Magazinë

U pagua 1 milion euro për të bërë fushatë për Kamala? Reagon Oprah Winfrey!

Published

on

Emri i Kamala Harris është kudo. Ajo është nënkryetarja e 49-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shërbyer nën presidentin Joe Biden, Harris ka bërë histori si gruaja e parë me ngjyrë dhe e para që ka origjinë nga Azia Jugore në këtë post. Kamala Harris u lind më 20 tetor të vitit 1964 në Oakland, Kaliforni.

E, sot do të kemi një informacion që më shumë cilësohej si thashethem. Prezantuesja e njohur Oprah Winfrey i’u jep fund polemikave të shumta se ajo ishte paguar 1 milion dollarë emër të fushatës presidenciale të Kamala.

“Një burim i njohur me çështjen tha për Washington Examiner se fushata e Harris shpenzoi gjashtë shifra për të ndërtuar skenë për shfaqjen e Harris në podkastin e famshëm ‘Call Her Daddy’, me moderatoren Alex Cooper”, shkruante Examiner. “Intervista u publikua në tetor dhe thuhet se u xhirua në një dhomë hoteli në Washington, D.C.”.

Po ashtu, fushata shpenzoi deri në 20 milionë dollarë për çështjet e shteteve kyçe para Ditës së Zgjedhjeve, sipas një raporti nga New York Post.

Ndërsa Oprah nuk ishte shumë e prirur të fliste për rezultatet e zgjedhjeve , të cilat e panë Donald Trumpin të shfaqej si presidenti i ri, ajo e bëri të qartë se nuk pranoi asnjë monedhë për fushatën e askujt.

Kur u pyet për pagesën e supozuar, Oprah tha se raportet nuk ishin “të vërteta” … duke shtuar se ajo “nuk ishte paguar asgjë — kurrë”. /UBT News/

 

Magazinë

Largime të mëdha në Netflix këtë nëntor, fansat shprehin pakënaqësi

Published

on

Netflix po humbet disa nga titujt më të njohur këtë muaj, duke shkaktuar reagime të forta nga abonentët në rrjetet sociale.

Midis filmave që do të largohen janë katër filmat e animuar Shrek: Shrek, Shrek 2, Shrek the Third dhe Shrek Forever After, dhe ekskluziviteti Despicable Me, e Willy Wonka & the Chocolate Factory (Gene Hackman), Charlie and the Chocolate Factory (Johnny Depp).

Disa tituj nga seria Fast & Furious dhe komedia e vitit 1986 Ferris Bueller’s Day Off hiqen.  Fansat shprehën zhgënjimin e tyre në Twitter dhe Instagram, duke ndarë surprizë dhe pakënaqësi për largimin e këtyre titujve të dashur.

Netflix sjellë tituj të rinj, duke përfshirë trilogjinë Back to the Future, trilogjinë The Hangover, komedinë Charlie’s Angels (2000) dhe Crazy Rich Asians (2018). Po ashtu, sezoni i pestë dhe final i Stranger Things nis më 26 nëntor (Vëllimi 1, episodet 1–4), me Vëllimin 2 të planifikuar për Krishtlindje dhe finalen në Natën e Vitit të Ri.

Titujt kryesorë që largohen nga Netflix në nëntor:

1 nëntor: Shrek, Shrek 2, Shrek the Third, Shrek Forever After, Despicable Me, Despicable Me 2, Fast & Furious (të gjitha pjesët), Ferris Bueller’s Day Off, Willy Wonka & the Chocolate Factory, Charlie and the Chocolate Factory, Jurassic Park (të gjitha pjesët), e shumë të tjerë.

6–22 nëntor: Reba (sezonet 1–6), A Star Is Born, Archer (sezonet 1–13), AP Bio, Mamma Mia!, San Andreas, dhe më shumë.

Megjithëse fansat janë të shqetësuar për largimin e filmave të preferuar, Netflix premton tituj të rinj dhe premierat e serive më të njohura, duke e bërë nëntorin një muaj me lëvizje të mëdha në platformë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Një moment i rrezikshëm për Ariana Grande, ajo i shpëton mrekullisht përplasjes nga një makinë

Published

on

Këngëtarja 32-vjeçare përjetoi një situatë të frikshme kur një makinë e përplasi teksa po kalonte rrugën për të përshëndetur fansat e saj.

Në pamjet që po qarkullojnë në platformën X, Grande shihet e tronditur, duke ngritur dorën për t’u mbrojtur, ndërsa automjeti ndalet vetëm pak centimetra larg saj.

Gjatë ngjarjes në Operën e Parisit, ajo shkëlqeu me një fustan elegant të zi me detaje rozë, të kombinuar me një pallto të zezë me ngjyra të ndezura dhe taka të larta, duke ruajtur stilin e saj karakteristik plot finesë.

Pavarësisht incidentit, Ariana e përballoi situatën me qetësi dhe vijoi mbrëmjen me buzëqeshje.

Më vonë, ajo ndryshoi veshjen në një fustan rozë delikat për premierën private të filmit “Wicked: For Good” në Paris, ku sërish përshëndeti fansat nga një taksi private.

Ky episod ndodhi pak ditë pasi ajo u detyrua të mungonte në premierën e “Wicked” në Brazil për shkak të problemeve teknike me avionin.

Në një postim, ajo u shpreh e zhgënjyer që nuk mundi të udhëtonte drejt São Paulos, duke falënderuar fansat për mbështetjen dhe dashurinë e tyre të vazhdueshme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Rosalía thyen rekordet me albumin e ri, 42 milionë dëgjime në Spotify në vetëm pak ditë

Published

on

Këngëtarja spanjolle Rosalía ka rikthyer vëmendjen e botës së muzikës me publikimin e albumit e katërt, “LUX”, që doli disa ditë më parë dhe po përjeton një sukses të jashtëzakonshëm në platformat muzikore.

Vetëm brenda pak orësh nga publikimi, albumi është bërë fenomen global në Spotify, duke renditur 12 nga 15 këngët e tij në listën e Top 50 këngëve më të dëgjuara në botë.

Kjo arritje e ka pozicionuar atë ndër tre artistet më të dëgjuara në nivel botëror, duke i sjellë gjithashtu të ardhura të konsiderueshme.

“La Perla” – kënga më e dëgjuar e albumit

Kënga që po dominon është “La Perla”, me 4.5 milionë dëgjime, e renditur e pesta në Global Top 50 të Spotify. Pas saj vijnë “Berghain” me 4 milionë dëgjime, dhe “Reliquia”, me afro 3.7 milionë, të dyja ndër dhjetë këngët më të dëgjuara në botë gjatë javës.

Suksesi i plotë i albumit “LUX” në renditje:

“Sexo, Violencia y Llantas”, kënga hapëse, renditet në vendin e 11-të me 3.6 milionë dëgjime.

“Divinize” ndodhet në vendin e 14-të me 3.1 milionë dëgjime.

“Porcelana”, në vendin e 20-të me afro 3 milionë dëgjime.

“Mio Cristo Piange Diamanti” (2.7 milionë dëgjime) – vendi i 23-të.

“Dios Es un Stalker” (2.5 milionë) – vendi i 26-të.

“De Madruga” (2.4 milionë) – vendi i 27-të.

“Mundo Nuevo” (2.3 milionë) – vendi i 31-të.

Në fundin e Top 50-shit ndodhen “La Yugular”, në vendin e 36-të me 2.3 milionë dëgjime, “La Rumba del Perdón”, në vendin e 42-të me mbi 2 milionë dëgjime. “Sauvignon Blanc”, “Memoria” dhe “Magnolias” mbeten jashtë renditjes, me më shumë se 1.8 milionë dëgjime secila.

Fitime të mëdha nga dëgjimet në platforma

Sipas portalit të specializuar, Spotify paguan mesatarisht 3,300 deri 4,400 euro për çdo milion dëgjime. Duke llogaritur 42 milionë dëgjime në ditët e para të publikimit, Rosalía mund të ketë fituar mes 138,000 dhe 185,000 eurove vetëm nga dëgjimet, një shifër që rritet, në varësi të marrëveshjeve me shtëpinë diskografike, botuesit e muzikës dhe llojin e riprodhimit.

Një tjetër sukses ndërkombëtar për yllin katalanas

Me “LUX”, Rosalía ka treguar aftësinë e saj për të përzier zhanre moderne me ndikime tradicionale, duke ruajtur identitet të veçantë muzikor që e ka bërë një nga artistet më novatore të dekadës. Ky album konfirmon statusin e saj si një nga zërat më të rëndësishëm të skenës ndërkombëtare, me një bazë të gjerë fansash që rritet çdo ditë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Kendrick Lamar dhe Lady Gaga kryesojnë nominimet për “Grammy 2026”

Published

on

Kendrick Lamar dhe Lady Gaga udhëheqin listën e nominimeve për Çmimet Grammy 2026, ndërsa për herë të parë në historinë e eventit, zhanri K-Pop ka depërtuar në kategorinë prestigjioze “Kënga e Vitit”.

Për të dytin vit radhazi, Lamar kryeson me nëntë nominime, përfshirë edhe atë për “Albumin e Vitit” me projektin e tij GNX.

Lady është nominuar për çmimin më të madh të mbrëmjes me albumin Mayhem, rikthim tek rrënjët elektro-pop dhe një eksplorim i historisë së saj artistike. Në total, ajo ka shtatë nominime.

Një risi historike vjen nga K-Pop-i, që për herë të parë përfshihet në kategorinë “Kënga e Vitit” me dy hite: bashkëpunimin Rosé dhe Bruno Mars – “APT”, si dhe “Golden” nga Hunter/x, kënga kryesore e filmit të animuar të Netflixit K-Pop Demon Hunters.

Të dy artistët, kanë qenë pesë herë të nominuar për “Albumin e Vitit”, por asnjëri nuk e ka fituar ende gramofonin e artë në këtë kategori. Nëse Lamar triumfon, GNX do të bëhej albumi i parë rep që fiton çmimin kryesor që nga Speakerboxxx/The Love Below i Outkast (2004).

Konkurrenca është e fortë: në garë janë edhe Tyler, The Creator me albumin eksperimental Chromakopia dhe dyshja Clipse me rikthimin e tyre Let God Sort ’Em Out, publikimi i parë i grupit që nga viti 2009.

Kjo është herë e parë në historinë e Grammyve që tre albume rep renditen mes kandidatëve për “Albumin e Vitit”.

Në listë është edhe Bad Bunny, i cili pritet të jetë performuesi i Super Bowl 2026. Ai është nominuar për Debí Tirar Más Fotos, duke shënuar vetëm herën e dytë që një album plotësisht në spanjisht futet në garë për “Albumin e Vitit” — pas Un Verano Sin Ti (2022).

Ndërkohë, një mungesë e dukshme këtë vit është Taylor Swift, e cila për herë të parë që nga viti 2006 nuk ka asnjë nominim.

Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Grammy 2026 do të mbahet më 1 shkurt në Los Angeles.

Kush ka më shumë nominime:

Kendrick Lamar – 9

Lady Gaga – 7

Bad Bunny, Sabrina Carpenter, Leon Thomas – 6

Kënga e Vitit:

Lady Gaga – Abracadabra

Doechii – Anxiety

Rosé & Bruno Mars – APT

Bad Bunny – DtMF

Hunter/x – Golden

Kendrick Lamar feat. SZA – Luther

Sabrina Carpenter – Manchild

Billie Eilish – Wildflower

Regjistrimi i Vitit (Performanca & Prodhimi më i Mirë):

Bad Bunny – DtMF

Sabrina Carpenter – Manchild

Doechii – Anxiety

Billie Eilish – Wildflower

Lady Gaga – Abracadabra

Kendrick Lamar feat. SZA – Luther

Chappell Roan – The Subway

Rosé & Bruno Mars – APT

Albumi i Vitit:

Bad Bunny – Debí Tirar Más Fotos

Justin Bieber – Swag

Sabrina Carpenter – Man’s Best Friend

Clipse – Let God Sort ’Em Out

Lady Gaga – Mayhem

Kendrick Lamar – GNX

Leon Thomas – Mutt

Tyler, the Creator – Chromakopia

Artisti i Ri më i Mirë:

Olivia Dean

Katseye

The Marías

Addison Rae

Sombr

Leon Thomas

Alex Warren

Lola Young. /A.Z/UBT News/

 

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara