Sport

Tyson e konfirmon meçin me ish-rivalin Lennox Lewis

Published

on

Mike Tyson ka thënë se do të rikthehet në ringun e boksit në shtator, për t’u përballur me legjendën britanike dhe ish-rivalin e vet, Lennox Lewis.

Tyson, i cili vitin e kaluar iu rikthye boksit 15 vjet pas pensionimit, ka qenë në bisedime për një trilogji me një ish-rival tjetër, Evander Holyfield, transmeton Gazeta Express.

Por bisedimet mes tyre dështuan dhe Tyson duket të jetë i gatshëm tani për t’u përballur me ish-kampionin e botës në kategorinë e rëndë, Lewis.

Duke folur për TMZ Sports, Tyson tha: “Do të luftoj me Lennox Lewis në shtator”.

Lewis, kampioni i fundit i padiskutueshëm i botës, e kishte nokautuar Tysonin në vitin 2002 në meçin e tyre të famshëm.

Pas fitores kundër Tysonit, Lewis luftoi për herë të fundit kundër të madhit Vitali Klitschko, dhe doli fitues, para se t’i varte në gozhdë dorëzat në vitin 2003.  

Lajmet

​Kosova dhe Shqipëria zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore

Published

on

Në kuadër të përgatitjeve për garat në UEFA Nations League, Kombëtarja e Kosovës në Futbollin e të Amputuarve do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Shqipërisë.

Përballja do të luhet të dielën, më 21 shtator në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, me fillim nga ora 16:00.

Federata e Futbollit të Kosovës ka ftuar tifozët, qytetarët dhe përfaqësuesit e mediave që të jenë të pranishëm për ta përkrahur ekipin dhe për të përjetuar emocionet e një ndeshjeje të veçantë mes dy shteteve dhe një kombi./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Zhegrova ftohet për ndeshjen ndaj Dortmundit

Published

on

Edon Zhegrova është ftuar nga trajneri i Juventusit, Igor Tudor, për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit.

Juve sonte nga ora 21:00 e pret Dortmundin në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.

Edhe pse trajneri Tudor ditë më parë deklaroi se Zhegrova nuk do të luaj ndaj Dortmundit ai ka vendosur që ta ftojë reprezentuesin e Kosovës. Zhegrova mund të debutoj për “Zonjën e Vjetër”.

26-vjeçari nuk luajti xhiron e kaluar në Serie A në derbin që e fitoi Juventusi 4:3 ndaj Interit.

Zhegrova u transferua te Juve nga Lille për afro 16 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por nuk ka luajtur prej 14 dhjetorit të vitit të kaluar./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Zyrtare: Loja Shqipëri-Serbi luhet në Leskovc

Published

on

Zyrtarisht, më datë 11 tetor, ndeshja Serbia-Shqipëria, nuk do të luhet në Beograd në stadiumin “Rajko Mitiq”, sepse shtëpia e futbollit evropian UEFA, ka vendosur që kjo lojë të luhet në Leskovc në stadiumin “Duboçica”.

Fillimisht, kjo sfidë ishte planifikuar të zhvillohej në “Rajko Mitiq” në kryeqytetin serb, por për arsye organizative dhe të sigurisë, autoritetet kanë vendosur ndryshimin e stadiumit.

Kjo konsiderohet një nga ndeshjet më të rëndësishme jo vetëm për kualifikueset e Botërorit, por gjithashtu edhe për historinë.

Në vitin 2014, Shqipëria luante një ndeshje të madhe në Serbi, teksa ëndrra për një vend në Europianin e Francës sapo kishte nisur.

Kuqezinjtë përballeshin jo vetëm me skuadrën serbe, por me terrorin serb, me tifozerinë e cila në çdo moment bënte thirrje për vdekjen e shqiptarëve, apo edhe me vendimet për të mos lejuar jo vetëm tifozët shqiptarë, por as flamurin kuqezi në stadium. /S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Lewandowski drejt largimit, Laporta rikthen ëndrrën e madhe

Published

on

Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, po mendon seriozisht për transferimin e Erling Haaland në verën e vitit 2026, sipas raportimeve nga El Nacional.

Lëvizja lidhet me largimin e Robert Lewandowski, që nuk do të rinovojë kontratën dhe pritet të përfundojë në Arabinë Saudite.

Haaland, i shndërruar tashmë në një nga sulmuesit më frikësues në Europë te Manchester City, është konsideruar prej kohësh nga Laporta si zëvendësuesi ideal për qendrën e sulmit të Barcelonës.

Megjithëse çmimi i transferimit dhe paga e lojtarit mund të kalojnë 150 milionë euro, Laporta beson se ndikimi sportiv dhe medial do të justifikojë investimin. Në moshën 26-vjeçare, Haaland do të bëhej forca kryesore e sulmit, duke kompletuar talentet e reja si Lamine Yamal dhe Pedri për të formuar një trio sulmuese që mund të dominojë Europën.

Ky lëvizje konsiderohet rrezik strategjik, por Laporta mbetet i bindur: për të rikthyer Barcelonën në majat e futbollit, Haaland është një domosdoshmëri./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara