Lajmet

​U përurua reparti i pediatrisë në Mitrovicë me vlerë prej 1 milion euro

Investimi në këtë repart kap shumën prej rreth 1 milion eurosh, prej të cilave gjysma janë nga shoqata “Nëna Terezë”, nga Gjermania dhe gjysma tjetër nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

Published

on

Në spitalin e përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, sot është përuruar reparti i pediatrisë, ku morën pjesë kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kryeministri Kurti u shpreh i lumtur që së bashku me bashkëpunëtorët e tij ndodhet sot në Mitrovicë në përurimin e këtij reparti. Ai tha se investimi në këtë repart kap shumën prej rreth 1 milion eurosh, prej të cilave gjysma janë nga shoqata “Nëna Terezë”, nga Gjermania dhe gjysma tjetër nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

Sipas tij, për dallim nga e kaluara ku ka pasur vetëm një dhomë me shtatë shtretër, tash do të jenë 11 dhoma me 25 shtretër dhe me pajisje modern të teknologjisë së fundit.

“Është kënaqësi dhe nder për mua si kryeministër i Republikës së Kosovës, së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtorin e SSHKUK-së Elvir Azizi, që të jemi sot këtu në Mitrovicë me rastin e inaugurimit të repartit të pediatrisë…Investimi është rreth një milion euro, prej të cilave gjysma vijnë nga shoqata ‘Nëna Terezë’ nga Gjermania… dhe ‘Jetimat e Ballkanit’. Më herët në këtë repart ka pasur vetëm një dhomë me shtatë shtretër, janë kryer mbi 1 mijë hospitalizime brenda vitit dhe rreth 37 mijë vizita ambulantore, ndërsa tash do të jenë gjithsej 11 dhoma me 25 shtretër, ku njëra prej dhomave do të jetë edhe intensive. Do të ketë pajisje moderne mjekësore të teknologjisë së fundit të cilat natyrisht garantojnë kujdesin maksimal dhe mundësi më të mira për shërim të plotë dhe të shpejtë të të gjithë pacientëve, të cilët do t’ia kenë nevojën këtij reparti të ri”, ka thënë Kurti.

Në anën tjetër, drejtoresha e spitalit në Mitrovicë, Laura Nushi, duke falënderuar kryeministrin Kurti dhe Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët mundësuar funksionalizimin e repartit të pediatrisë, ka thënë se sot është një ditë e madhe për qytetin e Mitrovicës dhe fëmijët e këtij qyteti. Ajo premtoi se personeli i këtushëm do të angazhohet më shumë në ofrimin e ndihmës për pacientët që do të trajtohen në këtë repart.

“Falënderoj kryeministrin Albin Kurti, si dhe ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitia, të cilët bënë të mundur revitalizimin dhe funksionalizimin e repartit të pediatrisë, zgjidhjen e një nyjeje tetë vjeçare. Do iu premtojmë se shërbimet për fëmijët e qytetit të Mitrovicës, do të jenë shumë më cilësore dhe do të jemi më të angazhuar dhe të përkushtuar që t’iu ofrojmë ndihmën tonë. Sot pra është një ditë e madhe për qytetin e Mitrovicës dhe për fëmijët e këtij qyteti… E gëzofshim të gjithë dhe urime të gjithëve”, theksoi Nushi.

Ky objekt i pediatrisë ishte ndërtuar në vitin 2016 me ndihmën e një organizate humanitare, por që për shkak të disa parregullsive në punime, nuk ka arritur të funksionalizohet deri më sot.

Lajmet

​Shpërndahet Kuvendi, Haradinaj: Propozuam 21 dhjetorin si ditë të zgjedhjeve parlamentare

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai pas takimit me të parën e vendit tha se kanë propozuar që data e zgjedhjeve të parakohshme të jetë më 21 dhjetor.

Haradinaj u shpreh kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 28 dhjetor.

Sot u nënshkrua dekreti i shpërbërjes së Kuvendit nga ky takim fillon edhe koha e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.. Kemi propozuar që të jetë dita e zgjedhjeve parlamentare 21 dhjetor, mendojmë se në këtë mënyrë do të fitojmë së paku një javë kohë vazhdimeve buxhetore që duhet të ndodhin.. Periudha e para vitit të ri sepse pushteti po kërkon 28 dhjetor, ajo periudhë është e çmuar e familjeve tona jo vetëm e pushimit por edhe bashkimeve familjare, është një arrogancë nga politika deri në ofendim me shpallë zgjedhjet me 28 dhjetor e që pastaj me vazhdu me mbet me numërime e rezultate”, tha Haradinaj.

Sido që të jetë data, Haradinaj tha se AAK-ja do të garojë e vetme.

Sido qe të jete në cilën do datë AAK-ja është e përgatitur dhe do të shkojmë të vetëm”, tha ai.

Tutje Haradinaj tha se është për qeveri të opozitës dhe nuk do të këta ndryshim për Qeverinë Kurti./KP

Continue Reading

Lajmet

“Kjo tregon paaftësi” – Limaj e quan fatkeqësi shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Lajm të keq e ka quajtur shpërndarjen e Kuvendit, kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ai tha se “kjo tregon paaftësi dhe panjohuri sesi ndërtohet shteti”.

Limaj pas takimit me presidenten Osmani tha se tani është koha për një lidership ndryshe.

Koha është që të ketë një alternative ndryshe që të jep shpresë për ndryshime”, tha ai./KP

Continue Reading

Lajmet

​PDK kërkon që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se preferojnë që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 21 dhjetor.

Ai pas takimit me presidenten Vjosa Osmani u shpreh kundër që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor.

Unë do të garoj me një ekip dhe listë të mirë. Jemi të përgatitur për zgjedhjet e parakohshme”, tha ai.

Hamza ripërsëriti qëndrimin e tij se ka vija të kuqe me asnjë subjekt politik, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje./KP

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani ka shpërndarë Kuvendin e Republikës së Kosovës

Published

on

By

 Pas takimeve me liderët e partive politike, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shpërndarë Kuvendin e Kosovës.

Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës”, njoftojnë nga Presidenca./EO

Continue Reading

Të kërkuara