Internet

Twitter tregon pamje paraprake të postimeve të Instagram

Rrjeti social i mikroblogimit lansoi ditën e mërkure kartat për lidhjet e Instagram në aplikacionet mobile dhe ueb.

Publikuar

Përdoruesit e rrjetit social Twitter nuk do të kenë nevojë të klikojnë një link të një postimi nga Instagram në mënyrë që ta shohin çfarë përmban.

Rrjeti social i mikroblogimit lansoi ditën e mërkure kartat për lidhjet e Instagram në aplikacionet mobile dhe ueb. Nëse dikush ndan një postim nga Instagram në Twitter do të shikoni një paraqitje paraprake (thumbnail) se çfarë përmban.

Kështu do të kuptoni nëse ja vlen të largoheni nga Twitter për një foto në Instagram. Integrimi i fotove të Instagram në Twitter u zhduk në 2012 dhe asnjë prej rrjeteve sociale nuk ka pasur mjaftueshëm incentivë për ta rintegruar.

Twitter dëshiron që ju të postoni fotot në platformën e saj dhe jo shpërndarjen nga platforma rivale. Këto e mosmarrëveshje të tjera duket se kanë mbajtur një zgjidhje peng. /PCWorld Albanian

Internet

Belgjika do të monitorojë Telegramin në përputhje me ligjin e ri të BE-së për moderimin e përmbajtjes

Publikuar

nga

Autoritetet belge do të jenë përgjegjëse për monitorimin e Telegramit dhe do të adresojnë të gjitha shqetësimet lidhur me këtë aplikacion mesazhesh.

Kompania e Telegramit ndodhet në Dubai, por ka zgjedhur një përfaqësues ligjor në Belgjikë, tha një zëdhënës i Institutit Belg për Postën dhe Telekomunikacionin.

Akti i Shërbimeve Dixhitale të BE-së, i cili hyri në fuqi në muajin shkurt, u kërkon kompanive që ndodhen në vendet tjera jashtë bllokut ta kenë një përfaqësues ligjor në një prej shteteve anëtare të BE-së.

Vendet e BE-së duhet gjithashtu të caktojnë një autoritet të pavarur për të mbikëqyrur përputhjen e kompanive me rregullat e reja. Kjo do të fillojë zyrtarisht kur Belgjika të caktojë BIPT si një Koordinator të Shërbimit Dixhital./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Gjermania paralajmëron pasoja pas sulmit të dyshuar kibernetik rus

Publikuar

nga

Rusia do të përballet me pasoja për sulmin kibernetik, që dyshohet se është orkestruar nga një grup që ka lidhje me inteligjencën ushtarake ruse, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Gjermania është në mesin e shteteve perëndimore që i jep ndihmë ushtarake Ukrainës në luftën e saj me Rusinë.

Dhjetorin e kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se raportet mes Rusisë dhe Gjermanisë janë gjerësisht të ngrira.

Në janar të vitit 2023, Berlini tha se hakerët rusë kishin sulmuar disa ueb-faqe gjermane, duke i nxjerrë nga përdorimi, në përgjigje të vendimit të Gjermanisë për të dërguar tanke në Ukrainë. Megjithatë, atëbotë autoritetet gjermane thanë se sulmi nuk kishte ndonjë efekt të ndjeshëm.

“Tani ne qartësisht mund t’ia atribuojmë sulmin e vitit të kaluar grupit rus, APT28, që kontrollohet nga shërbimi rus i inteligjencës ushtarake, GRU”, tha Bearbock gjatë një konference për media në Adelaide më 3 maj.

“Me fjalë të tjera, hakerët shtetërorë rusë kanë sulmuar Gjermaninë në hapësirën kibernetike”, shtoi Bearbock.

Kryediplomatja gjermane e cilësoi si të papranueshëm një sulm të tillë dhe tha se ai “nuk do të mbetet pa pasoja”.

Në mars, agjencia gjermane për siguri kibernetike dhe hulumtuesit që punojnë për Alphabet, të kompanisë Google, thanë se grupi i ngjashëm, i quajtur APT29, ishte kapur duke shënjestuar disa parti politike gjermane, me synimin që të vidheshin të dhënat e tyre./REL

Vazhdo të lexosh

Internet

BE nis hetimet për dezinformim ndaj Meta-s

Publikuar

nga

Komisioni Evropian ka nisur hetimet ndaj gjigantit të mediave sociale, Meta, për dezinformim.

BE-ja nisi të martën hetimet ndaj Meta-s, meqë ka dyshime se kompania amerikane ka shkelur rregullat e bllokut lidhur me përmbajtjen në internet. Para zgjedhjeve të BE-së që do të mbahen në muajin qershor, Brukseli ka rritur përpjekjet për të shtypur dezinformimin.

Komisioni njoftoi se përpjekjet e Meta-s për të moderuar përmbajtjen janë “të pamjaftueshme” dhe se nuk po arrijnë të trajtojnë reklamat mashtruese dhe dezinformatat.

Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA), i cili hyri në fuqi vitin e kaluar, kërkon që “Big Tech” të bëjë më shumë për të kundërshtuar përmbajtjen e paligjshme dhe të dëmshme në platformat e mediave sociale./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Pronari kinez i Tiktok-ut e paralajmëroi ShBA-në se ky aplikacion nuk do të shitet

Senati amerikan e miratoi ligjin i cili parasheh që kjo platformë duhet të shitet ose të ndalohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Publikuar

nga

Kompania kineze ByteDance, e cila ka në pronësi TikTok-un, se nuk e mendon shitjen e aplikacionit të famshëm, pasi senati amerikan e miratoi ligjin i cili parasheh që kjo platformë duhet të shitet ose të ndalohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fillim të javës, TikTok-u paralajmëroi se do të ankohet në gjykatë ndaj këtij vendimi, të cilin e konsideron “jo kushtetues”.

Ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkori të mërkurën ligjin mbi të cilin do të ndalojë TikTok-un në Shtetet e Bashkuara, gjë e cila pritet të ndodhë nëse pronari i saj nuk do ta shesë atë brenda një viti.

Shqetësimet mbi këtë platformë janë shprehur edhe nga zyrtarët ligjorë dhe të inteligjencës, se autoritetet kineze mund të detyrojnë ByteDance-in t’ia dorëzojë të dhënat e më shumë se 170 milionë amerikanëve që e përdorin TikTok-un.

Kjo kompani ka thënë se kurrë nuk i ka ndarë me autoritetet kineze të dhënat e përdoruesve amerikanë dhe se nuk do ta bëjë këtë edhe nëse i kërkohet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara