Telefoni më i hollë në botë me ekran të lakuar sapo është prezantuar në eventin IFA (Innovation For All) ShowStoppers 2025 nga Tecno.
Tecno – i njohur për telefonat e tij të shkëlqyer me buxhet të ulët dhe telefonat kryesorë në rajonet në zhvillim – po e rrit lojën e tij dhe ka vendosur të zgjerohet edhe në tregun evropian.
Megjithëse, për momentin, po e bën këtë vetëm në segmentin e laptopëve. Tecno Slim, siç është quajtur, ka dy variante: një version 4G dhe një version 5G. Nga të dy, versioni 4G është më i holli, vetëm 5.93 mm.
Varianti 5G i Tecno Slim mat 5.95 mm. Megjithatë, një faktor forme i hollë dhe një ekran i lakuar nuk janë të vetmet karakteristika përcaktuese të Tecno Slim, shkruajnë mediat e huaja.
Telefoni ka kapacitet baterie 5,150 mAh vjen me karikim të shpejtë 45W. Variantet kanë procesorë të ndryshëm: versioni 4G fuqizohet nga Helio G200 dhe versioni 5G fuqizohet nga Dimensity 6400. Ekrani AMOLED, ka shpejtësi rifreskimi 144 Hz e shkëlqim prej 4,500 nit-esh.
Tecno ka vendosur të injektojë më tepër emocion në telefonin e saj. Përfshirja e një asistenti të Al – dhe mjeteve të ndryshme të Al – do të thotë që telefoni do të ndihet shumë më tepër si një shoqërues.
Sidomos falë aftësive të përkthimit të drejtpërdrejtë, që do ta bëjnë udhëtimin në botë të lehtë.
Kompania po zgjeron biznesin e laptopëve në disa tregje evropiane, në Spanjë dhe Francë. Laptopët Megabook K15S dhe K16S të Tecno-s, sipas kompanisë, janë projektuar duke pasur parasysh nevojat më të kërkuara të klientëve evropianë.
Laptopi Megabook S14, i cili është laptopi OLED, do të jetë i disponueshëm në disa tregje evropiane më vonë këtë vit.
Kur të dalë në shitje, konsumatorët do të kenë mundësinë të zgjedhin midis procesorëve Snapdragon X Elite ose Intel Core Ultra 9.