Botë

Trump shpall sanksione për këdo që blen naftë nga Irani

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se “çdo vend ose person” që blen naftë ose petrokimikate nga Irani do t’i nënshtrohet sanksioneve – duke rritur presionin mbi Teheranin mes negociatave mbi programin bërthamor të vendit.

Kushdo që e bën këtë nuk do të lejohet të bëjë biznes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në asnjë mënyrë apo formë”, shkroi Trump në një postim në platformën e tij “Truth Social”.

Kina shihet si blerësi më i madh i naftës iraniane.

Njoftimi i Trump erdhi pasi një raund i katërt bisedimesh midis Uashingtonit dhe Teheranit mbi programin bërthamor të Iranit u shty, pasi fillimisht ishte planifikuar për të shtunën.

Bisedimet midis të dërguarit special të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi ishin planifikuar të zhvilloheshin në Romë, por u shtynë “për arsye logjistike”, sipas Omanit, i cili po vepron si ndërmjetës.

Sipas zëdhënëses së Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Tammy Bruce, SHBA-ja supozon se do të ketë bisedime të mëtejshme në të ardhmen e afërt.

Fillimisht, Trump bëri thirrje për bisedime me Teheranin dhe kërcënoi me pasoja ushtarake nëse ato dështonin, duke deklaruar se qëllimi i tij kryesor ishte të parandalonte Iranin nga krijimi i armëve bërthamore.

Por të mërkurën, Departamenti Amerikan i Thesarit (DASH) vendosi sanksione të reja ndaj një numri kompanish në Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqi dhe Iran, duke i akuzuar ato për përfshirje në tregtinë e petrokimikateve iraniane me vendet e treta dhe për ndihmën që i japin Iranit për t’iu shmangur sanksioneve.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) akuzoi gjithashtu Teheranin se po vazhdon të nxisë konfliktin në Lindjen e Mesme, të avancojë me programin e tij bërthamor dhe të mbështesë partnerët dhe përfaqësuesit e tij terroristë.

SHBA-ja po vepron për të ndaluar flukset e të ardhurave të përdorura për të financuar këto aktivitete destabilizuese”, tha DASH./ATSH/

Botë

Gjeneral i lartë rus plagoset nga të shtënat në Moskë

Published

on

By

Një gjeneral i lartë i ushtrisë ruse është plagosur pasi është qëlluar disa herë me armë zjarri në Moskë. Bëhet fjalë për gjeneral-lejtnant Vladimir Alexeyev, një nga zyrtarët kryesorë të Drejtorisë Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse (GRU).

Ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë banimi në periferi veriperëndimore të Moskës, në zonën e autostradës Volokolamsk. Alexeyev është dërguar menjëherë në spital, ndërsa autoritetet ruse nuk kanë bërë të ditur gjendjen e tij shëndetësore.

Komiteti Hetimor i Rusisë ka njoftuar se ka hapur një çështje penale për tentativë vrasjeje, ndërsa hetimet për identifikimin e autorëve vijojnë.

Gjeneral Alexeyev ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë luftës në Ukrainë dhe ishte nën sanksione të Bashkimit Evropian, pas akuzave ndaj GRU-së për përfshirje në sulmin me agjent nervor në Salisbury të Britanisë së Madhe në vitin 2018.

Ky është një tjetër incident serioz që përfshin figura të larta ushtarake ruse në kryeqytet, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Continue Reading

Botë

SHBA dhe Irani pajtohen për rinisjen e negociatave mbi programin bërthamor në Oman

Published

on

By

SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të mbajnë bisedime për programin bërthamor në Oman të premten (06.02.2026), ndërkohë që Presidenti Donald Trump lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Liderit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se takimi do të fillojë në orën 10:00 në Muskat. Zyrtarët amerikanë gjithashtu konfirmuan se takimi do të mbahet atje.

Bisedimet ishin në rrezik, pasi të dyja vendet kishin mosmarrëveshje lidhur me vendndodhjen dhe parametrat e takimit.

Trump ka shtuar forcat amerikane në rajon dhe ka kërcënuar me veprime ushtarake nëse Irani nuk pranon një marrëveshje për programin e tij bërthamor dhe nuk ndalon vrasjen e protestuesve. I pyetur nëse Khamenei duhet të jetë i shqetësuar, ai i tha NBC News të mërkurën: “Unë do të thosha se ai duhet të jetë shumë i shqetësuar”, raporton BBC.

Continue Reading

Botë

Zeleneksy: 55 mijë ushtarë urkrainas të vdekur në fushëbetejë me Rusinë

Published

on

 

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky,  ka deklaruar se deri tani numri i ushtarëve ukrainas të vrarë në fushën e betejës si rezultat i luftës me Rusinë vlerësohet në 55,000.

“Në Ukrainë, zyrtarisht numri i ushtarëve të vrarë në fushën e betejës – qoftë profesionistë apo të rekrutuar, është 55,000”, ka deklaruar Zelensky për France 2 TV të mërkurën.

Ndër të tjera Zelensky ka shtuar se përveç kësaj shifre viktimash, ishte edhe një “numër i madh njerëzish” që konsideroheshin zyrtarisht të zhdukur.

Presidenti ukrainas kishte përmendur më parë një shifër për të vdekurit ukrainas të luftës në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan NBC në shkurt 2025, duke thënë se më shumë se 46,000 ushtarakë ukrainas ishin vrarë në fushën e betejës.

Continue Reading

Botë

Tensionet në Gaza: Sulmet izraelite vrasin 20 palestinezë

Published

on

 

Të paktën 20 palestinezë, përfshirë disa fëmijë dhe një punonjës mjekësor, kanë humbur jetën, ndërsa rreth 40 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve të kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës, sipas informacionit nga spitalet lokale.

Forcat izraelite deklaruan se tanket dhe avionët e tyre kryen sulme të sakta ndaj grupeve që i konsideruan si “terroristë”, pas një incidenti ku disa prej tyre hapën zjarr ndaj trupave izraelite në pjesën veriore të Gazës, duke plagosur rëndë një oficer, raporton BBC.

Sulmet ndodhën pranë Vijës së Verdhë, ku forcat izraelite janë të stacionuara, dhe ushtria izraelite theksoi se qëllimi ishte parandalimi i kërcënimeve ndaj trupave të saj.

Nga ana tjetër, Hamas tha se sulmet ishin përdorur si “justifikim i dobët” për të vazhduar agresionin kundër civilëve dhe për të shkaktuar viktima mes popullsisë së Gazës.

D.L.

Continue Reading

Të kërkuara