Lajmet

Turqia shtyn samitin e gazit

Shkak tërmeti.

Published

on

Turqia ka shtyrë samitin e gazit natyror që ishte paraparë të mbahej më 14-15 shkurt deri më 22 mars, njoftoi të premten një zyrtar energjetik, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë.

Ngritja e një qendre gazi në Turqi u propozua fillimisht nga presidenti rus, Vladimir Putin, pasiqë shpërthimet dëmtuan tubacionet e gazit të Rusisë, Nord Stream, në Detin Baltik.

Turqia aktualisht importon të gjitha nevojat e saj për gaz dhe ka infrastrukturë të gjerë të importit të LNG. Ankaraja beson se mund të përdorë marrëdhëniet e saj ekzistuese dhe të reja tregtare për t’u bërë një qendër gazi./UBTNews/

Lajmet

Haradinaj: Kurti po e ushtron kundërligjshëm rolin e kryeministrit

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti “po qëndron kundërligjshëm në këtë pozitë”.

Kemi bërë diçka shumë më shumë se sa vetë edhe zotëri Kurti në të kaluarën që ka ofruar për kryetaren e Kuvendit. Pra, është më e rëndësishme për zotëri Kurtin, Albulena në këtë rast, se sa konstituimi i Kuvendit. Mendoj që kemi qeveri kundërligjshëm, një njeri që i mban dy pozita edhe vjen deputet edhe ushtron rolin e kryeministrit është e kundërligjshme, gabim është çfarë po ndodhë po çfarë të bëjmë”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj tha se e vlerëson deputeten Albulena Haxhiu, por qëndrimi i tyre është i njëjtë.

Ne kemi ofruar propozimin para se të nominohet zonja Haxhiu. Kush e mban mend seancën e parë, të datës 15, ne kemi thënë që jemi të gatshëm të votojmë dy kandidatet. Me kalimin e kohës kjo është bllokuar në pozicionin e zonjës Haxhiu, por personalisht unë e vlerësoj edhe si njeri edhe si familje, por ne e kemi bërë një ofertë dhe i qëndrojmë asaj oferte. Ne jemi të gatshëm sot të votojmë nëse e ndërrojnë emrin e kandidatit”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

​Lushaku-Sadriu: Kurti nuk dëshiron që ta jap ekzekutivin

Published

on

By

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku Sadriu deklaroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk dëshiron që ta jap ekzekutivin. Ajo tha se i njëjti nuk dëshiron t’i nënshtrohet as Kushtetutës e as ligjeve në fuqi.

Para fillimit të seancës konstituive, deputetja Lushaku-Sadriu tha se partia më e madhe është pengmarrëse e institucioneve të Kosovës.

Partia më e madhe nuk po ka dëshirë që ta dorëzojë as fuqinë ekzekutive, ndërkohë që është duke ushtruar njëkohësisht të dy funksionet. Kjo është një pengmarrje ndaj institucioneve të Kosovës, me një kosto tepër të lartë për qytetarët e Kosovës edhe për vet Kosovën”, deklaroi ajo.

Sa i përket deklarimeve të Kurtit që i kanë votat për votimin e qeverisë, ajo tha se i njëjti nuk po dëshiron të dorëzojë kompetencat.

Ky është problemi të cilin e ka Kurti, ai nuk dëshiron që ta jap ekzekutivin, t’i dorëzojë kompetencat e veta. Dhe ky është problem shumë i madh. Kur udhëhiqesh nga një njeri që nuk dëshiron që t’i nënshtrohet as Kushtetutës dhe as ligjeve në fuqi. Ky është problem në vete dhe më vjen tepër keq që ne kemi ardhur në këtë pozitë duke pasur një njeri udhëheqës të partisë më të madhe dhe që nuk e kupton funksionimin bazik të demokracisë”, tha Lushaku Sadriu.

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon saga e dështimeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Për të 26-n herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Që nga 1 maji, për të tetëmbëdhjetën herë, deputetët kanë refuzuar të formojnë një komision që do të mbikëqyrte një votim të fshehtë për kreun e ri të Kuvendit.

Votimi i fshehtë është propozuar nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, disa herë nuk ka arritur të sigurojë 61 vota për t’u zgjedhur në krye të organit ligjvënës.

Çështja e votimit të fshehtë është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë. Ato vlerësojnë se mënyra se si LVV-ja po tenton që kryetari i ri i Kuvendit të zgjidhet përmes votës së fshehtë është jokushtetuese, duke kërkuar nga Gjykata që të marrë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim”.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe sërish refuzuan, në vazhdimin e seancës konstituive më 4 qershor, që të propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Saranda Bogujevci nga LVV-ja tha se partia e saj është në pritje të vendimit të Kushtetueses, ndërkaq shtoi se kanë informacione se disa deputetë janë të gatshëm të votojnë për kryeparlamentarin pas vendimit të gjykatës.

Faton Peci, pjesë e koalicionit me LVV-në, tha se në ditët e fundit ka pasur takim mes LVV-së dhe Nismës Socialdemokrate të Fatmir Limajt, duke thënë se Limaj shihet si partner i mundshëm për qeverisje.

Limaj, partia e të cilit ka tri ulëse në Kuvend, deklaroi se vendi duhet të ketë një shumicë parlamentare, duke shprehur bindjen se Kosova së shpejti do t’i ketë institucionet e reja.

Seanca konstituive pritet të vazhdojë të enjten, më 5 qershor. Kjo është hera e parë që nga nisja e seancës konstituive më 15 prill, që vazhdimi i seancës bëhet pas 24 orësh, pasi deri më tani vazhdimet janë bërë çdo 48 orë. Ky vendim u mor nga kryesuesi Avni Dehari, në konsultim me përfaqësuesit e partive, me qëllim që seanca të mos vazhdonte të premten, kur është festa e Bajramit.

PDK-ja dhe AAK-ja e konsiderojnë Haxhiun si një figurë jounifikuese, duke kërkuar nga LVV-ja ta ndryshojë kandidatin për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk do të votojë asnjë kandidat të LVV-së për këtë post.

LVV-ja, si partia fituese e zgjedhjeve të shkurtit, ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kandidatit për kryeparlamentar. Kjo parti ka thënë se nuk do ta ndryshojë kandidatin, duke theksuar se Haxhiu e meriton të zgjidhet në këtë pozitë.

Për ta konstituuar Kuvendin, deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e ri dhe pesë nënkryetarët, për të cilët nevojiten 61 vota.

Vetëm pas zgjedhjes së tyre, organi ligjvënës konsiderohet i konstituuar, dhe pas kësaj hapet rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës./REL/

Continue Reading

Lajmet

​Sot diskutohet data e zgjedhjeve lokale

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pritet të zhvillojë sot, më 4 qershor, një takim me përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve lokale.

Takimin e konfirmoi të martën këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina.

Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjëherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, tha ai.

Pas kësaj, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se “procesi ka mundur të iniciohej shumë më herët”, sipas tij, për të pasur më shumë fleksibilitet dhe më shumë data në dispozicion.

Tashmë kanë mbetur vetëm 7 të diela të mundshme [nga 14 sa ishin në total] kur mund të mbahen zgjedhjet lokale”, shkroi ai në Facebook.

Ai tha se datat që mund të mbahen zgjedhjet lokale janë 5, 12, 19, 26 tetor apo 2, 9 dhe 16 nëntor./kp

Continue Reading

Të kërkuara