Lajmet

Turqia bllokon qasjen në Instagram

Published

on

Autoriteti Turk i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TKM) tha të premten se bllokoi qasjen në Instagram.

Nuk u dha asnjë arsye për këtë veprim, por ai erdhi pasi drejtori i Komunikimit i vendit, Fahrettin Altun kritikoi platformën e mediave sociale, duke thënë se “po i pengon në mënyrë aktive njerëzit të postojnë mesazhe ngushëllimi për vdekjen e liderit të Hamasit [Ismail] Haniyeh pa përmendur ndonjë shkelje të politikës.”

“Kjo është censurë, e pastër dhe e thjeshtë,” tha ai në një postim në X të mërkurën pas vrasjes së Haniyeh në Teheran.

“Ne do ta mbrojmë lirinë e fjalës kundër këtyre platformave që kanë treguar shumë herë se janë kryesisht në shërbim të sistemit global shfrytëzues të padrejtësisë”, shtoi ai.

Haniyeh u vra të mërkurën në kryeqytetin iranian Teheran. Ndërsa Hamasi dhe Irani fajësuan Izraelin për vrasjen, Tel Avivi nuk e ka konfirmuar apo mohuar përgjegjësinë e tij./UBTNews/

Lajmet

Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të enjte nga ora 13:00, do të vazhdojë seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, shtetase argjentinase, në Fushë-Kosovë në vitin 2023.

Në seancën e mbajtur të hënën, Nika është deklaruar sërish i pafajshëm për akuzën, duke thënë para trupit gjykues: “I pafajshëm 100 për qind”.

Më 19 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar Nikën me 18 vjet burgim. Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Postoi foto me armë në rrjete sociale, dy persona shoqërohen në polici në Suharekë

Published

on

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Suharekë, pasi njëri prej tyre kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 10:30, në fshatin Krushic. Gjatë rastit është bërë e ditur se pistoleta me gaz i përkiste të dyshuarit tjetër.

Arma, së bashku me një karikator, është konfiskuar nga policia.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të arrestuar në Ferizaj për dyshimin për shitblerje të narkotikëve

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Ali Aliu” në Ferizaj, nën dyshimin për shitblerje të substancave narkotike.

Sipas raportit policor, rasti është regjistruar më 14 tetor, rreth orës 20:10, kur njësia policore ka kontrolluar dy automjete. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 2.93 gramë marihuanë, 65 euro para të gatshme dhe një telefon.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Foshnja dy muajshe ndërron jetë në Gjilan, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

Një foshnjë dy muajshe ka ndërruar jetë më 14 tetor në Gjilan.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar në orën 12:15 nga emergjenca e spitalit, ku foshnja ishte sjellë për trajtim mjekësor. Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara