Botë

Trump njofton sistemin mbrojtjes “Kupola e Artë” prej 175 miliardë dollarësh

Published

on

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar programin e tij të ardhshëm të mbrojtjes nga raketat “Golden Dome” (Kupola e Artë) – një sistem shumështresor me vlerë 175 miliardë dollarë – që për herë të parë do të vendosë armët amerikane në hapësirë, sipas AP.

Duke folur dje nga Zyra Ovale, presidenti Trump tha se pret që sistemi mbrojtës të jetë plotësisht funksional para përfundimit të mandatit tim, i cili përfundon në vitin 2029, dhe të ketë aftësinë për të kapur raketat – edhe nëse ato lëshohen nga hapësira.

Trump, i ulur pranë një posteri që tregon SHBA-në kontinentale të lyer me ar dhe me përshkrime artistike të raketave interceptuese, njoftoi gjithashtu se Gjenerali Michael Guetlein – i cili aktualisht shërben si zëvendësshef i operacioneve hapësinore – do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e progresit të sistemit mbrojtës raketor “Golden Dome”- “Kupola e Artë” .

“Golden Dome”-“Kupola e Artë” parashikohet të përfshijë aftësi tokësore dhe hapësinore që janë në gjendje të zbulojnë dhe ndalojnë raketat në të katër fazat kryesore të një sulmi të mundshëm: zbulimin dhe shkatërrimin e tyre para një lëshimi, kapjen e tyre në fazën e tyre më të hershme të fluturimit, ndalimin e tyre në mes të rrugës ajrore ose ndalimin e tyre në minutat e fundit ndërsa zbresin drejt një objektivi.

Zyra e Buxhetit të Kongresit vlerësoi këtë muaj se vetëm komponentët hapësinorë të “Golden Dome”- “Kupolës së Artë” mund të kushtojnë deri në 542 miliardë dollarë – gjatë 20 viteve të ardhshme.

Trump ka kërkuar një fond fillestar prej 25 miliardë dollarësh për programin – në projektligjin e tij të propozuar për lehtësimin e taksave – që tani i ka kaluar për miratim Kongresit.

Pentagoni ka paralajmëruar për vite me radhë se raketat e reja të prodhuara nga Kina dhe Rusia ishin aq të përparuara saqë kundërmasat e përditësuara ishin të nevojshme.

Satelitët dhe interceptorët e shtuar të “Golden Dome” – të cilat përbëjnë pjesën më të madhe e kostos së programit – do të përqendrohen në ndalimin e këtyre raketave të avancuara në fillim ose në mes të fluturimit të tyre.

Armët hapësinore të parashikuara për “Golden Dome”-“Kupolën e Artë” përfaqësojnë kërkesa të reja dhe në zhvillim për misione që nuk janë kryer kurrë më parë nga organizatat hapësinore ushtarake”, u tha dje gjenerali Chance Saltzman, kreu i Forcës Hapësinore të SHBA-së, ligjvënësve në një seancë dëgjimore.

Kina dhe Rusia kanë vendosur armë sulmuese në hapësirë, të tilla si satelitë me aftësi për të çaktivizuar satelitët e rëndësishëm të SHBA-së, të cilët mund ta bëjnë SHBA-në të prekshme ndaj sulmeve.

Vitin e kaluar, SHBA-ja tha se Rusia po prodhonte një armë bërthamore hapësinore që mund të qëndronte në hapësirë ​​për periudha të gjata kohore, e cila më pas do të shpërthehej për të shkatërruar satelitët përreth saj.

Trump tha dje se ende nuk kishte folur me presidentin rus, Vladimir Putin në lidhje me programin “Kupola e Artë”, por shtoi se do ta bënte në kohën e duhur”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë./atsh

Botë

Pamje dramatike nga Hong Kongu: Zjarr i madh lë dhjetëra viktima dhe qindra të zhdukur

Published

on

By

Të paktën 44 persona kanë humbur jetën në një zjarr të madh që ka përfshirë disa ndërtesa të larta në lagjen Tai Po të Hong Kongut.

Ka raportime se disa banorë kanë mbetur të bllokuar në ndërtesë, dhe policia thotë se 279 persona janë ende të zhdukur, shkruan BBC.

Më shumë se 760 zjarrfikës u vendosën për të shuar flakët të mërkurën pasdite, me fotografi që tregojnë flakë dhe re të dendura tymi gri që ngrihen nga kullat, duke dominuar horizontin e qytetit.

Tre burra janë arrestuar që atëherë me dyshimin për vrasje të paqëllimshme të lidhur me zjarrin, sipas raportimeve të mediave lokale, dhe një hetim është nisur./KP

Continue Reading

Botë

​Von der Leyen: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Jalta

Published

on

By

Duke folur për bisedimet e fundit, Presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen, përshëndet me ton të veçantë përpjekjet për paqe të udhëhequra nga presidenti amerikan Donald Trump, duke thënë se “e dimë që nevojitet shumë më tepër punë, por… falë angazhimit të Ukrainës, SHBA-së dhe nesh evropianëve gjatë ditëve të fundit në Gjenevë, kemi një pikënisje”.

Ajo thotë se marrëveshja duhet të sigurojë “një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” dhe “siguri të vërtetë për Ukrainën dhe Evropën”, pa asnjë kufizim për forcat e armatosura të Ukrainës, gjë që, sipas saj, “do ta linte vendin të pambrojtur ndaj sulmeve të ardhshme”.

Kjo ka të bëjë po aq me fuqinë parandaluese sa edhe me sigurinë e Evropës, sepse siguria e Ukrainës është siguria e Evropës”, thekson ajo, sipas The Guardian.

Von der Leyen shton se marrëveshja duhet të mbrojë sovranitetin e Ukrainës, duke paralajmëruar se “e dimë që mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga koha e Jaltës, duke e parë kontinentin tonë përmes sferave të ndikimit”.

“Prandaj duhet të jemi të qartë se nuk mund të ketë copëtim të njëanshëm të një shteti sovran evropian dhe se kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë. Nëse sot legjitimojmë dhe formalizojmë minimin e kufijve, hapim derën për më shumë luftëra nesër – dhe këtë nuk duhet ta lejojmë”, përfundon ajo, shkruan The Guardian.

Në konferencën e Jaltës (1945), Bashkimi Sovjetik i Stalinit siguroi zonën e vet të pushtimit në Gjermani dhe ndikim dominues në Evropën Lindore. Edhe pse pranoi zgjedhje të lira në letër, Moska vendosi regjime komuniste në vendet e çliruara, duke shënuar fillimin e zgjerimit të saj dhe të ndarjes së Evropës që çoi në Luftën e Ftohtë./KP

Continue Reading

Botë

​Ukraina pranon propozimin e paqes, Zelensky: Ka shumë punë përpara

Published

on

By

Ukraina ka rënë dakord për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë me vetëm “detaje të vogla” të pazgjidhura, tha një zyrtar amerikan, edhe pse Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se duhej bërë më shumë punë.

Kjo vjen ndërsa Sekretari i Ushtrisë Amerikane Dan Driscoll zhvillon takime me zyrtarë rusë në Abu Dhabi në lidhje me një plan të propozuar për t’i dhënë fund luftës, sipas një zyrtari amerikan, shkruan CNN.

Megjithatë, Rusia mund të refuzojë një plan të ndryshuar paqeje të SHBA-së nëse kushtet e tij janë “thelbësisht të ndryshme” nga mirëkuptimi i arritur gjatë samitit SHBA-Rusi në Alaska, tha Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov.

Ndërkohë, Rusia dhe Ukraina shkëmbyen sulme vdekjeprurëse gjatë natës, duke vrarë të paktën shtatë persona në Kiev. Avionët luftarakë të NATO-s u ngritën në Rumani pasi të paktën një dron rus hyri në hapësirën e saj ajrore./KP

Continue Reading

Botë

​Kallas: Rusia “definitivisht” nuk do të kthehet në G8

Published

on

By

Një plan përfundimtar paqeje duhet ta bëjë të pamundur që Rusia të pushtojë sërish, thotë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

Kaja Kallas tregoi në programin Today të BBC Radio 4: “Nëse duam ta përfundojmë këtë përgjithmonë, ne me të vërtetë duhet të kemi lëshime nga ana e Rusisë”.

Sipas Kallas, kjo qasje do t’i kërkonte Rusisë të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe të zvogëlojë ushtrinë e saj, shkruan BBC.

“Nuk mund të kemi një situatë ku ti pushton një vend tjetër… dhe të mos ketë llogaridhënie”.

Sa i përket rikthimit të Rusisë në G8, Kallas thotë se kjo “definitivisht nuk” duhet të ndodhë.

“Nuk mund të kthehemi në normalitetin e dikurshëm… si mund ta imagjinoni këtë?” i thotë ajo programit.

Shefja e politikës së jashtme, duke përshëndetur “kauzën fisnike” të Presidentit amerikan Donald Trump për arritjen e paqes në Ukrainë, gjithashtu theksoi se duhet të pyesim se çfarë “me të vërtetë sjell paqe” në vend./KP

Continue Reading

Të kërkuara