Teknologji

Twitter rimbyll zyrat në SHBA, gjigantët e teknologjisë detyrojnë punonjësit të vaksinohen

Published

on

Gjigantët e teknologjisë ashpërsojnë rregullat e brendshme. Google dhe Facebook po detyrojnë punonjësit që të vaksinohen ndaj Covid-19 për të hyrë sërish në zyrat që gjenden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Google po planifikon gjithashtu që të zgjerojë fushatën e vaksinimit brenda kompanisë edhe në rajone të tjera, duke nisur nga muajt e ardhshëm.

Nga ana tjetër, Twitter po mbyll sërish disa zyra që u rihapën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, njoftoi se kampusi në San Francisco dhe New York do të operojë vetëm me kapacitet 50%.  

Kjo qasje e gjigantëve të teknologjisë vjen mes rritjes së rasteve të reja me koronavirus, që po shkaktohet kryesisht nga varianti Delta që përhapet më shpejt.

Continue Reading

Teknologji

MrBeast në garë për ta blerë TikTok-un

Published

on

Ylli i rrjetit social Youtube dhe rrjetit social TikTok, MrBeast i ka hyrë garës për ta blerë TikTokun si pjesë e një grupi të investitorëve, pasi rrjeti social kinez ka një afat prej 75 ditësh për të gjetur një pronarë amerikanë. 

“Në rregull, unë do ta blej TikTokun që të mos ndalohet”, ka shkruar MrBeast në rrjetin social “X” më 13 janar. Emri real i tij është Jimmy Donaldson. Edhe pse dukej si shaka, avokati i tij e ka konfirmuar se oferta është serioze të martën, për CNN.

Të shtunën TikTok-u u ndalua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u kthye pas 12-orësh, pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ai do ta shtyjë vendimin për 75 ditë.  Dy ditë pas postimit në X, Donaldson ka postuar një video ku njoftoi se do blejë rrjetin social.

“Sapo dola nga takimi me disa miliarderë. TikTok-un ne e mendojmë biznes…Ne kemi një ofertë gati, dhe duam ta blejmë programin”, MrBeast ka thënë në video.

Oferta vjen si përgjigje ndaj vendimit të Gjykatës Supreme për ta ndaluar rrjetin social nëse nuk shitet te një pronar jokinez, ka deklaruar një përfaqësues i firmës ligjore Paul Hastings, i cili përfaqësoi ofertën e grupit.

Grupi i investitorëve, i cili udhëhiqet nga Jesse Tinsley, themelues dhe shef ekzekutiv i Employer.com, është i përbërë prej njerëzve të pasur dhe investitorëve, që nuk duan ta shohin ndalimin e TikTok-ut.

TikToku ka 170 milionë përdorues në SHBA.

“Oferta jonë përfaqëson një situatë fitoreje për të gjithë, sepse ruan këtë platformë vitale, derisa ka adresuar shqetësime legjitime të sigurisë kombëtare”, ka shtuar Tinsley. Nuk u tregua se sa janë ofruar.

Continue Reading

Teknologji

Mira Murati krijon kompaninë e Inteligjencës Artificiale, rekruton emra të njohur

Published

on

By

Jonathan Lachman, ish-kreu i projekteve speciale në OpenAI, ka vendosur të largohet nga kompania dhe t’i bashkohet një laboratori kërkimor të inteligjencës artificiale të themeluar nga ish-shefja e OpenAI, shqiptarja Mira Murati.

Ky është punësimi më i lartë që Murati ka bërë që nga largimi i saj nga OpenAI në shtator të vitit të kaluar, kur ajo filloi një sipërmarrje të re, e fokusuar në eksplorimin e Inteligjencës së Përgjithshme Artificiale (AGI).

Murati ka rekrutuar deri tani rreth 10 studiues dhe inxhinierë nga kompani të njohura si OpenAI, Character AI dhe Google DeepMind. Megjithatë, startupi i saj është ende në fazat e hershme dhe ende nuk ka një emër ose produkt të qartë, sipas burimeve të njohura me këtë kompani.

Përveç kësaj, një zëdhënës i OpenAI konfirmoi largimin e Lachman, por as Murati dhe as Lachman nuk kanë bërë komentet publike në lidhje me këtë zhvillim.

Kjo lëvizje vjen pas një periudhe të trazuar për OpenAI, që kulmoi me shkarkimin e papritur të CEO-s Sam Altman nga bordi i drejtorëve në fund të vitit 2023. Në atë periudhë, Murati ishte emëruar përkohësisht si CEO dhe më pas, pas një periudhe të pasigurisë, Altman u rikthye në krye të kompanisë.

Kur Murati vendosi të largohej nga OpenAI, ajo e shoqëroi vendimin me një letër lamtumire, duke falenderuar Altman për mbështetjen dhe duke shpjeguar se po largohej për të nisur eksperiencën e saj personale.

Pas largimit nga OpenAI, Murati filloi të punojë për një startup të ri që ka mbledhur deri tani mbi 100 milionë dollarë financime.

Continue Reading

Teknologji

Pse shitjet e automjeteve elektrike “mund të shkojnë në qiell” gjatë vitit 2025?

Published

on

Më shumë vende po i bashkohen “pikës së kthesës” kur bëhet fjalë për shitjen e automjeteve elektrike. Një “pikë kthese” ndodh kur teknologjia e re fiton vrull të mjaftueshëm për të zhvendosur paraardhësin e saj, shkruajnë mediat e huaja.

Dhe për këtë theksohet se ka disa arsye: Në nëntor, India uli taksën për EV në 5 për qind, nga 12 për qind. Arabia Saudite, njoftoi mandat që kërkon që 5 për qind e hapësirave të parkimit të caktohen për automjetet elektrike.

Në Norvegji, gati 90 për qind e automjeteve të shitura më 2024 ishin EV. Pakistani u zotua të kalojë në 30 për qind të automjeteve elektrike deri në vitin 2030. Në Turqi, ndërsa shitjet totale të automjeteve u rritën vetëm 0,5 për qind, shitjet e automjeteve elektrike u rritën me 45,9 për qind në vitin 2024, ekuivalente me më shumë se 105,000 njësi, sipas ODMD.

Në SHBA, shitjet e automjeteve elektrike u rritën 12 për qind në tremujorin e katërt 2024, duke e çuar totalin vjetor në 1.3 milion njësi, ose 8 për qind nga 15.9 milionë shitjet totale të automjeteve për vitin, sipas Cox Automotive. Shitjet e automjeteve elektrike në Tajlandë arritën 14 për qind të tregut të makinave. Filipinet kanë zgjatur tarifat zero për automjetet elektrike deri më 2028.

Të paktën 31 vende kanë arritur pragun prej 5 për qind për shitjet vjetore të automjeteve elektrike. Sipas Nasdaq, më 2025, shitjet e automjeteve elektrike janë vendosur të “rriten në qiell”. Nasdaq parashikon që pjesa totale e EV në shitjet e automjeteve të lehta në mbarë botën do të arrijë në 22.6 për qind.

Ndërkohë, deri më 2030, Bloomberg parashikon që automjetet elektrike mund të përbëjnë mbi 50 për qind të shitjeve globale të makinave, falë kostove të baterive dhe shtytësve të politikave. Firma sheh që pjesa e tregut për EV-të të rritet në 69.5 për qind në 2035.

Në këtë drejtim, përmenden disa faktorë. Kostoja vazhdon të bie. Të dhënat e Bloomberg tregojnë se çmimi mesatar i baterive litium-jon është ulur me 89 për qind që nga viti 2010, shkruajnë mediat e huaja, raporton Telegrafi.

Ajo arriti në 132 dollarë për kilovat-orë në 2023 e ra në 112 dollarë/kWh në 2024, sipas Statista. Deri më 2026, çmimet mesatare të paketave të baterive parashikohen të bien në 82 dollarë për kWh – nga 250 dollarë për kWh në 2016 – një rënie prej 67 për qind në çmim.

Qeveritë në mbarë botën po ndihmojnë në përshpejtimin e tranzicionit drejt EV. Vende si Norvegjia, ku 90 për qind e shitjeve të makinave të reja janë elektrike, kanë udhëhequr me stimuj agresivë, duke përfshirë uljen e taksave dhe tarifimin publik falas.

BE-ja është zotuar të heqë gradualisht shitjen e automjeteve ICE deri në vitin 2035, ndërsa Akti i Zvogëlimit të Inflacionit në SHBA (IRA) ofron kredi tatimore 7,500 dollarë për EV-të kualifikuese. Veç këtyre, BloombergNEF thekson se Kina, prodhuesi më i madh në botë i EV dhe tregu i makinave, po vendos standardet me dominimin e prodhimit vendas, politikat (subvencionet) dhe zgjerimin e infrastrukturës.

Sfidat mbeten duke përfshirë infrastrukturën, burimet e mineraleve të baterive e pranimin nga konsumatorët. Sidoqoftë, me një ndërthurje të inovacionit, ekonomisë së favorshme dhe politikave mbështetëse, EV-të thuhet se janë gati të dominojnë tregjet globale të makinave.

Continue Reading

Teknologji

TikTok përgatitet për mbyllje në SHBA nga e diela

Published

on

TikToku  po përgatitet për mbylljen e aplikacionit të tij për përdoruesit amerikanë nga e diela kur një ndalim federal për këtë rrjet social pritet të hyjë në fuqi, vetëm nëse Gjykata e Lartë vendos që të ndryshojë vendim, kanë thënë burimet për Reutersin të mërkurën.

Mbyllja e shërbimeve të tilla nuk kërkon planifikim më të gjatë, kanë thënë burimet, duke vënë në dukje se shumica e operacioneve kanë vazhduar si zakonisht që nga kjo javë.

Nëse mbyllja anulohet, TikToku është në gjendje të rivendosë shërbimin për përdoruesit amerikanë në kohë të shkurtër. ByteDance, kompania amë e TikTokut, ka më shumë se 7000 punonjës në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Joe Biden prillin e kaluar nënshkroi një ligj që kërkon që ByteDance të shesë asetet në SHBA deri më 19 janar 2025, ose do të përballet me ndalim mbarëkombëtar. Javën e kaluar, Gjykata e Lartë e SHBA-së dukej e prirur të mbështeste ligjin, pavarësisht thirrjeve nga presidenti i sapozgjedhur Donald Trump dhe ligjvënësit për të zgjatur afatin.

 

Continue Reading

Të kërkuara