Kronikë e zezë

U kapën me marihuanë, arrestohen katër persona

Published

on

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për shitje dhe blerje të kokainës dhe marihuanës, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas një njoftimit, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, pas një pune hetimore ka arritur t’i arrestojë katër persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale “Blerja, posedimi shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Njësiti policor fillimisht kishte arritur t’i arrestojë tre personat e dyshuar, të cilët dyshohet se ishin ndaluar në një parking të magjistrales Mitrovicë-Prishtinë, për të kryer blerjen gjegjësisht shitjen e substancave narkotike. Gjatë kontrollimit tek i dyshuari (E. M. viti 1993) janë gjetur dhjetë (10) gramë kokainë dhe një qese me marihuanë, të cilat dyshohet se i kishte blerë nga i dyshuari (M. K. Viti 1974) kurse tek ky i fundit janë gjetur një qese e vogël me kokaine dhe parat e përdorura në shitblerje. Si vazhdimësi e hetimeve me urdhëresë të organeve të drejtësisë janë bërë bastisjet e shtëpive të dy personave të dyshuar, (M. K. në Gjakovë) dhe një të dyshuari të tretë (B. R. në Orlloviq). Për bastisjet e kryera në Gjakovë është njoftuar edhe Prokurori i krimeve të rënda, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një qese me pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 109.88 gram, një qese me pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 28.44 gram, dy qese me bari të gjelbër e dyshuar për narkotik të llojit marihuanë me peshe 3.2 gram, një revole zastava 9 mm me nr serik 72529, një karikator me 6 fishek dhe një karikator i Ak 47 i zbrazët, si dhe dy peshore digjitale, dy vetura: njëra Polo me targa lokale dhe tjetra Shkoda me tabela zvicerane, para të konfiskuara nga i dyshuari (M. K. Gjakovë) janë 735 euro, ndërsa para të konfiskuara nga i dyshuari (E. M.) janë 65 Euro dhe dy telefona”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa gjatë bastisjes së shtëpisë tek i dyshuari B. R. në Orlloviq, janë gjetur dhe konfiskuar një revole tipit Pjetro Bereta kalibri 7.65 me një karikator me 7 fishekë, 14 fishekë të kalibrit 7.62 mm, tre fishek të kalibrit 7.65 dhe dy gëzhoja të kalibrit 7.65, një qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar të llojit Kokain me peshë 0.63 gram, një kuti plastike e mbushur me substancë te dyshuar narkotike te llojit Kokain me peshë 27.89 gram dhe dy telefona dhe para të gatshme 35 euro, 10 franga, 10 dinar dhe 26 dollar.

Ky operacion i suksesshëm policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim në mes të njësiteve DHTN-Prishtinë dhe Gjakovë, të asistuara edhe NJSO Prishtinë.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar pas intervistimit me urdhër të prokurorisë themelore departamenti i krimeve të rënda, të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në qendrën e ndalimit.

Lajmet

Dy të vdekur dhe disa të bllokuar pas shembjes së një ndërtese në New York

Published

on

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, pasi një ndërtesë trekatëshe është shembur të mërkurën pasdite në Brooklyn të New Yorkut, pranë një kantieri ndërtimi.

Rreth 250 zjarrfikës dhe pjesëtarë të policisë janë angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit, duke përdorur pajisje të ndryshme për të nxjerrë personat e bllokuar nën rrënoja.

Sipas autoriteteve, të paktën 17 persona janë dërguar në spital, katër prej tyre në gjendje kritike. Ende nuk dihet nëse ka persona të tjerë nën rrënoja, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar gjatë natës.

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani, e ka cilësuar situatën jashtëzakonisht sfiduese, për shkak të strukturave të paqëndrueshme dhe hapësirave të rrezikshme nën rrënoja.

Sipas komisionerit të Departamentit të Ndërtesave në New York, Ahmed Tigani, shembja ndodhi në kohën kur punëtorët po gërmonin në një parcelë të zbrazët pranë ndërtesës, ku planifikohej ndërtimi i një objekti të ri. Megjithatë, shkaku i saktë i shembjes mbetet nën hetim.

Ndërtesa kishte banesa në katet e sipërme dhe lokale afariste në katin përdhes. Edhe objekti fqinj, i cili ndante një mur me ndërtesën e shembur, pësoi dëme të konsiderueshme.

Gjatë operacionit, ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin disa persona të gjallë nga rrënojat, përfshirë edhe shtatë fëmijë. Një zjarrfikës pësoi lëndime të lehta gjatë ndërhyrjes.

Mes personave të prekur ishte edhe Anderson Velez, i cili në momentin e shembjes ndodhej në punë. Ai i tha gazetës “New York Post” se bashkëshortja e kishte njoftuar përmes telefonit se kishte mbetur nën rrënoja së bashku me dy fëmijët e tyre, të moshës dy dhe shtatë vjeç.

Velez tregoi se më vonë kishte marrë lajmin se familjarët e tij ishin nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Burimi: New York Post

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një i mitur në Kaçanik nën dyshimin për dhunim

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Kaçanik, pasi ekziston dyshimi se i njëjti ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një viktime gjithashtu të mitur.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 16:00. Viktima e mitur është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe zyrtarëve kompetentë, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rasti është duke u hetuar nga organet e rendit për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje në Prishtinë, Gjakovë dhe Kamenicë. Si rezultat i veprimeve policore, pesë persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje, një ndodhet në arrati, ndërsa një rast po hetohet.

Në Prishtinë janë raportuar tri raste. Në rastin e parë, një burrë dyshohet se në vazhdimësi u shkakton presion psikik dy fëmijëve të mitur, rast për të cilin nuk ka të arrestuar dhe po zhvillohen hetime. Në rastin e dytë, është arrestuar një burrë pasi i ka shkaktuar dhunë psikike bashkëshortes së tij dhe e ka larguar nga banesa; ai është dërguar në mbajtje pas intervistimit. Ndërkaq, në rastin e tretë në kryeqytet, një burrë dhe një grua dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga djali i tyre i mitur, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Tri raste të tjera janë regjistruar në Gjakovë. Në njërën nga to, pas një mosmarrëveshjeje, një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa burri është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Në një rast tjetër, një grua është keqtrajtuar nga djali i saj i mitur. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor dhe është kthyer në shtëpi me dëshirën e saj, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Po ashtu, në Gjakovë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë tjetër, pasi kishte keqtrajtuar bashkëshorten e tij. Përmes një raporti shtesë, Policia bëri të ditur se në këtë komunë është arrestuar edhe një burrë lidhur me një rast të mëparshëm të dhunës në familje, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në Kamenicë, Policia ka arrestuar një burrë i cili nën ndikimin e alkoolit kishte fyer vajzën e tij. Me vendim të prokurorit, edhe ky i dyshuar është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje mes dy grupeve të mitur në Gjilan, dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Published

on

Një përleshje mes dy grupeve të të miturve ka ndodhur në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan, ku dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e përdorimit të mjeteve të ftohta.

Rasti është raportuar më 11 nëntor, rreth orës 10:26. Sipas Policisë, në përleshje dyshohet se kanë qenë të përfshirë nëntë persona.

Dy të miturit e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, njëri në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe tjetri në QKUK.

Deri më tani janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.

Rasti po hetohet si vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara