Lajmet nga UBT

UBT dhe EON startojnë me versionin e ri të inteligjencës artificiale, projekt ky që tejkalon shifrën e 30 milionë dollarëve

Hajrizi ka thënë se investimet në teknologji si kjo me inteligjencën artificiale janë mëse të nevojshme.

Published

on

UBT dhe EON Reality po startojnë me versionin e ri të inteligjencës artificiale “SPATIAL AI and EON AI ASSISTANT”, në një projekt ky që tejkalon mbi 30 milionë dollarë amerikan, e që është një prej investimeve më të mëdha në botë sa i përket shkencës dhe teknologjisë në fushën e arsimit, duke e bërë kështu Kosovën pjesë të lidershipit botëror të teknologjive moderne.

Në një konferencë për media, Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka thënë se investimet në teknologji si kjo me inteligjencën artificiale janë mëse të nevojshme dhe shumë të rëndësishme për të rinjtë dhe studentët për një të ardhme e cila dita-ditës është në ndryshim e sipër.

“Jam shumë i lumtur që bashkë me EON Reality po sjellim një projekt që ndërlidhë teknologji të ndryshme, implementon dhe përdorë struktura të cilat sjellin një produkt apo sistem që bazohet në përmbajtjen logjike në inteligjencën artificiale. Ky program studentëve dhe të rinjve të Kosovës përpos qendrës më të madhe dhe të vetme në Ballkanin Perëndimor për Realitet Virtual dhe të Shtuar, u ofron shërbime dhe mundësi të reja për kombinimet me Inteligjencën Artificiale, të cilat janë synimi ynë, dhe gjithnjë atyre do t’iu ofrojmë përditësimet më të reja që bota e teknologjisë në tërë rruzullin tokësor i zhvillon”, ka thënë rektori Hajrizi.

Përmes kësaj teknologjie UBT do t’i ndihmojë studentët e tij të studiojnë më me efikasitet dhe të ruajnë informacionin më gjatë me përmbajtje të udhëhequr nga Inteligjenca Artificiale, në të njëjtën kohë kjo do t’i ndihmojë edhe profesorët të krijojnë mësimet dhe kurset e tyre me shumë më pak kohë dhe përpjekje.

“Partneriteti me UBT-në ka qenë gjithmonë kënaqësi për të gjithë të përfshirët dhe mezi pres të shoh se si ata do të arrijnë të maksimizojnë funksionalitetin e Asistentit të EON AI”, ka thënë presidenti i kompanisë gjigante të teknologjisë virtuale “EON Reality”, Dan Lejerskar, në një artikull të publikuar nga EONReality.

Ai ka shtuar se UBT-ja ka qenë një nga krijuesit më produktiv në mesin e të gjithë partnerëve dhe se kjo teknologji veçse do të fuqizojë rolin e UBT-së në këtë drejtim.

Partneriteti i EON Reality me UBT-në do t’u sigurojë studentëve dhe programeve qasje në këto zgjidhje të mundësuara nga Inteligjenca Artificiale (AI), duke u mundësuar atyre të ofrojnë përvoja gjithëpërfshirëse që ta shtyjnë fushën e arsimit përpara në çdo nivel.

Vendi

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Vendi

Profesoresha Lisjeta Thaqi Jashari mban ligjërata për inteligjencën artificiale në Universitetin e Salentos

Published

on

By

Profesoresha e gjuhës angleze në UBT, Lisjeta Thaqi Jashari, po qëndron për një vizitë akademike në Universitetin e Salentos në Lecce të Italisë, ku po zhvillon ligjërata dhe takime profesionale me kolegë të universitetit pritës.

Në qendër të ligjëratave të saj janë metodat bashkëkohore të mësimdhënies së diferencuar me mbështetjen e inteligjencës artificiale. Profesoresha e UBT-së po trajton mënyrat se si mësimdhënësit mund t’i shfrytëzojnë këto teknologji inovative për t’ua përshtatur materialet dhe aktivitetet mësimore studentëve me nivele të ndryshme të njohurive.

Gjatë kësaj vizite akademike po zhvillohen edhe takime që synojnë shkëmbimin e përvojave mbi përdorimin e teknologjisë në arsim, si dhe hapjen e rrugëve për bashkëpunime të reja akademike.

Continue Reading

Vendi

Fakulteti i Psikologjisë organizon bashkëbisedim për parandalimin e dhunës dhe rolin e shërbimeve psikologjike

Published

on

By

Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka organizuar një bashkëbisedim me studentët e vitit të parë lidhur me trajtimin e dhunës, parandalimin e saj dhe rolin e shërbimeve psikologjike në shoqëri.

Aktiviteti i udhëhequr nga ligjëruesja Violeta Zefi bëri bashkë Zana Hamiti Asllanin nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, Kadri Gashin nga Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime, si dhe Dekanen e Fakultetit të Psikologjisë Denis Celcima dhe ligjëruesen Elona Krasniqi.

Të nxitur nga ngjarjet e fundit në vend, pjesëmarrësit u përqendruan te rreziku i përsëritjes së rasteve të dhunës dhe nevoja për një qasje të koordinuar institucionale.

Vëmendje e veçantë gjatë diskutimit i u kushtua edukimit, risocializimit dhe mbështetjes psikologjike për burrat dhe djemtë kryerës të dhunës, si element kyç për parandalimin e këtij fenomeni.

Continue Reading

Lajmet

Ndryshimet klimatike dhe sfidat globale: Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, folës në samitin botëror COP31 në Antalya

Published

on

By

UBT do të marr pjesë në Konferencën e 31-të të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP31), përmes pjesëmarrjes së Rektorit, Prof. Dr. Edmond Hajrizi në një panel ndërkombëtar të nivelit të lartë.

Më 18 nëntor 2026, në orën 13:00, në zonën Blue Zone të COP31 në Antalya, Rektori Hajrizi do të jetë folës në panelin me temë “From Universities to a Global Climate Alliance: Shared Vision and Action for Green Transition”, nën moderimin e Rektorit të Universitetit Çanakkale Onsekiz Mart, Prof. Dr. R. Cüneyt Erenoğlu.

Në kuadër të këtij paneli, Rektori Hajrizi do të prezantojë temën: “From Smart Campuses to Climate-Resilient Cities: The 5S Approach to University Living Labs”.

Prezantimi do të fokusohet në modelin UBT Smart City, duke trajtuar integrimin e arsimit, kërkimit shkencor, teknologjive të avancuara dhe veprimit klimatik në zhvillimin e kampuseve inteligjente dhe të qëndrueshme. Kjo pjesëmarrje përfaqëson gjithashtu vazhdimësinë e bashkëpunimit akademik ndërmjet UBT-së dhe Universitetit Çanakkale Onsekiz Mart, i cili filloi me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në vitin 2024.

Në kuadër të këtij partneriteti, me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), në UBT është realizuar Projekti i Transformimit të Gjelbër, me pjesëmarrjen e rreth 30 studentëve. Përmes pjesëmarrjes në COP31, UBT synon të ndajë përvojën e tij akademike dhe institucionale, të promovojë inovacionin dhe të forcojë partneritetet ndërkombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përballimin e sfidave klimatike.

Continue Reading

Të kërkuara