Lajmet

Turqia zhvillon stërvitjet dimërore ushtarake, merr pjesë edhe Kosova

Published

on

Në afërsi të qytetit Kars, që ndodhet në verilindje të Turqisë, afër kufirit me Armeninë, po vijon “Stërvitja Dimërore 2025”, një stërvitje ushtarake ku marrin pjesë edhe trupa nga Kosova.

Në kuadër të aktiviteteve, nën kontrollin dhe menaxhimin e Forcave të Armatosura Turke, pjesëmarrësit zhvilluan më shumë detyra, përfshirë manovra me zbritje me helikopter, stërvitje me mortaja, operacione kërkimi dhe shpëtimi, koordinim të operacioneve të përbashkëta, testim të aftësive luftarake të njësive, sinkronizim në të shtëna si dhe detyra tjera.

Gjithashtu, stërvitja përfshin edhe pushimin e trupave brenda një strehe dëbore, duke nxjerr në pah teknikat ekstreme të mbijetesës në mot të ftohtë.

Një personel prej gjithsej 12.199 personash pjesë në “Stërvitjen Dimërore 2025”, përfshirë 12.000 nga Turqia dhe 199 nga 20 vende të tjera, në mesin e të cilave janë Kosova, Maqedonia e Veriut, ShBA-ja, Azerbajxhani, Bahreini, Bangladeshi, Britania e Madhe, Bosnjë e Hercegovina, Franca, Gjeorgjia, Italia, Kazakistani, Mongolia, Pakistani, Bullgaria, Libia, Nigeri, Taxhikistani dhe Jordania.

Stërvitja u organizua nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, Shtabi i Përgjithshëm, Forcat Tokësore Turke, Forcat Detare, Forcat Ajrore dhe Komanda e Forcave Speciale, në bashkëpunim me institucionet publike civile.

Lajmet

Zogaj: Çdo 48 orë i njëjti dështim, fajtor është partia që i fitoi zgjedhjet

Published

on

By

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, tha se vendi po përballet me të njëjtin rezultat çdo 48 orë dhe vlerësoi protestën e shoqërisë civile si një shenjë pozitive.

“Edhe sot në dështimin e radhës po vijmë çdo 48 orë dhe kemi të njëjtin rezultat. Shoqëria civile ka protestë dhe kjo është shenjë e mirë. Fajtori kryesor është partia që ka fituar zgjedhjet dhe nuk ka asnjë përpjekje për të dalë nga kjo situatë”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Çitaku: I bëj thirrje Kurtit që të reflektojë, Kosova është shumë më e vlefshme sesa egoja e tij

Published

on

By

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas dështimit të 37-të me radhë për konstituimin e Kuvendit, e quajti situatën tërësisht të papranueshme.

Ajo akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin për kryeneçësi dhe papërgjegjësi.

“Kosova është shumë më e madhe dhe më e vlefshme se egoja e tij,” theksoi Çitaku, duke kërkuar reflektim urgjent nga partia fituese e zgjedhjeve.

“Sërish ishim dëshmitarë të shpërfaqjes politikë të subjektit të parë politik. Kjo gjendje është tërësisht e papranueshne. Në këtë pikë të bllokadës jemi si rezultat i kryeneçësisë dhe papërgjegjesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

Madje, i dëgjova disa deklarata qesharake se gjoja i kanë numrat për qeveri, por nuk i paskan numrat për kryeparlamentar. Kjo nuk do koment është papërgjegjësi. I bëj thirrje që të reflektojë. Kosova është shumë më e madhe dhe më e vlefshme se egoja e tij”, shtoi Çitaku.

Continue Reading

Lajmet

Dështoi sërish vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Edhe vazhdimi i 37-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës përfundoi pa sukses. Lëvizja Vetëvendosje bëri sërish përpjekje për krijimin e një komisioni ad-hoc që do të mundësonte votimin e fshehtë, por pa arritur konsensus mes partive politike.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje partive opozitare – PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Listës Serbe – që të propozojnë kandidatët e tyre për përbërjen e komisionit. Megjithatë, këto subjekte nuk pranuan të marrin pjesë në këtë proces dhe refuzuan të votojnë.

Nga 92 deputetët e pranishëm në sallë, 52 votuan për formimin e komisionit, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.

Përballë mungesës së përkrahjes së gjerë parlamentare, Dehari vendosi që seanca të ndërpritet. Ai njoftoi se vazhdimi i saj do të mbahet më 22 korrik, në orën 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Situata në Kuvend, shqetësim real

Published

on

By

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, pohoi se situata e krijuar në Kuvend është shqetësim real.

Ai deklaratën e bëri para vazhdimit të seancës konstituive.

“Është shqetësim real edhe të gjithë i kanë të drejtat e veta, mundësitë e veta, përgjegjësitë e veta. Unë mirëpres shoqërinë civile që na kujton detyrën tonë”, tha ai.

Continue Reading

Të kërkuara