akademike.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Psikologjisë organizon bashkëbisedim për parandalimin e dhunës dhe rolin e shërbimeve psikologjike

Published

on

By

Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka organizuar një bashkëbisedim me studentët e vitit të parë lidhur me trajtimin e dhunës, parandalimin e saj dhe rolin e shërbimeve psikologjike në shoqëri.

Aktiviteti i udhëhequr nga ligjëruesja Violeta Zefi bëri bashkë Zana Hamiti Asllanin nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, Kadri Gashin nga Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime, si dhe Dekanen e Fakultetit të Psikologjisë Denis Celcima dhe ligjëruesen Elona Krasniqi.

Të nxitur nga ngjarjet e fundit në vend, pjesëmarrësit u përqendruan te rreziku i përsëritjes së rasteve të dhunës dhe nevoja për një qasje të koordinuar institucionale.

Vëmendje e veçantë gjatë diskutimit i u kushtua edukimit, risocializimit dhe mbështetjes psikologjike për burrat dhe djemtë kryerës të dhunës, si element kyç për parandalimin e këtij fenomeni.

Continue Reading

Të kërkuara