Kronikë e zezë

U lëndua para disa ditësh në një aksident në Prizren, vdes një grua në QKUK

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në IML – Prishtinë.

Published

on

Ka vdekur një grua në QKUK. Ajo ishte duke u trajtuar aty që nga 23 korriku, pasi u lëndua në një aksident trafiku në Prizren.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në IML – Prishtinë.

“Prizren 23.07.2023-19:00. Lidhur me rastin më 27.07.2023 është raportuar se  viktima femer kosovare e cila ishte në tretman mjekësor në QKUK, ka ndërruar jetë . Në  konsultim me prokurorin trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi në IML – Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Pejë, kanosi me armë një tjetër

Published

on

By

Në Raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës behët e ditur se është arrestuar një burrë në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka kërcënuar me armë një person tjetër pas një konflikti.

Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar dy armë: një pushkë gjuetie dhe një pistoletë shkrepëse.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Me urdhër të prokurorit, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë të hetohet në procedurë të rregullt, nën dyshimet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vushtrri: Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Një aksion kontrolli i Policisë së Kosovës në një shtëpi në Vushtrri ka rezultuar me gjetjen e një arme zjarri mëngjesin e së martës. Rreth orës 07:25, zyrtarët policorë kanë arrestuar një të dyshuar pasi gjatë bastisjes në pronën e tij u gjet një armë e paligjshme.

Sipas raportit njëditor, policia ka konfiskuar një pushkë gjysmë-automatike së bashku me një karikator që përmbante gjashtë fishekë.

Pas shoqërimit në stacionin policor dhe intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

Rasti po vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Viti: Arrestohen dy persona për sulm ndaj zyrtarit policor

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë arrestuar dy persona në Viti, nën dyshimin se më 1 mars të këtij viti kanë sulmuar një person zyrtar gjatë kryerjes së detyrës.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, me 03.03.2026 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet ne raport.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Zbulohen mjete shpërthyese në Rahovec dhe Gjakovë, ndërhyjnë njësitë e deminimit

Published

on

By

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur mëngjesin e së martës në një shtëpi në Rahovec. Rreth orës 08:10, një qytetar ka njoftuar policinë pasi ka hasur në mjetin e rrezikshëm derisa po pastronte oborrin e tij.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendngjarje për të siguruar zonën, ndërsa njësiti i specializuar për deminim (EOD) ka bërë tërheqjen e mjetit pa shkaktuar ndonjë incident.

Një rast i ngjashëm është regjistruar edhe në qytetin e Gjakovës rreth orës 09:25. Një person ka raportuar në polici se gjatë pastrimit të një objekti ka hasur në dy mjete të dyshuara shpërthyese.

Në këtë rast, përveç njësiteve policore, ka ndërhyrë edhe njësiti për deminim i KFOR-it, të cilët kanë bërë largimin e mjeteve në mënyrë të sigurt nga lokacioni.

Continue Reading

Të kërkuara