

Lajmet nga UBT
U mbajt festivali i teknologjisë dhe Inovacionit në Korçë
Ky festival i dijes dhe shkathtësive në fushën e teknologjisë dhe inovacionit u zhvilluar në “Korça Innovation and Technology Hub”.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiKorça ICT Festival 2021, eventi më i madh i teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri, bëri bashkë të shtunën në bibliotekën “Thimi Mitko” ekspertët më të njohur të fushës së inovacionit dhe teknologjisë.
Ky festival i dijes dhe shkathtësive në fushën e teknologjisë dhe inovacionit u zhvillua në “Korça Innovation and Technology Hub”, qendrën më të madhe të kësaj fushe në Shqipëri, që menaxhohet nga UBT.
Presidenti i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, tha se “Korça Innovation and Technology Hub”, ka arritur sukseshëm të jetë pikë referente në fushën e teknologjisë në Shqipëri.
“Korça ka potencial dhe duhet të jetë një inspirim i mirë për fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Andaj ky festival i teknologjisë është një dëshmi për këtë potencial, i cili përveç që do të aftësojë të rinjtë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, gjithashtu do t’u krijojë atyre mundësi që të punojnë për tregun global pa e braktisur Korçën. Ky Hub është i të gjithëve dhe ne duam që të punojmë me të gjithë që të arrijmë rezultate dhe vlera të përbashkëta”, tha rektori Hajrizi.
“Korça do të jetë një pikë referimi, një destinacion i rëndësishëm kur flitet për teknologjinë, inovacionin dhe për çdo gjë që lidhet me një small scale ecosystem”, u shpreh tutje rektori Hajrizi.
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, tha se përmes “Korça Innovation and Technology Hub” ky qytet e ka gjetur ‘çelësin magjik’.
“Kemi gjetur një çelës magjik. Ky çelës magjik është inovacioni”, tha ministri Peleshi.
Në anën tjetër, kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, tha se përmes këtij festivali, Korça u kthye në qendrën e botës digjitale në Shqipëri.
“Një e shtunë HITECH në Korçë, bëri bashkë emrat më të spikatur në fushën e teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri dhe në botë, në një event fantastik si Korça ICT Festival”, tha Kryetari Filo.
“Programi i bashkisë për ta kthyer Korçën në qendrën e inovacionit, teknologjisë dhe komunikimit, ka si synim që përveç trajnimeve, të rinjve të qytetit t’iu ofrojë edhe mundësi punësimi në tregun global”, u shpreh tutje kryetari Filo.
Në kuadër të aktiviteteve të shumta që kjo konferencë organizoi, ishte edhe paneli i diskutimit me temën, “Rëndësia e Korçës si një qendër e TIK-ut në jug të Shqipërisë”, me ekspertët Florensa Haxhi, Charalampos Papadopoulos, Kushtrim Shala dhe Shqipe Berisha.
Në anën tjetër, njohësit në fushën e inovacionit dhe teknologjisë, profesori i UBT-së, prof.dr. Besnik Qehaja bashkë me ekspertët Belma Lushi, Enea Mançellari, Adlind Haxhjiaj, Xheni Maloku dhe Arbi Bamllari dhe nën drejtimin e profesorit të UBT-së, dr. Besnik Skenderi, diskutuan mbi rëndësinë që ka aftësimi në fushën e ICT-së në epokën e digjitalizimit.
Ndërkaq, rëndësia e ICT dhe si ndikon në biznes dhe komunitet, ishte një tjetër diskutim përmbajtësor në këtë festival. Stavri Pici, Ervin Konstandini, Ervis Smakaj, Gjergji Guri, Dritan Mezini dhe Diana Xhumari folën mbi rëndësinë e ICT dhe si ajo e bën një biznes më efikas, efektiv dhe më të shpejtë për t’u përgjigjur nevojave të klientëve duke ndihmuar aktivitetet e biznesit si dhe duke përfshirë projektimin, prodhimin, kërkimin, zhvillimin dhe shpërndarjen e produkteve.
Bota e startup-eve ishte një prej paneleve me rëndësi të UBT-Korça ICT Festival, ku eksperti nga Izraeli, Tal Catran theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve, si domosdoshmëri e zhvillimit lokal të Korçës.
Kurse, Cyber Security me panelistë Hergis Jica, Edlira Martiri dhe Ganiela Egro e nën moderimin e profesorit të UBT-së, prof.dr. Blerton Abazi, kishte fokus të veçantë rëndësinë që ka sot siguria kibernetike. Po ashtu, rëndësi ju kushtua edhe se sa i vlefshëm është sigurimi i qëndrueshmërisë financiare në suksesin e një biznesi.
Një panel tjetër ishte dhe ai “Tech Time” që në fokus kishte përdorimin e teknologjisë si imperative të kohës sot.
Ndërkaq, në kuadër të punëtorive të organizuara, “Start-up Marketing” nën moderimin e Rrita Rekës nga UBT u prezantuan idetë për bizneset fillestare (start-ups), ku ekipi më i mirë do të marrë trajnim falas për kurset e marketingut në mediat sociale dhe financim të idesë së biznesit.
Në anën tjetër, “Gaming Arena”, kuize lojërash, përkatësisht realizimi i një loje ishte një prej punëtorive më interesante ku fituesit do të financohen për të realizuar idenë e tij.
Punëtoria tjetër, “Virtual Reality”, zgjoi interesim të madh në këtë festival, duke i kushtuar rëndësi, Realitetit Virtual (VR) si një përvojë e simuluar që mund të jetë e ngjashme ose krejtësisht e ndryshme nga bota reale. Në kuadër të kësaj punëtorie, përmes pajisjeve të siguruar nga UBT, pjesëmarrësit ishin në gjendje të përjetojnë botën artificiale dhe të bëhen pjesë e saj.
Gjithashtu, në festivalin e Korçës u mbajt edhe punëtoria me pjesëmarrje të profesionistëve të fushave të ndryshme, siç ishte edhe “Agrichallenge” ku rëndësi ju kushtua agrikulturës dhe teknologjisë në këtë fushë.
Korça ICT Festival 2021, u përmbyllë me sukses përmes storieve të suksesit të studentëve dhe të rinjve të qytetit të Korçës, të cilët dëshmuan për rëndësinë dhe mbështetjen që një qendër e tillë e inovacionit dhe teknologjisë ka në zhvillimin profesional dhe personal tek të rinjtë dhe zhvillimin e ideve të tyre për biznes dhe teknologji.
You may like
Lajmet nga UBT
UBT International Smart Schools tani edhe në Prizren: Promovohen drejtimet për mjekësi në ditën e Testit të Arritshmërisë
Published
4 days agoon
June 27, 2025By
UBTnews



Lajmet nga UBT
UBT International Smart Schools tani edhe në Gjilan me dy programe në mjekësi
Published
4 days agoon
June 26, 2025By
UBTnews
UBT International Smart Schools sjellë në Gjilan dy drejtime në Shkollën e Mesme të Mjekësisë: Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë dhe Teknik i Laboratorit Mjekësor. Kjo është mundësia ideale për nxënësit që duan të ndjekin një profesion të sigurt në fushën e shëndetësisë.
Me pajisje moderne dhe mësim me metoda bashkëkohore, shkolla ofron përgatitje të plotë praktike dhe teorike për profesionistët e ardhshëm të mjekësisë.
Programe të ofruara:
Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë
Teknik i Laboratorit Mjekësor
Nxënësit do të kenë mundësi të praktikojnë në institucione shëndetësore dhe të mësojnë nga profesionistë me përvojë, duke u përgatitur për sfidat e tregut të punës në sektorin e shëndetësisë.
Mos e humb shansin të bëhesh pjesë e kësaj rrugë të sigurt profesionale. Regjistrohu tani — vendet janë të kufizuara!
Lajmet nga UBT
Tani edhe në Prizren: UBT International Smart Schools me dy drejtime të mjekësisë
Published
4 days agoon
June 26, 2025By
UBTnews
UBT International Smart Schools zgjeron ofertën arsimore dhe edukative me dy drejtime në Shkollën e Mesme të Mjekësisë: Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë dhe Teknik i Laboratorit Mjekësor, duke i ofruar nxënësve të Prizrenit mundësinë për të ndjekur një karrierë të sigurtë në fushën e mjekësisë.
Me një infrastrukturë moderne dhe metodologji të avancuar të mësimdhënies, shkolla sjell mundësi të shumta për të rinjtë që duan të specializohen në profesionet mjekësore.
Nxënësit tani mund të zgjedhin mes dy programeve kryesore:Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë
Teknik i Laboratorit Mjekësor
Këto drejtime janë të fokusuar në inovacion, praktikë të drejtpërdrejtë në institucione shëndetësore dhe zhvillimin profesional të garantuar. Përmes bashkëpunimit me profesionistë të fushës dhe praktikave në ambiente reale, të rinjtë do të jenë të përgatitur për tregun e punës dhe sfidat e sektorit të shëndetësisë.
Për të qenë pjesë e gjeneratës së re të profesionistëve që kujdesen për shëndetin, regjistrohu tani! Vendet janë të limituara.
REGJISTROHU ONLINE
Lajmet nga UBT
UBT forcon bashkëpunimin ndërkombëtar me një nga universitetet më prestigjioze në Greqi – University of Thessaly
Published
5 days agoon
June 25, 2025By
UBTnews
Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për të ndërtuar ura bashkëpunimi me institucione të rëndësishme akademike në Evropë, UBT ka nënshkruar një marrëveshje me University of Thessaly në Greqi, një universitet me reputacion të lartë ndërkombëtar në fushën e kërkimit dhe inovacionit.
Kjo marrëveshje vendos bazat për një partneritet të thellë akademik dhe shkencor, duke përfshirë: shkëmbimin e studentëve, mobilitetin e stafit akademik, zhvillimin e përbashkët të projekteve kërkimore, mentorimin e përbashkët të disertacioneve doktorale, si dhe organizimin e praktikave profesionale dhe trajnimeve për studentët afër përfundimit të studimeve.
Një nga pikat më të rëndësishme të këtij bashkëpunimi është mundësia për zhvillimin e programeve të përbashkëta ndërkombëtare të studimit, duke i ofruar studentëve një avantazh të qartë në skenën globale të arsimit dhe punësimit.
Me këtë marrëveshje, UBT thellon angazhimin e tij për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe afirmon pozicionin e tij si një aktor aktiv në rrjetet evropiane të bashkëpunimit akademik dhe shkencor.

Koleksionistja qan nga emocionet kur blen në ankand fustanin e Princeshës Diana

Donis Avdijaj bëhet me ekip të ri

Ç’bëjnë prindërit holandezë që fëmijët e tyre janë më të lumturit në botë?

Arrestohen tre zyrtarë policorë në Klinë, dyshohen se keqtrajtuan një qytetar gjatë arrestimit

Cigaretat elektronike lëshojnë më shumë kimikate kancerogjene se sa cigaret tradicionale

Prodhimi i veturave në Britani në nivelin më të ulët në 76 vjet për shkak të tarifave amerikane

Nuk e dini çfarë lëkure keni? Zbuloni tani!

Nga 1 Korriku nis patrullimi i përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Osmani do t’i ftojë në takim liderët e partive, kërkon zbatim të aktgjykimit të Kushtetueses
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet3 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT4 weeks ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane