Lajmet nga UBT

UBT dhe Oda e Inxhinierëve diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit në inxhinieri

Published

on

Në UBT, u zhvillua një takim mes Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Odës së Inxhinierëve, me qëllim forcimin e lidhjeve akademike dhe profesionale në këtë fushë. Takimi mblodhi së bashku stafin akademik të UBT-së, anëtarët e Odës së Inxhinierëve dhe kryetarin e saj, Arsim Rapuca.

Takimin e hapi Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Prof. Visar Krelani, i cili prezantoi të pranishmit dhe theksoi angazhimin e UBT-së në mbështetjen e profesionistëve të inxhinierisë përmes një bashkëpunimi të ngushtë me Odën. Ai vuri në pah rolin e rëndësishëm të UBT-së në edukimin dhe formimin e inxhinierëve të rinj, si dhe në përfshirjen e tyre në tregun e punës dhe industrinë e ndërtimit.

Në fjalën e tij, Kryetari i Odës së Inxhinierëve, Arsim Rapuca, foli për rëndësinë e këtij takimi si një hap konkret drejt krijimit të një platforme më të fortë për inxhinierët e rinj dhe profesionistët e fushës. Ai theksoi se përmes kësaj bashkëpunimi, inxhinierët do të kenë më shumë mundësi për zhvillim profesional, trajnim dhe përfaqësim më të mirë në sektorin e ndërtimit.

Pikat kryesore të diskutimit përfshinë:

  • Mundësitë e bashkëpunimit mes fakulteteve dhe Odës së Inxhinierëve;
  • Përfshirjen e studentëve në projekte praktike dhe profesionale;
  • Nevojën për avancim të kurrikulave në përputhje me kërkesat e tregut të punës;
  • Rritjen e pjesëmarrjes së inxhinierëve në procese vendimmarrëse në sektorin e ndërtimit dhe industrinë përkatëse.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve mes akademisë dhe komunitetit inxhinierik, duke krijuar ura bashkëpunimi për projekte të përbashkëta dhe mundësi të reja për studentët dhe profesionistët.

UBT dhe Oda e Inxhinierëve mbeten të përkushtuara për të zhvilluar iniciativa që do të kontribuojnë në rritjen e cilësisë së edukimit inxhinierik dhe në avancimin e profesionit të inxhinierit në Kosovë.

Aktualitet

UBT organizon konferencën ‘Inovacioni dhe Mbrojtja e Pronësisë Intelektuale’

Published

on

Në vazhdën e organizimit të eventeve në UBT, ka filluar të mbahet edhe konferenca ‘Inovacioni dhe Mbrojtja e Pronësisë Intelektuale’.

Konferenca ka filluar me një fjalim hyrës nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

Pjesëmarrës në këtë konferencë janë edhe Zjarrta Osmani e cila është ushtruese e detyrës së Drejtorit nga Zyra për të Drejtat e Autorit, Ligjërues Avdi Krasniqi – Zv. Drejtor i Përgjithshëm si dhe Sadie Topojani që është Udhëheqëse e Sektorit të IP në Doganë dhe Ligjëruese në UBT.

Kjo ngjarje u organizua në bashkëpunim me Zyrën për të Drejtat e Autorit dhe Doganën e Kosovës, dhe synon të ofrojë një pasqyrë të rëndësishme mbi mbrojtjen ligjore të inovacioneve, dizajneve, patentave dhe të drejtave të autorit në sektorë të ndryshëm si teknologjia, inxhinieria dhe biznesi.

Agjenda ka përfshirë edhe pika të tjera si: 
  • Prezantime nga përfaqësues të lartë të institucioneve relevante,
  • Diskutim të hapur dhe mundësi për rrjetëzim profesional,
  • Përmbyllje me përmbledhje të konkluzioneve kryesore.

/UBT News/

 

Continue Reading

Aktualitet

Fillon konferenca për tranzicionin e energjisë në UBT

Published

on

Ka filluar konferenca ‘Tranzicioni i Energjisë; Implementimi i Politikave të Strategjisë së Energjisë, Digjitalizimi’, e organizuar nga UBT i cili po mbahet në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan.

Në këtë konferencë po merr pjesë Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryesuesja e Komunitetit Nacional CIGRE, Pranvera Dobruna-Kryeziu dhe Ymer Fejzullahu, kryetar i Bordit të ZRRE.

Të ftuar të tjerë janë po ashtu ekspertë të fushës së energjisë elektrike në vend.


UBT News do të ju sjell informacionet kryesore të kësaj konference me rëndësi.

Vlen të përmendet se edhe studentët e UBT-së po e ndjekin këtë ngjarje.

 

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Konferenca ‘Tranzicioni i Energjisë; Implementimi i Politikave të Strategjisë së Energjisë’, Armend Ymeri flet për organizimin

Published

on

Emisioni n’Ritëm në Campus Radio me autore dhe moderatore Albina Zeneli pati të ftuar Prof. Ass. Dr. Armend Ymeri i cili njëherësh është dhe Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë në UBT.

Me të diskutuam për konferencën ‘Tranzicioni i Energjisë; Implementimi i Politikave të Strategjisë së Energjisë, Digjitalizimi’, ngjarje kjo që do të mbahet nesër me fillim nga ora 08:30 në Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan.

“Kemi ftuar ekspertë të fushës që do të ndajnë përvojat e tyre me të pranishmit, do të jenë Pranvera Dobruna, Artane Rizvanolli, përfaqësues mga KEK, KOSTT dhe KEDS”, u shpreh Z. Ymeri.

Përndryshe, Dekani ka bërë thirrje që studentët të marrin pjesë sepse sipas tij i’a vlen dhe madje thekson se kuadrot e reja të UBT-së janë me fat për mundësitë që ofrohen.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Studentët e Psikologjisë dëgjojnë rrëfimin e Ramadan Nishorit – Zëri i parë i një të mbijetuari të dhunës seksuale gjatë luftës

Published

on

By

Me rastin e Ditës Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë, studentët e vitit të parë dhe të tretë, të Fakultetit të Psikologjisë, nën mbikëqyrjen e Prof. Violeta Zefi, morën pjesë në një ngjarje të organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Gjatë kësaj ngjarjeje, studentët e Fakultetit të Psikologjisë kishin mundësinë të dëgjonin historinë rrëqethëse të Ramadan Nishorit, një nga të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Nishori, në një rrëfim në Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës, tha se ishte dhunuar nga policët serbë në vitin 1998, derisa po mbahej në stacionin policor në Drenas.

Për drejtësinë. Për të vërtetën. Për shërimin tim dhe të gjithë atyre që vuajnë në heshtje.”, shprehet Ramadan Nishori, ndërsa u drejtohet me një thirrje të gjithë të mbijetuarve.

Kjo ngjarje e organizuar sot, më 14 prill, ishte një përvojë e thellë reflektimi dhe ndërgjegjësimi për studentët e UBT-së, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Fjalimi i Ramadan Nishorit dhe gjithë përvoja e këtij aktiviteti ishin një mundësi për studentët që të kuptonin më thellë pasojat e dhunës seksuale dhe rëndësinë e rehabilitimit të të mbijetuarve.

Continue Reading

Të kërkuara