Teknologji

Twitter teston opsionet e votës pro dhe kundër të Reddit

Published

on

Disa përdorues të Twitter në iOS kanë filluar të shohin një buton të ri i cili ngjan shumë me butonin të votës kundër në Reddit.

Është eksperimenti më i fundit i rrjetit social dizajnuar për ti dhënë më shumë informacione atyre që postojnë dhe replikojnë shumë në Twitter se çfarë replikash preferojnë përdoruesit.

Përdoruesit kanë vënë re disa opsione të ndryshme me sistemin e ri. Ca shohin butonin e votës pro dhe kundër, disa të tjerë vetëm opsionin e votës kundër ngjitur me opsionin e pëlqimit të Twitter. Një version i tretë tregon përdoruesve ikonat e gishtit lart dhe poshtë.

Votat pro do të shfaqen si pëlqime. Momentalisht votat pro dhe kundër nuk do të ndryshojë renditjen e replikave siç bën Reddit duke shtyrë drejt fundit ato që disaprovohen më shumë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Teknologji

YouTube po ju thotë: “Mjaft me Shorts”, po vjen kohëmatësi i ri

Published

on

YouTube po teston një veçori të re për të kufizuar kohën që përdoruesit kalojnë duke parë Shorts, raporton TechCrunch.

Platforma do të shtojë një kohëmatës ditor, i cili do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit nëpërmjet cilësimeve.

Përdoruesit do të mund të vendosin një kufi kohor ditor për shikimin e videove Shorts. Pasi të arrihet ky kufi, në ekran do të shfaqet një njoftim që i kujton përdoruesit të bëjnë pushim.

Edhe pse njoftimi mund të mbyllet me një klikim, qëllimi i funksionit është të ndërgjegjësojë përdoruesit për kohën e tepërt që mund të kalojnë duke parë përmbajtje të shkurtër, shpesh orë të tëra në mënyrë pasive.

Në të ardhmen, YouTube planifikon ta integrojë këtë opsion edhe me kontrollin prindëror. Kështu, prindërit do të kenë mundësi të vendosin kufij për kohën që fëmijët mund të kalojnë në Shorts, dhe në këtë rast njoftimi nuk do të mund të hiqet nga fëmijët.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur shumë platforma sociale po përballen me kritika dhe padi për varësinë që shkaktojnë tek përdoruesit.

Sipas Bloomberg Law, mbi 2 mijë padi janë ngritur kundër kompanive të rrjeteve sociale, me akuza se platformat janë ndërtuar qëllimisht për të nxitur sjellje varësie dhe për të mbajtur përdoruesit të lidhur për periudha të gjata. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Ayaneo hyn në tregun e smartfonëve me pajisjen e parë për lojtarë

Published

on

Kompania Ayaneo, e njohur për konsolat portative dhe mini-PC-të e saj, po zgjerohet tani në tregun konkurrues të smartfonëve, duke synuar lojtarët mobilë.

Prodhuesi ka publikuar një “teaser” zyrtar për smartfonin e tij të parë, të cilin e përshkruan si “një telefon i vërtetë për lojtarët”.

Në videon promovuese shihet pjesa e pasme e pajisjes me dy kamera të integruara dhe pa dalje të dukshme, një dizajn që ngjan me modelet RedMagic.

Derisa detajet teknike ende nuk janë zbuluar, pritet që telefoni të përdorë sistemin Android.

Sipas Ayaneo, ky projekt lindi “nga dashuria e pastër për lojën dhe ndjekja e ëndrrave”.

Më shumë informacion pritet të publikohet në teaser-at e ardhshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

TikTok fshin mbi 189 milionë video

Published

on

Platforma e njohur e videove të shkurtra TikTok ka njoftuar se gjatë periudhës prill–qershor 2025 ka hequr më shumë se 189 milionë video në mbarë botën, për shkak të shkeljeve të udhëzimeve të komunitetit.

Sipas raportit zyrtar, mbi 99% e përmbajtjeve të fshira janë identifikuar nga sistemet automatike të platformës, ndërsa më shumë se 90% e videove janë hequr përpara se të shiheshin nga ndonjë përdorues.

Fshirje brenda pak orësh

TikTok thekson se 80.6% e videove të fshira janë hequr brenda një periudhe mesatare prej vetëm dy orësh nga momenti i publikimit.

Në Turqi, janë fshirë 4.4 milionë video, nga të cilat 99.4% janë identifikuar si përmbajtje që shkelin rregullat, dhe 97% janë larguar brenda 24 orëve.

Cilat ishin shkeljet më të zakonshme?

Sipas raportit, përmbajtjet më problematike i përkasin kategorive: Tema të ndjeshme dhe përmbajtje për të rritur – 30.6%. Mallra të rregulluara dhe aktivitete tregtare – 30.5% Siguria dhe mirëqenia e të rinjve, ku 99.4% e videove u hoqën përpara se të shiheshin.

Transmetimet dhe reklamat

Përveç videove të zakonshme, TikTok ka hequr edhe 36 milionë transmetime të drejtpërdrejta (live) gjatë tremujorit të dytë të vitit, rritje prej 100% krahasuar me periudhën e mëparshme. Gjithashtu, janë fshirë mbi 8 milionë reklama për shkelje të politikave të reklamimit.

Presioni në rritje ndaj rrjeteve sociale

Raporti publikohet në një periudhë kur platformat sociale përballen me presion në rritje nga autoritetet dhe organizatat ndërkombëtare për të kufizuar përmbajtjet e dëmshme – veçanërisht ato që prekin të miturit, dezinformimin dhe përmbajtjen e paligjshme.

Me mbi 1 miliard përdorues aktivë, TikTok vazhdon të përballet me kritika dhe hetime në lidhje me sigurinë e të rinjve dhe menaxhimin e të dhënave personale të përdoruesve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

5 këshilla si ta përdorni ChatGPT në maksimum çdo herë

Published

on

ChatGPT po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një asistent personal inteligjent dhe një mjet kërkimi të përditshëm.

Për ta përdorur në mënyrën më të dobishme, është e rëndësishme të dini si të komunikoni qartë me të.

Ndryshe nga motorët tradicionalë të kërkimit, ChatGPT jep rezultatet më të mira kur i ofroni kontekst, udhëzime të qarta, shembuj dhe stil të dëshiruar. Një pyetje e thjeshtë shpesh nuk mjafton për të marrë përgjigjen që kërkoni.

Më poshtë gjeni pesë këshilla profesionale për të përmirësuar ndërveprimin tuaj me këtë inteligjencë artificiale.

1. Caktoni një rol (Role Prompting)

ChatGPT reagon më mirë kur i caktoni një rol specifik. Kjo e ndihmon të përcaktojë tonin, stilin dhe thellësinë e përgjigjes.

Shembull:

“Ma shpjego këtë sikur të jem 12 vjeç.” → përgjigje e thjeshtë dhe e kuptueshme.

“Sillu sikur je profesor me mbi 30 vjet përvojë në sociologji.” → përgjigje më e thellë dhe analitike.

2. Jepni shembuj

Shembujt janë një mënyrë shumë efektive për të drejtuar ChatGPT-në drejt rezultatit që dëshironi.

Nëse i kërkoni të shkruajë një email, tregoni një shembull të stilit tuaj të zakonshëm ose thuajini “Dua që ta shkruash në stil të ngjashëm.” Sa më konkretë të jeni me shembujt, aq më i saktë dhe afër pritshmërive tuaja do të jetë rezultati.

3. Shtoni kontekst

Thelbësor për të marrë përgjigje të sakta, shpjegoni pse po bëni pyetjen, çfarë dini tashmë dhe çfarë prisni nga përgjigjja.

4. Përcaktoni tonin dhe stilin

Toni ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si ChatGPT formulon përgjigjen. Nëse po mësoni një gjuhë të re, mund të kërkoni që përgjigjet të jenë miqësore, edukative dhe me shembuj.

Nëse ju nevojitet diçka profesionale, kërkoni që stili të jetë i përmbledhur, Në rast se po shkruani për media apo rrjete sociale, mund të zgjidhni tone si humoristik, frymëzues, ironik apo dramatik.

5. Kërkoni shpjegime hap pas hapi

Kur bëhet fjalë për tema të ndërlikuara, si matematika, logjika apo analizat – kërkoni që përgjigjja të jetë e shpjeguar hap pas hapi. Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni më qartë procesin e arsyetimit dhe të dalloni çdo gabim të mundshëm.

Në përmbledhje, sa më qartë dhe me më shumë informacion të komunikoni me ChatGPT, aq më të dobishme, të personalizuara dhe profesionale do të jenë përgjigjet që merrni. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara