Lajmet

Turqia do të ndërtojë rreth 200 mijë shtëpi në rajonet e goditura nga tërmeti

Kujtojmë se tërmeti ka vrarë më shumë 41 mijë njerëz dhe ka lënë miliona pa shtëpi.

Published

on

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha të hënën se Turqia do të ndërtojë pothuajse 200,000 shtëpi të reja në rajonin juglindor të vendit, të shkatërruar nga një tërmet masiv dy javë më parë.

Një tërmet me magnitudë 7.8 më 6 shkurt dhe pasgoditjet e tij kanë vrarë më shumë se 41,000 njerëz në Turqi dhe kanë lënë miliona pa shtëpi, përcjell UBT News.

Erdogan është i prirur të tregojë se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për të prekurit pasi ai përballet me testin e tij më të madh politik në zgjedhjet e planifikuara për në maj.

Erdogan tha se rreth 118,000 ndërtesa ose u shembën, ose kërkuan prishje urgjente ose u dëmtuan rëndë nga tërmeti.

Ai premtoi se puna e rindërtimit do të fillonte në mars për të ndërtuar 199,739 shtëpi, përfshirë më shumë se 130,000 në provincat më të prekura të Hatay, Kahramanmaras dhe Malatya.

“Asnjë nga këto ndërtesa nuk do të jetë më shumë se tre ose katër kate”, premtoi ai, pasi tërmeti shkaktoi shembjen e disa ndërtesave të larta.

Ekspertët thonë se ndërsa Turqia ka rregulloret e duhura, kompanitë e ndërtimit shpesh ndërtojnë shtëpi me cilësi të dobët që nuk janë në gjendje të përballojnë lëkundjet e forta.

“Ndërtesat do të ndërtohen… në tokë të fortë dhe duke përdorur metodat e duhura”, u zotua Erdogan.

Ai tha se shtëpitë e reja do të ndërtohen larg linjave të prishjes, “më afër maleve”, të cilat do të “mbronin nga problemet që shkaktohen nga toka e butë”./UBTNews/

Lajmet

R​inumërohen 40.16 për qind e votave, procesi vazhdon ende

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen edhe 28 komuna të tjera.

Sipas të dhënave që rezultojnë në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri më tani janë rinumëruar 40.16 të votave, apo 1 mijë e 27 vendvotime të procesuara.

Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Continue Reading

Lajmet

​Ngrihet aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për asgjësim të dokumenteve të votimit

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, e paraparë me nenin 217 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Lajmet

KEDS-i me punime në rrjet, këto janë zonat ku paralajmërohet të ketë reduktime

Published

on

By

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik vetëm në disa rajone.

Si rezultat, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga TS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J15 Rahoveci (kodi: 30000015) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Euro Graniti, Atmaxha I, Atmaxha II, Tupeci I, Tupeci II, Tupeci III, Landovicë, Tulltorja I dhe Tulltorja II.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri,- ndërrimi i shtyllave të thyera në segmentin kryesor.

Mitrovicë

Punime në projekte investive

Nga NS 110/10[kV] Mitrovica 2 do të ndërprehet:

TS 10/04[kV] Vinarc Kulle -1 Lahovit (kodi: 70000005002) nga ora 09:00-11:00 dhe 13:00-15:00.

Vendet:  Vinarc  Lahovit.

Arsyeja: Punime me projektin investiv.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga NS 35/10 [kV] Malisheva  do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J02 Kijeva (kodi: 82082007) nga ora 13:00 deri 15:30

Vendet: fshatrat: Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçicë, Polluzhë dhe Stapanicë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i sistemit SCADA në stabilimentin Kijeva.

Punime nga pala e tretë

Nga NS 35/10[kV] Gjakova I  do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Beci (kodi: 80080010) nga ora 10:00 deri 15:00.

Vendet: fshatrat: Bec, Janosh, Lugbunari, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Pashë, Palabardhë, Qerim, Sopot dhe Trakaniq dhe rruga Mark Malota (një pjesë).

Arsyeja: Ndërprerje për siguri për shkak të punimeve në linjën 35kV Radoniqi.

Continue Reading

Lajmet

Kurti në Davos: Kosova po shënon rritje të vazhdueshme ekonomike

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Davos ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror, tha se partnerëve ndërkombëtarë dhe atyre potencialë u kanë prezantuar mundësitë për investime në Kosovë, duke theksuar rolin e qeverisë si partnere e besueshme, stabilitetin institucional dhe potencialin e të rinjve të vendit.

“Ne të gjithë partnerëve ndërkombëtarë dhe partnerëve të mundshëm ndërkombëtarë u tregojmë mundësitë për investime në Kosovë, prej faktit që atje do të kemi një qeveri që është partnere – jo vetëm një treg apo vetëm një platformë për prodhimtari të lirë, por edhe një shtet me politika fiskale të favorshme dhe me mundësi për të angazhuar të rinjtë tanë, të cilët janë energjikë, të talentuar dhe shumëgjuhësh,” tha Kurti për RTK-në.

Ai theksoi se Kosova ofron mundësi unike për krijimin e degëve apo bizneseve të reja, duke qenë në zemër të rajonit EMEA.

“Është një mundësi unike që të krijojnë degët e tyre apo bizneset e tyre në vendin tonë, i cili është në zemër të këtij rajoni që njihet në mënyrë të popullarizuar si EMEA – Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore,” u shpreh ai.

Kurti theksoi rëndësinë e besimit dhe stabilitetit institucional në kohë turbulencash gjeopolitike.

“Kërkojmë që sa më shumë, për shkak të miqësisë dhe afërsisë në kohë turbulencash gjeopolitike dhe kur kemi çrregullim të linjave botërore tregtare, te Kosova ta kenë edhe shtetin demokratik me sundim të ligjit dhe parashikueshmëri institucionale,” tha ai.

Sipas tij, Kosova po shënon rritje të vazhdueshme ekonomike. “Është një ekonomi që sa vjen e rritet çdo vit dhe ku ndërmarrjet me pronësi të huaj, krahasuar me para katër viteve, janë rritur për plot 55%,” theksoi Kurti.

Duke folur për pjesëmarrjen në Davos, Kurti tha se këtë vit aktivitetet kanë qenë më intensive.

“Rregullisht, Qeveria e Kosovës merr pjesë, përveç meje zakonisht edhe disa ministra. Por kësaj radhe është e veçantë, aktivitetet që kemi zhvilluar në Shtëpinë e Kosovës kanë qenë më të dendura se kurrë më parë. Kemi pasur më shumë panele se herën e kaluar, më shumë takime bilaterale,” tha ai.

Ai falënderoi edhe ndërmarrësit nga mërgata. “Dua të falënderoj ndërmarrësit nga mërgata, të cilët kanë kontribuar kaq shumë që në Davos, që është një kryeqendër e përkohshme e globit, të ketë kaq shumë mysafirë nga e gjithë bota në Shtëpinë e Kosovës, e cila këtë herë u quajt edhe Shtëpia apo Vatra e Talentit,” u shpreh Kurti.

Kurti potencoi se në fjalimet e tij në “Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës” në Davos, foli për çështjen e besimit në politikë dhe rëndësinë e tij për shoqërinë dhe ekonominë.

“Aty ishte çështja e besimit në politikë. Unë besoj se besimi në institucionet publike dhe besimi i qytetarëve në shoqëri tek njëri-tjetri kanë edhe një aspekt të fuqishëm, jo vetëm për kohezionin social dhe për mbijetesën në kriza, por edhe për hovin ekonomik edhe për shanset më të mëdha për zhvillim dhe progres. Besimi është shumë i rëndësishëm, sa i përket besimit të qytetarëve në udhëheqësi, por edhe vetëbesimit të udhëheqësve kur ata ndodhen në kauza dhe ide fisnike që i shërbejnë interesit të përgjithshëm,” tha Kurti.

Continue Reading

Të kërkuara