Lajmet

U planifikua sulm me lëndë shpërthyese kundër ambasadës shqiptare në Greqi

Ky dokument i është dërguar Ambasadës Amerikane në Shqipëri.

Published

on

Një tjetër dokument i rëndësishëm është publikuar nga “Homeland Justice” me të dhëna sekrete, rreth një sulmi të mundshëm, që ishte planifikuar të bëhej ndaj ambasadës shqiptare në Greqi. Ky dokument i është dërguar Ambasadës Amerikane në Shqipëri, zyrës për çështjet rajonale, më datë 25 prill të 2021 ku thuhet se ishte sekret me një “afat klasifikimi” prej 15 vitesh.

Në dokument thuhet se Drejtoria e Antiterrorit në datë 23.04.2021 është informuar nga shërbimet inteligjente në vend se ndaj Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, Greqi, ka indicie të pakonfirmuara se në datë 25 prill 2021, një grup shtetas shqiptarë prej katër personash kanë planifikuar të realizojnë/ndërmarrin një sulm me lëndë shpërthyese (ka dyshime se lënda shpërthyese është e llojit dinamit), ndaj selisë së ambasadës tonë në atë qytet. Nuk jepen të dhëna të tjera për kohën e saktë, mënyrën e realizimit apo motivin e kësaj ngjarje.

Më marrjen në dijeni të këtij informacioni nga ana e policisë së shtetit shqiptar, thuhet se janë kryer një sërë verifikimesh që kanë të bëjnë me saktësimin e gjeneraliteteve të personave të dyshuar, vendndodhjen e tyre aktuale, informacionet që kanë të bëjnë me përfshirjen e tyre në aktivitete kriminale përfshirë dhe ato më karakter terrorist, numra telefoni si dhe çdo të dhënë tjetër me interes me qëllim parandalimin e ndonjë akti të mundshëm kriminal ndaj Ambasadës shiqptare, personelit që punon aty, si dhe dokumentimin e aktivitetit kriminal për të cilin bën fjalë ky informacion.

Më herët ditën e sotme u bënë publike dokumenta të tjera sekrete, ndër to të dhënat biometrike, të gjitha hyrje-daljet nga vendi të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Shtetit Gledis Nanos dhe e-maile sekrete të ish-drejtorit për çështje serioze./Top Channel/

Lajmet

Gjini: Infiltrimi i shërbimeve sekrete në institucionet e Kosovës po ndikon në shtet dhe demokraci

Published

on

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për, siç ka thënë, infiltrimin e shërbimeve sekrete të huaja në institucionet e Kosovës dhe ndikimin e tyre në zhvillimet politike e shoqërore në vend.

Në një reagim në Facebook, Gjini është shprehur se kjo dukuri është bërë tashmë evidente, duke iu referuar edhe rasteve të personave të arrestuar nën dyshimet për spiunazh.

Sipas tij, persona të dyshuar për lidhje me shërbime të huaja kanë pasur qasje në nivele të larta të institucioneve të Kosovës dhe kanë ndikuar në dobësimin e shtetit dhe demokracisë.

Gjini ka thënë se ndikimi i këtyre rrjeteve shtrihet edhe përmes propagandës dhe rrjeteve sociale. Ai ka përmendur si qëllime të mundshme fragmentimin e shoqërisë, dëmtimin e figurave dhe historisë kombëtare, pengimin e zhvillimit ekonomik dhe dëmtimin e marrëdhënieve me vendet mike.

Në fund, kryetari i Aleancës ka ngritur pyetjen se sa persona të tjerë mund të jenë të dyshuar për lidhje me shërbime të huaja dhe të kenë mbajtur pozita të rëndësishme shtetërore.

Reagimi i tij vjen pas arrestimit të Fehim Salit, i dyshuar për spiunazh dhe për bashkëpunim me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA)./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të vrarë, mes tyre një grua shtatzënë, pas sulmit me armë në Spanjë

Published

on

Tre persona, përfshirë një grua shtatzënë, janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një sulmi me armë në Isla Cristina të Spanjës.

Sipas autoriteteve, autori dyshohet se mbërriti me motor në një banesë në lagjen Rocío dhe hapi zjarr ndaj familjarëve, para se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Në mesin e viktimave janë gruaja shtatzënë, njëri prej fëmijëve të saj dhe nëna e saj. Personi i katërt është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike.

Hetuesit dyshojnë se sulmi mund të jetë i lidhur me një konflikt të mëhershëm mes dy familjeve dhe po hetohet si akt i mundshëm hakmarrjeje.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur kërkimet për autorin, i cili vazhdon të jetë në arrati./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident i rëndë në Unazën e Madhe në Tiranë, përmbyset kamioni dhe karrotreci – lëndohet një person

Published

on

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në Unazën e Madhe, në afërsi të Farkës, ku janë përplasur dhe më pas përmbysur një mjet i tonazhit të rëndë, një karrotrec dhe fadroma që ky i fundit po transportonte.

Në aksident lëndimet trupore ka marrë një person i cili po merr mjekim dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentit, për disa minuta është bllokuar qarkullimi në këtë aks në kryeqytet. /Tch/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rodri mbërrin në Barcelonë: Transferimi prej 76 milionë eurosh drejt finalizimit

Published

on

By

Mesfushori spanjoll Rodri është shumë pranë përmbylljes së një prej lëvizjeve më të mëdha të afatit kalimtar. Fituesi i “Topit të Artë” ka marrë lejen zyrtare nga Manchester City për të udhëtuar drejt Katalunjës, ku do t’i nënshtrohet vizitave të detajuara mjekësore përpara nënshkrimit të kontratës me klubin e Barcelonës.

Sipas detajeve të bëra të ditura nga gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja mes klubeve është arritur për një shifër bazë prej 60 milionë eurosh fikse. Paketës financiare i shtohen edhe 6 milionë euro në formë bonusesh të lehta për t’u arritur, si dhe 10 milionë euro të tjera që lidhen me performancat individuale dhe trofetë e mundshëm. Rodri pritet të firmosë një kontratë katërvjeçare, e cila do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në qershor të vitit 2030.

Rikthimi i spanjollit në La Liga përfaqëson një goditje të fuqishme strategjike nga drejtuesit e Barcelonës. Pas viteve të suksesshme në Premier League nën drejtimin e Pep Guardiolës, me këtë transferim klubi katalanas synon të gjejë liderin e ri të mesfushës, i cili do t’i sjellë skuadrës përvojën, kontrollin e lojës dhe cilësinë e nevojshme për t’u rikthyer në majat e futbollit evropian. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara