Kuriozitete

Trump zbulon arsyjen se pse nuk mund ta ngasë veturën

Published

on

Gjatë një ngjarjeje të fundit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump u tha gazetarëve se nuk i lejohet të drejtojë veturën.

Deklarata e tij erdhi pasi ai njoftoi vendimin e tij për të blerë një Tesla në mbështetje të Elon Musk.

Dhe kjo ka lënë shumë të pyesin pse presidenti nuk mund të ngasë veturën. Trump shpjegoi se nuk ka vozitur prej vitesh, shkruan yahoonews.

“Unë do të blej një, tani këtu është lajmi i keq. Nuk më lejohet të drejtoj veturën. Dhe më pëlqen të drejtoj vetura”, tha presidenti amerikan.

Në vend të kësaj, ai tha se do ta mbante automjetin në Shtëpinë e Bardhë që ta përdorte stafi i tij, duke shtuar se ishin të emocionuar për këtë. Trump shtoi gjithashtu: “Nuk më lejohet ta përdor. A mund ta besoni?”

Ashtu si të gjithë ish-presidentët e SHBA-së, Trumpit i ndalohet të drejtojë veturën në rrugë publike, një kufizim që zbatohet edhe pas largimit nga detyra. Akti i Ish-Presidentëve i vitit 1958 e zbaton këtë rregull, duke siguruar që ish-presidentët të mbeten nën mbrojtjen e vazhdueshme të Shërbimit Sekret dhe masa të tjera sigurie.

Trump njoftoi vendimin e tij për të blerë një Tesla si një gjest mbështetjeje për Elon Musk, kompania e të cilit është përballur me reagime për shkak të përfshirjes së tij politike në administratë.

 

Kuriozitete

Shfaqet një njollë e madhe në diell, çfarë do të thotë për Tokën?

Published

on

Astronomët po monitorojnë një pikë të madhe të errët në sipërfaqen e Diellit që mund të ndikojë në Tokë në ditët në vijim.

Brenda Culbertson nga Laboratori Jet Propulsion i NASA-s ka folur për njollën masive diellore të quajtur 4079 dhe çfarë mund të thotë për banorët në Tokë.

“Energjia nga 4079 është shumë e fortë, dhe ndërsa i afrohet qendrës së fytyrës diellore, ajo përballet drejtpërdrejt me Tokën”, tha Culbertson.

“Nëse ndodh ndonjë ndezje e madhe diellore ndërsa ajo është përballë Tokës, ne do të marrim një goditje të drejtpërdrejtë të energjisë diellore dhe grimcave diellore, duke shkaktuar një stuhi gjeomagnetike.”

Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor (SWPC) e Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) i përshkruan stuhitë gjeomagnetike si shqetësime të mëdha në magnetosferën e Tokës, të cilat mund të rezultojnë në rritjen e aktivitetit të dritave veriore/aurora borealis.

Njollat ​​diellore mund të shpërthejnë në ngjarje të referuara si nxjerrje masive koronale (CME) të cilat dërgojnë grimcat diellore në hapësirë ​​dhe me raste drejt Tokës, shkruan Yahoo News. Periudhat e stuhive gjeomagnetike veçanërisht intensive mund të rezultojnë në ndërprerje të teknologjisë.

“Një nga zonat më të mëdha të njollave diellore në historinë e regjistruar ndodhi 1-2 shtator 1859 prodhoi atë që quhet Ngjarja Carrington”, tha Culbertson.

“Ajo ishte një stuhi gjeomagnetike aq e fortë sa aurora u pa rreth Tokës, ndërpreu rrjetet elektrike, , madje thuhet se shkaktoi edhe zjarre.”

Njerëzit në SHBA dëshmuan ndikimin e një stuhie të fuqishme gjeomagnetike më 2024, të referuar si stuhia diellore Gannon, që solli dritat veriore në pjesë të Midwest.

Continue Reading

Kuriozitete

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, si lindi dhe historiku i 1 Majit?

Published

on

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.

Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1885 me këtë përmbajtje: ”8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.

Kremtimi i 1 Majit lidhet me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më 1 maj 1886.

Manifestimi masiv dhe madhështor u bë një vit më vonë, në të njëjtin qytet më 1 maj 1887.

Kështu filloi rrugëtimi i kësaj dite e date të rëndësishme, i përqafuar nga miliona punëtorë, i organizuar përmes Lëvizjes sindikaliste dhe partive, që në fokus e kanë pozitën socio-ekonomike të punëtorëve.

Sindikata botërore e caktoi 1 Majin ditë në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për sigurimin dhe avancimin e të drejtave të tyre.

Në Evropë, 1 Maji filloi manifestimin me Internacionalen e parë të Gjenevës.

Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.

Nga viti 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel, mori vendim, që: dita e 1 Majit do të kremtohet përgjithmonë dhe në të gjitha vendet, si Festa e Punëtorëve, në të cilën punëtorët do t’i identifikojnë, avancojnë dhe mbrojnë me Kushtetutë e ligje; liritë, të drejtat, kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës.

Continue Reading

Kuriozitete

Fotoja e vitit: Portreti i një djali palestinez të plagosur shpallet fitues i “World Press Photo”

Published

on

Një portret i mahnitshëm i një djali të ri palestinez, Mahmoud Ajjour, i cili humbi të dy duar në një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës, ka fituar titullin e fotos më të mirë të “World Press Photo”.

Fotografja Samar Abu Elouf, gjithashtu nga Gaza, takoi nëntëvjeçarin Mahmoud pas tre muajsh, kur ai dhe familja e tij u evakuan në Doha, Katar, për trajtim mjekësor. Ajjour kishte pësuar dëmtime të rënda nga shpërthimi që ia këputi njërin krah dhe ia gjymtoi tjetrin.

Në shënime Abu Elouf tregon për momentin kur nëna e Mahmudit i shpjegoi se fjalët e para pas operacionit ishin: “Si do të jem në gjendje të të përqafoj?”

Foto e publikuar në “The New York Times”, është pasqyrë e dhimbshme e pasojave të luftës në Gaza, e cila ka shkaktuar dhjetëra mijëra të vdekur.

Kjo foto përfaqëson më shumë se një histori personale; ajo tregon një luftë të gjerë që ka pasoja të thella për brezat. Gjyqtarët e “World Press Photo” ishin tërhequr nga kontrastet mes dritës dhe errësirës, bukurisë dhe dhimbjes në imazhin fitues.

Nga më shumë se 60,000 aplikime nga 3,778 fotografë në mbi 140 shtete, ky imazh u zgjodh si më i miri.

Dy vepra të tjera janë nderuar si nënkampione, duke përfshirë një imazh të emigrantëve kinezë që ngrohen nga një zjarr pas kalimit të kufirit SHBA-Meksikë dhe një fotografi tronditëse e një të riu që kalon një shtrat lumi të shkretëtiruar në Amazonë.

Imazhet fituese janë ekspozuar në Amsterdam dhe do të shfaqen gjithashtu në Londër, Sidnej, Xhakartë dhe Mexico City.

Continue Reading

Kuriozitete

Teleskopi gjen shenja jete në planetin e largët

Published

on

Shkencëtarët kanë gjetur prova të reja, por paraprake, se një botë e largët që rrotullohet rreth një ylli tjetër mund të jetë shtëpia e jetës.

Një ekip i Kembrixhit që studion atmosferën e planetit të quajtur K2-18b ka zbuluar shenja të molekulave që në Tokë prodhohen nga organizma të thjeshtë.

Rezultatet janë pikasur nga teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s, por ekipi dhe astronomët e pavarur theksojnë se nevojiten më shumë të dhëna për të konfirmuar këtë gjë.

Studiuesi, Prof Nikku Madhusudhan, tha në laboratorin e tij në Institutin e Astronomisë të Universitetit të Kembrixhit se shpreson të marrë provat kryesore.

“Kjo është prova më e fortë. Ende që ka gjasa të ketë jetë atje. Mund të them realisht se ne mund ta konfirmojmë këtë sinjal brenda dy vitesh”.

K2-18b është dy herë e gjysmë më i madh se Toka dhe është shtatëqind trilionë milje larg nesh.

 

Continue Reading

Të kërkuara