Botë

Uashingtoni shpall si organizata terroriste 8 kartele të drogës në Amerikën Latine

Published

on

Administrata e Presidentit Donald Trump ka shpallur zyrtarisht tetë organizata të krimit të organizuar në Amerikën Latine si “organizata të huaja terroriste”, duke intensifikuar trysninë mbi kartelet e drogës dhe ata që i mbështesin.

Ky veprim, që bazohët në një urdhër ekzekutiv të lëshuar më 20 janar, përfshin organizatat kriminale si Tren de Agua nga Venezuela dhe MS-13 nga El Salvador. Lëvizja do të publikohet të enjten në Regjistrin Federal.

Një nga prioritetet kryesore të administratës Trump është sigurimi i kufirit SHBA-Meksikë, ku ai është angazhuar për dëbimin masiv të imigrantëve të paligjshëm dhe për të dërguar trupa ushtarake në kufi. Përcaktimi i karteleve si organizata terroriste është i pazakontë, pasi ky etiketim është zakonisht përdorur për grupe si al-Kaida ose Shteti Islamik, që përdorin dhunë për qëllime politike.

Administrata e Trump argumenton se këto grupe përdorin dhunë dhe trafikun e drogës dhe imigrantëve për të zgjeruar territoret e tyre, dhe se lidhjet ndërkombëtare të këtyre grupeve justifikojnë këtë etiketim.

Krtikët e kësaj mase thonë se ajo mund të dëmtojë marrëdhëniet me Amerikën Latine dhe të pengojë tregtinë, duke krijuar frikë për mundësinë e ndjekjeve penale për ata që janë të lidhur me botën e karteleve, si banka dhe biznese. Kartele të drogës kanë një ndikim të gjerë në ekonominë meksikane, përfshirë trafikun e drogës dhe luftën për kontrollin e tregtisë së avokados, një industri disa miliardë dollarëshe.

Grupi i ndihmave dhe organizatat e biznesit kanë shprehur shqetësime për ndikimin që kjo masë mund të ketë në importet dhe eksportet e ushqimeve.

Në një reagim, Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka theksuar se Meksika do të mbrojë sovranitetin dhe pavarësinë e saj dhe do të koordinohet me SHBA-në për të luftuar kartelet, duke theksuar se lufta kundër krimit duhet të zhvillohet brenda territoreve të dy vendeve.

Aktualitet

Francë: Qeveria përballet me protesta studentore dhe krizë financiare

Published

on

By

Pamjet drejtpërdrejt të transmetuara nga ekipet e Reuters TV në qytetet Lyon dhe Strasbourg tregojnë përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë anti-protestë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Në Lyon, në juglindje të Francës, tym i zi u ngrit nga një zjarr i ndezur në një kryqëzim me komunikacion të dendur, rreth të cilit ishin grumbulluar protestuesit. Ndërkohë, në Strasbourg, në lindje të vendit afër kufirit me Gjermaninë, pamjet filmike shfaqën përleshje direkte mes forcave të rendit dhe protestuesve, disa prej të cilëve kishin mbuluar fytyrën me shall ose maska të zeza.

Autoritetet franceze kanë akuzuar elementë anarkistë për infiltrim në protestat e ligjshme të nxënësve të shkollave të mesme me qëllim nxitjen e dhunës në rrugë – një dukuri e përsëritur gjatë valëve të kaluara të protestave në Francë.

Për të zbutur pakënaqësitë, Ministri i Arsimit, Edouard Geffray, u ka bërë thirrje publike nxënësve që të shprehin ankesat e tyre përmes një konsultimi online të hapur deri më 23 tetor.

“Nxënës të shkollave të mesme, është radha juaj të flisni. Na tregoni për vështirësitë dhe pritshmëritë tuaja në secilën prej shkollave tuaja. Kontributet tuaja do të ushqejnë një plan veprimi me dëshmi të matshme dhe një afat kohor të detajuar të zbatimit. Dhe ne do të jemi përgjegjës para jush”, shkroi Geffray në platformën X.

Kjo valë protestash për më shumë financim në arsimin e mesëm është më e madhja që nga vitet 1990, periudhë kur qeveria zgjeroi qasjen në provimin e maturës (baccalauréat) pa siguruar burime të mjaftueshme financiare për shkollat.

Sfondi i këtyre trazirave shoqërohet nga një krizë e thelluar ekonomike. Kostoja e huamarrjes për Francën ka arritur nivelin më të lartë që nga fillimi i viteve 2000, ndërsa rendimenti i obligacioneve 10-vjeçare prekën shifrën rekord prej 5%. Rritja e normave të interesit dhe rënia e euros kanë ngritur shqetësime në të gjithë zonën e eurose, megjithëse Ministri i Financave, Roland Lescure, deklaroi se për momentin nuk ka nevojë për ndërhyrjen e Bankës Qendrore Evropiane.

/Reuters/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet për spiunazh ish-shefi i inteligjencës gjermane, August Hanning

Published

on

By

Ish-drejtori i shërbimit gjerman të inteligjencës së jashtme (BND), August Hanning, është arrestuar nën dyshimin për spiunazh dhe nxjerrje të sekreteve shtetërore, raportojnë mediat gjermane.

Hanning, i cili udhëhoqi BND-në gjatë periudhës 1998–2005, dyshohet se ka siguruar dokumente të klasifikuara përmes një ish-punonjësi për t’i përdorur në veprimtarinë e tij si konsulent privat. Sipas hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria Federale e Gjermanisë – të publikuara nga mediat WDR, NDR dhe Süddeutsche Zeitung – materialet e konfiskuara përfshinin raporte konfidenciale të inteligjencës të destinuara për Kancelarinë Federale.

Ndaj tij rëndojnë disa akuza të rënda penale, përfshirë spiunazh ndaj shtetit, tradhëti në tentativë, si dhe veprimtari ilegale në cilësinë e agjentit të një shërbimi sekret. /BLID/

Continue Reading

Aktualitet

Trump: Tërhoqëm bombarduesit nga baza britanike për shkak të kërcënimeve

Published

on

By

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se SHBA-ja ka larguar bombarduesit e saj nga baza RAF Fairford për shkak të “disa kërcënimeve” ndaj saj.

Pentagoni konfirmoi të dielën se ka kthyer bombarduesit — që besohet të jenë rreth 12 avionë të llojit B-1 — nga baza britanike për në stacionet e tyre në Amerikë.

Teksa fliste me gazetarët gjatë nisjes për në Nebraska të hënën, Trump tha se SHBA-ja kishte dijeni për një “kërcënim”, gjë që i shtyu të zhvendosnin bombarduesit.

Më herët gjatë ditës së hënë, një zëdhënës i Kryeministrisë britanike (No 10) kishte këmbëngulur se baza RAF Fairford është e sigurt, duke iu referuar komenteve të javës së kaluar të Trump-it, ku ai lavdëronte “policinë, mbrojtjen dhe shërbimet e sigurisë” të Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me bazën.

Çfarë e bën RAF Fairford një nga bazat ushtarake më të rëndësishme të Britanisë?

Komentet e Trump-it duket se konfirmojnë raportimet e medieve amerikane se një kërcënim i ri çoi në largimin e bombarduesve, pas një incidenti madhor më 27 shtator kur policia u alarmua për tri “automjete të dyshimta” afër bazës ajrore.

Gjatë bisedës me një grup gazetarësh jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trump u pyet nëse ishte një “kërcënim specifik” ai që e shtyu SHBA-në të tërhiqte bombarduesit.

Trump u përgjigj: “Po, mendoj se mund ta thuash këtë. Ata nuk u larguan rastësisht.”

“Kishim disa kërcënime. Dhe në vend që të tundojmë armikun, ne do ta kapim armikun dhe do ta mposhtim atë. Por pse t’i lëmë aty? Kështu që i zhvendosëm pak. Jo shumë larg.”

Ai shtoi se Uashingtoni “në fakt njerëzit që bënë kërcënimin”, por nuk konfirmoi se kush janë ata.Natyra e saktë e kërcënimit që nxiti largimin e avionëve nga RAF Fairford mbetet e paqartë, por burime në Uashington aluduan për BBC-në se mund të kishte të bënte me tentativa sabotazhi ose përpjekje për të goditur këta avionë të ndjeshëm e të shtrenjtë në rast të rinisjes së luftimeve me Iranin.

Një burim i afërt me Shtëpinë e Bardhë përmendi “Operacionin Rrjeta e Merimangës” të Ukrainës — një sulm i fshehtë me dronë ndaj pesë bazave ruse në qershor të vitit të kaluar — si një shembull të asaj që mund të bëjë një forcë armike, madje edhe nga largësia.

“Çfarëdo që menduan se ishte, u trajtua me seriozitet ekstrem,” tha burimi.

Mediet amerikane si New York Times, Wall Street Journal dhe Axios raportuan se sulmi i mundshëm mund të kishte për qëllim shënjestrimin e avionëve dhe vrasjen e personelit, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar.

BBC ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë dhe Ministrinë e Mbrojtjes për koment.

Komentet e Trump-it, si dhe ato të Vance para tij, qëndrojnë në kontrast të fortë me deklaratat e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio.

Meqenëse si Trump ashtu edhe Vance treguan për një kërcënim të papërcaktuar, Rubio u tregua shumë më i rezervuar në gjuhën e tij, duke vënë në dukje se “nuk është e pazakontë” që njësitë dhe pajisjet ushtarake të rrotullohen dhe të zhvendosen nëpër botë. /BBC/

 

Continue Reading

Lajmet

Estonia zhvendos trupat pranë kufirit me Rusinë, përgatitet për skenar të mundshëm konflikti

Published

on

Estonia po zhvendos një nga brigadat kryesore të ushtrisë së saj nga Tapa drejt Jõhvi-t, rreth 50 kilometra nga kufiri me Rusinë, ndërsa vendi po forcon përgatitjet për një skenar të mundshëm agresioni rus.

Sipas Financial Times, zyrtarët estonezë thonë se vendi po afron vazhdimisht trupat drejt kufirit dhe po investon në armë me rreze të gjatë veprimi, të afta të godasin objektiva thellë brenda territorit rus. Megjithatë, drejtuesit e ushtrisë dhe inteligjencës estoneze nuk besojnë se Rusia synon një luftë të plotë me NATO-n gjatë dy viteve të ardhshme, por paralajmërojnë se Moska mund të përgatitet për një konflikt të mundshëm në të ardhmen.

Në këtë kuadër, Estonia ka kaluar drejt strategjisë së quajtur “mbrojtje aktive”. “Duhet të nisim nga kufiri dhe të fitojmë që në betejat e para”, tha koloneli Tarmo Kundla, komandant i Brigadës së Parë Estoneze.

Brigada po zhvendoset në mënyrë të përhershme nga Tapa në Jõhvi, ku po ndërtohen objekte të reja për akomodimin e trupave. Ndërkohë, një bazë e re ushtarake po ndërtohet edhe në Narvë, me kapacitet për rreth 1,000 ushtarë.

Një përfaqësues i inteligjencës ushtarake estoneze tha se periudha kritike për forcimin e mbrojtjes në shtetet baltike është një deri në katër vitet e ardhshme. Ministria estoneze e Mbrojtjes ka deklaruar se synimi është që çdo agresion ndaj vendit të bëhet “i paimagjinueshëm” dhe që shkatërrimi i luftës të mbahet larg territorit estonez.

Estonia po rrit paralelisht edhe kapacitetet për goditje me rreze të gjatë. Gjatë vitit të fundit, vendi ka nënshkruar kontrata për nëntë sisteme amerikane HIMARS, përfshirë raketa balistike M57 me rreze deri në 300 kilometra, si dhe nëntë sisteme koreano-jugore Chunmoo me rreze të ngjashme. Nga bazat estoneze pranë kufirit, Shën Petersburgu ndodhet rreth 260 kilometra larg.

Pas pushtimit rus të Krimesë në vitin 2014, strategët ushtarakë estonezë kishin ndërtuar një doktrinë që parashikonte mobilizimin e shpejtë të rezervistëve dhe një mbrojtje taktike, pjesërisht guerile, për të ngadalësuar forcat ruse deri në mbërritjen e përforcimeve të NATO-s.

Por, pas vëzhgimit të luftës në Ukrainë, drejtuesit ushtarakë estonezë arritën në përfundimin se kjo strategji nuk do të ishte e mjaftueshme. Sipas tyre, Rusia ka treguar gatishmëri për të përballuar humbje të mëdha njerëzore dhe për të mbajtur territoret e pushtuara edhe në kushte të shkatërrimit të gjerë.

Për këtë arsye, Estonia synon tani të mbrojë çdo pjesë të territorit dhe të kryejë që në ditën e parë të një pushtimi goditje ndaj objektivave ruse qindra kilometra pas vijës së frontit. “Duhet t’i ndërtojmë linjat tona sot. Kjo është mbrojtje përpara”, tha Kundla.

Inteligjenca ushtarake estoneze është veçanërisht e shqetësuar për mundësinë e një aksioni të kufizuar rus kundër një objektivi kufitar, veçanërisht qytetit të Narvës, ku shumica e banorëve janë rusishtfolës.

Sipas vlerësimeve estoneze, një veprim i tillë mund të përdorej nga Moska për të testuar vendosmërinë e NATO-s dhe për të krijuar përçarje brenda aleancës. Estonia ndërkohë shpreson që prania e aleatëve të NATO-s të luajë rol kyç në parandalimin e një skenari të tillë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara