Kronikë e zezë

U arrestuan dy persona në aksionin e djeshëm në Karaçevë dhe rajone tjera

Published

on

Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, ju njoftojnë se si rezultat i aksionit të zhvilluar dje në rajone të ndryshme të Kosovës, përfshirë Gjilanin, Ferizajin, Prizrenin, Podujevën, Pejën, Suharekën dhe Vitinë, i cili ka qenë vazhdimësi e aksionit të Karaçevës, janë arrestuar edhe dy persona, të cilët dyshohen se janë përfshirë në veprimtari kriminale.

Policia e Kosovës njofton se ndaj tyre, me urdhër të prokurorit është lëshuar aktvendim mbi ndalim në kohëzgjatje prej 48 orëve.

“Gjatë operacionit të djeshëm, ku fillimisht ishin ndaluar 22 persona, deri më tani janë ndaluar 24 persona të dyshuar, ndërsa numri i personave të ndaluar që nga fillimi i këtij aksioni ka shkuar në 61.Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ku për informacione shtesë do të vazhdojmë të ju mbajmë të informuar.”, thuhet në njoftim./UBTNews

KOMUNIKATË SHTESË LIDHUR ME AKSIONIN E ZHVILLUAR NGA PROKURORIA THEMELORE NË GJILAN, INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS DHE…

Posted by Kosovo Police on Friday, October 2, 2020

Lajmet

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Të kërkuara